Friday, December 12, 2014

Dhurata e Kryeministrit me rastin e festave të fundvitit

Sa ftohtë që kisha, në fytyrën time përplaset i ftohti i cili ndeshet me ty pa të njoftuar fare nuk kisha veshur as xhup por vetëm një pulovër të hollë ku i ftohti depërton lehtë. Te këmbët po ndjeja një avull, i cili avash-avash po m’i ngurtëson këmbët por për t’i ngrohur i përplasja në tokë herë pas here. Duart nuk po i ndjeja më, s’kisha as dorashka.  Me kismet do t'i bëj një dhuratë vetes sime me rastin e Vitit të Ri kur të marr rrogën ... eh harrova unë jam i vetëpunësuar nuk kam rrogë.
Po nxitoja të kapja autobusin, për të shkuar në shtëpi për  t’u shplodhur se ishte një ditë e gjatë dhe e lodhshme duke shëtitur rrugët e Tiranës .  Mbërrij në stacionin që do të zbres, vazhdoj të nxitoj se isha i ngrirë dhe e vetmja  gjë që po mendoja ishte të shkoja në shtëpi.  Çudi të gjithë banorët nëpër lokale dhe madje bilardot ishin mbushur plot me burra dhe madje kishte aq shumë saqë prisnin radhë për të luajtur bilardo në mes të ftohtit. E çuditshmja tjetër ishte se lokali dhe bilardo ishin të ndriçuar ndërsa pjesa tjetër e zonës ishte e mbytur në errësirë . Çfarë po ndodhte vallë?
Si i hutuar po vrapoja në mes të errësirës as ndriçuesit nëpër rrugë nuk punonin, më në fund arrita me vështirësi pranë portës sime por ishte mbyllur . E shtyj portën me forcë dhe e hap por nuk gjej asnjë në shtëpi.
Më vonë mësoj që familja ime ka vajtur diku tjetër në një shtëpi me ndriçim dhe me ngrohje, mësoj gjithashtu që energjia elektrike u ndërpre sepse ne nuk paguajmë. Jo se nuk duam të paguajmë por nuk kemi me çfarë ta paguajmë atë energji elektrike, si mund të paguajë një familje që mbijeton me ndihmë ekonomike 25 mijë lekë të vjetra në muaj?!. Jemi në muajin dhjetor ku festat e fundvitit po afrojnë dita ditës dhe të gjithë përgatisin dhurata njëri-tjetrit dhe pritet që ta festojnë në praninë e shishes së verës dhe mishit të gjelit të detit . Ndërsa unë do e pres Vitin e Ri duke mbledhur hekurishte për  ta festuar në mënyrë modeste ose do të fle gjumë, do të pres derisa të shoh fishekzjarrët që ndriçojnë shtëpinë time të errët dhe do të shtrihem sërish dhe të ngrihem në mëngjes  sepse do të ketë shumë kanaçe dhe shishe plastike. Faleminderit Z. Edi Rama për dhuratën e Vitit të Ri, ne të bëmë kryeministër ndërsa ju na e shpërblyet me errësirën .    

Saturday, November 29, 2014

2500 shtëpiza përpara Kryeministrisë (VIDEO)



Në datën 24 Nëntor, rreth 2500 shtëpiza të vogla janë vendosur nga të rinjtë romë  përpara godinës së Kryeministrisë në shenjë proteste kundër prishjes së banesave në zonën e Selitës të prekura nga plani i ndertimit të Unazës së Madhe .  

''SHTEPIZEZA''

I dashur Babagjysh,
Shpresoj që letra ime të të gjejë mirë. Ka kalur kohë e gjatë që kur kam dëgjuar per ty për herë të fundit. Shpresoj q çdo gjë është duke shkuar mirë.
Unë e di se është pak herët për të shkruar për një gjë të tillë pasi Krishtlindjet dhe Viti i Ri duan edhe nje muaj të vinë. Megjithese ti di më shumë gjëra rrreth meje, unë po të rikujtoj që gjate ketij viti kam qenë djalë shumë i mirë, kam bërë të gjitha detyrat e mia, kam marr nota të mira në shkollë, nuk zihem më me nënën time, kur ajo më thotë për të ngrënë mëngjes, para se të shkoj jashtë unë ulem dhe ha cte ketë. Për të patur fruta në kopshtin tim kam mbjellur vetë edhe një shalqi.
Arsyeja që unë po të shkruaj është sepse kam dëshirë të jem i pari për të rezervuar dhuratën time. Unë e di nga mami dhe babi im që për shkak të vështirësive ekonomike nuk mund të dhurosh shumë këtë vitë. Por unë nuk dua të jem edhe këtë vitë pa dhuratë. Si gjithmonë ne i kemi festuar Krishlindjet dhe Vitin e Ri në vende të ndryshme, dhe kjo jo për fajin tone, por për shkak se mami dhe babi duhet të punojnë dhe se sa herë ne kemi një shtëpi tonen vijnë disa njerëz të mëdhenj dhe na I prishin kështu që ne jemi të detyruar të levizim gjithandej. Kjo gjë nuk më ben mirë mua, sa herë na duhet të ndryshojmë shtepinë unë ndryshoj dhe shkollen, kam vështiresi me shokët e rinjë dhe me mësimet kështu që ngelë prapa. Për mamin dhe babin kjo gjë është edhe më e vështirë sepse i duhet të ndryshojnë dhe punën. Këtë vitë mami dhe babi kanë filluar një punë të re, mbledhin bidona plastikë dhe kartona nëpër qytet. Për t'i ndihmuar shkoj edhe unë.
Sërish unë dhe famijla ime rrezikojmë të jemi në qiell të hapur, sepse policët erdhën të na e prishin shtepinë dhe nuk kemi se ku të festojmë Krishtlindjen dhe Vitin e Ri. Babagjysh i dashur dhurata që unë kerkoj këtë vitë është vetëm të kem shtepinë time dhe familja ime dhe unë të jemi miq me xhaxhi policët që na vijnë për të na përzënë. Këtë vitë dua të jem në po të njejtën shkollë me të njejtit shokë. Babagjysh i dashur unë dhe familja ime do të jemi vërtetë shumë mirënjohës nëse këtë vitë përvec rrugës së re dhe rregulimeve të tjera na jep edhe një zgjidhje për shtëpine tone.
Të uroj punë të mbarë në përgatitjen e Krishtlindjeve dhe të Vitit te Ri
Me dashuri,

XXXX XXXXXXXXX


Friday, November 7, 2014

Hera e parë

Çfarë emocioni është kur prek diçka për herë të parë, kontakti i parë fizik është gjithmonë një veçanti më vete se ka shumë mënyra për ta përshkruar ashtu si ç’do individ mund ta ndjejë atë . Momentin e parë që e pashë nuk ja kam hequr sytë për asnje motiv edhe pse për mua zgjati vetëm 1 orë e 10 minuta .

Në televizor çfarë nuk sheh dhe dëgjon por për ta vërtetuar se si është realiteti i asaj që shikojmë  duhet provuar edhe pse në plan të parë duket e rrezikshme por ky çast i shumë pritur erdhi, filloi të niste spektakli por që në start fillova të mbahesha fort sepse ishte shumë e lëvizshme e cila ndonjëherë dhe më trëmbte . Ndronte pozicione herë pas here, por frikën e përballoja duke i buzëqeshur, pranë meje kisha dikë tjetër që po përjetonte emocione por që nuk i shprehte dhe nuk më fliste sikur të mos isha aty prezent  madje  ishte shumë serioz,  mbase ai nuk e ka për herë të parë . Tek ne mbizotëronte një heshtje ku mungonte dialogu midis nesh por vetëm zhurmat na shqetësonte paksa .


Më pëlqeu shërbimi që kishte, për aq para sa u shpenzua ia ka vlejtur . Erdhi momenti i ndarjes nga gjithë ai emocion i cili do të ngelet në memorjen time për një kohë shumë të gjatë . Unë fillova të lëvizja madje po nxitoja të shkoja tek porta e rradhës  për të mos humbur avionin sepse kompania Alitalia vertetë të dhuron emocione të papara . 

O.SH 

Thursday, October 30, 2014

Protesta e banorëve të Selitës (VIDEO)

Në zonën e Selitës që preket drejtpërdrejt nga rregullimi projekti i Unazës së Madhe, ekzistojnë tre tipologji objektesh banimi për nga statusi ligjor. Banesa të cilat disponojnë certifikata pronësie, e për rrjedhojë gëzojnë mbrojtjen dhe sigurinë e nevojshme për një proces shpronësimi dhe kompensimi. Banesa të cilat janë në proces legalizimi, dhe që përbëjnë shumicën dërrmuese të objekteve që preken. Sipas ligjit Nr. 9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar. Procesi i legalizimit për këto banesa është pezulluar me arsyetimin se nuk mund të legalizohen objekte brenda një sipërfaqe gjeografike që do t’i nënshtrohet planeve urbane. Në një numër më të vogël, rreth 3-4 objekte, nuk klasifikohen si banesa sepse ligji i cituar më lart njeh si banesa vetëm objektet e tipit karabina. Duke përjashtuar nga kjo kategori banesat e llojit baraka, rrjedhimisht dhe mbrojtjen e familjeve që gjenden në këtë situatë. Shumica e familjeve të prekura, jetojnë në kushte të vështira ekonomike sepse e sigurojnë jetesën përmes punës informale dhe si rrjedhojë të ardhurat janë të pamjaftueshme dhe të paqëndrueshme. Në mënyrë të veçantë shumica e familjeve rome mbajnë frymën gjallë me mbledhjen e mbetjeve të riciklueshme. Përveç gjendjes së rëndë ekonomike edhe kushtet e banesave në të cilat jetojnë shpeshherë nuk plotësojnë as kushtet më minimale, pasi janë të pamjaftueshme fizikisht dhe në to banojnë disa kurora. “Jemi qytetarë Shqiptarë dhe megjithëse të varfër duhet të gëzojmë të drejta të plota dhe të barabarta, meritojmë të trajtohemi si gjithë të tjerët me respekt dhe dinjitet! Kemi nevojë për një qasje të re dhe serioze ndaj hallit tonë, pasi “Programet Sociale të Strehimit”, të përpunuara nga makineria e ftohtë burokratike nuk janë të aksesueshme nga hallexhinjtë e vërtetë për shkak të kritereve të pamundura për t’u përmbushur”, u shprehën disa prej banorëve që morën pjesë në protestë. 

Protesta nisi rreth orës 11:00 të ditës së djeshme përballë Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe për rreth 1 orë protestuesit thërrisnin slogane si dhe lexonin kërkesat e tyre, histori personale të lidhura me banesën ku jetojnë. Në protestë merrnin pjesë edhe shumë fëmijë të cilët tregonin vizatime të bëra prej tyre ku paraqitej shtëpia që rrezikon të shembet për shkak të ndërtimit të unazës. Pas rreth 1 ore stafi i Ministrisë pranoi që të ulej në bisedime me disa përfaqësues dhe nga bisedimet u kuptua se zgjidhja duhet të vijë nga Bashkia Tiranë ndërkohë që protestuesit kërkonin që institucionet të dilnin nga pozicionet e tyre të ngurta dhe të uleshin për të propozuar një zgjidhje të pranueshme dhe realiste. Pas bisedave me stafin e bashkisë u lajmërua që pak orë më vonë do të zhvillohej një takim në mjediset e Ministrisë së Zhvillimit Urban ku morën pjesë përfaqësuesit e protestës, një grup nga stafi i Bashkisë Tiranë dhe përfaqësues të stafit të Ministrisë së Zhvillimit Urban. Gjatë takimit përfaqësuesit e të dyja institucioneve ranë dakord që të punojnë për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për të parandaluar pasojat e renda që mund të vijnë nga dëbimi dhe humbja e banesës së dhjetra familjeve në zonën e Selites, Tiranë. Bashkia u angazhua që të shikojë mundësinë e paisjes së katër familjeve të cilat nuk kualifikohen për legalizim me një banese sociale, qiraja e të cilës do të subvencionohet nga buxheti i Ministrisë. Ndërsa për pjesën më të madhe të familjeve do të shikohet mundësia e gjetjes së një zgjidhje afatgjatë, për të cilën duhen pyetur institucionet përkatëse. Banoret e Selites mbeten ende në pritje të zgjidhjeve që do të ofrohen nga të dy institucionet. Një grup pune nga bashkia nisi që dje verifikimet në terren për të identifikuar banesat që vërtet preken nga plani i ndërtimit të Unazës së Madhe të Tiranës.


Kliko këtu për të parë videon


Saturday, October 25, 2014

Del nga rruga e Zotit Aktorja turke sulltanesha Hyrrem

Aktorja e bukur turke Meryem Uzerli ose e njohur si sulltanesha Hyrrem në në serialin “Sulltani” shfaqet për herë të parë nudo në sytë e publikut. Këtë foto ajo e ka ndarë me fansat e saj në rrjetin social facebook . 
Aktorja turke në profilin e saj në Facebook ka postuar një foto provokuese me të cilën ka befasuar gjithë fansat e saj me fotografinë e saj të zhveshur.  Rrallë herë ndodh që të shfaqen vajzat e telenovelave turke duke pozuar nudo, madje në serialin "Sulltani" shumë pak skena erotike mund të ketë . 

Thursday, October 16, 2014

Seldi Qalliu dhuratë për tifozët kuq e zi (VIDEO)

Situata që u krijua në stadiumin e Beogradit ka prekur shumë qytetarë nga dhuna që shkaktuan huliganët ose më sakte “hienat” që hynë me forcë në stadium, dhe qindra forca policie që ishin të pranishëm për sigurimin e ndeshjes   nuk mundën t’i parandalonin . Shumë përdorues që kanë akses në internet kanë reaguar nëpërmjet facebooku-t duke firmosur peticion ose duke komentuar në Website-t të rëndësishme si UEFA, BBC apo CNN  për ti sqaruar se dhuna erdhi nga vetë Serbët , disa të tjerë e kanë menduar ndryshe, Seldi Qalliu sëbashku me kolegët e tij ne studion e Alban Furtunës krijuan një këngë patriotike në momentin kur ndeshja sapo ishte pezulluar dhe djemtë menduan të mbrojnë ngjyrat Kuq e Zi nëpërmjet aritit të muzikës . 

CNN: Ja kush do ta fitojë takimin

Analisti kryesor i CNN-it ka deklaruar për medait se Shqipëria do të fitojë takimin ndaj Serbisë në tavolinë, me rezultatin  0-3 .
Në bazë të njohurive të mëdha që ka për futbollin dhe rregullat e Uefas, analisti I CNN-it ka deklaruar për mediat, se Shqipëria do të jetë skuadra që do ta fitojë takimin në tavoline, me rezultatin  0-3 .
Sipas tij, të gjithë e kanë parë se çfarë ndodhi në takimin e mbrëmshëm dhe se çfarë kanë bërë huliganët serbë . 

Friday, October 3, 2014

Shqipëria në Pro Evolution Soccer 2015

Loja e famshme e Pro Evolution Soccer vjen me një lajm interesant. Në lojën PES 2015, që do të publikohet së shpejti do të jetë edhe kombëtarja shqiptare e futbollit.
Kuqezinjtë janë licensuar në këtë lojë dhe të gjithë shqiptarët do të kenë mundësinë për të ndier emocione të rralla duke luajtur me kombëtaren e tyre.
Ndryshe nga herët e tjera, ku ata që e luajnë këtë lojë mundoheshin të zgjidhnin skuadrat në të cilat aktivizohen shqiptarët, këtë herë do të kenë shansin të zgjedhin kombëtaren. Lajmi nuk është ende i konfirmuar zyrtarisht, por me shumë mundësi është i vërtetë. 

Monday, September 29, 2014

Rrethohet banesa familjes Rushiti, jeta e tyre në rrezik pas plagosjes së Fatjon Kurtit

Sulmohet sërish familja në banesën trekatëshe në afërsi të Pallatit me Shigjeta në Tiranë. Disa ditë pas plagosjes së Fatjon Kurtit, ku atentati u filmua nga kamerat e sigurisë, disa persona kanë shkuar pranë banesës dhe kanë kërcënuar familjarët, për t’u larguar nga godina. Sipas policisë dhe denoncimit të familjes që zotëron vilën, gjatë natës duke u gdhirë e diela, persona ende të paidentifikuar kanë rrethuar familjen Rushiti  dhe e kanë kërcënuar me jetë  zonjën 50-vjeçare duke i kërkuar braktisjen e vilës. Në denoncimin e saj në polici gruaja ka treguar se kanë qenë disa persona që kanë përsëritur fjalën vrasje disa herë dhe si reagim ajo ka marrë një armë zjarri dhe ka qëlluar drejt tyre, duke i detyruar të largohen. 50-vjeçarja pretendon se policia ka refuzuar t’u ofrojë mbrojtje, madje ditën e djeshme efektivët e policisë i kanë marrë gruas edhe armën e gjahut që mbanin me leje. Për këtë ajo thotë se i është drejtuar edhe trupës diplomatike në Shqipëri. Mësohet se Organizata “Zemra e Nënës”, nuk po funksionon, për shkak edhe të atentatit të disa ditëve më parë. Para disa ditëve, 28-vjeçari Fatjon Kurti u qëllua me armë zjarri në oborrin e kësaj vile dhe vetëm fati e shpëtoi nga vdekja. Ndërsa në prill të këtij viti në oborrin e saj u hodhën kallëpe tritoli. 

Wednesday, September 17, 2014

Asije Ali rrëfen historinë e saj

Asije Ali rrëfen  historinë e saj se si ka përjetuar  dhunën në familje. Drama e një vajze të re, dhe një nëne të fortë që nga viktimë u bë e mbijetuar. 25 vjecarja tregon përpara kamerës problemet që kanë nisur gjatë jetës bashkëshortore. Asia ka një djalë i quajtur Leo, ai është vetëm 5 vjeç për të cilin ajo kujdeset shumë . Edhe pse ka patur paragjykime , Kjo vajzë guximtare vazhdon jetën e saj normale me djalin e saj , edhe pse ka humbur jetën bashkëshorti i saj . Ai është vetëflijuar përpara se të merrte dënimin nga gjykata për krimin e kryer . 

Kliko k
ëtu për të parë videon Shiko videon 

Monday, September 15, 2014

Çiklistët femra nga Kolumbia skandalizohen në Toskana

Në garën e Toskanës në Itali , skuadra e çiklizmit Kolumbiane për femra nuk është pranuar të garojë për shkak të veshjes skandaloze që kishte ky ekip. Vajzat amerikano-jugore jane  shfaqur me një veshje e cila në pamje të parë duket sikur ata jane pothuajse të zhveshur , pasi materiali i uniformës që kishin ishte për tu habitur sepse ngjyra e pjesën intime ishte ngjyrë lëkure e cila ka bërë shumë përshtupje për Unionin Ndërkombëtar të Çiklizmit .  Brian Cookson Presidenti i Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit shkruan në twitter : "Uniforma me të cilën ata janë paraqitur nuk mund të garonin  duke shfaqur një rrip lëkure në pjesën intime të trupit që dukeshin pothuajse të zhveshura me atë lloj uniforme, kjo është e paparanueshme nga ç'do standart i mirësjelljes . " Sipas mediave sportive Italiane nuk i bëri shumë përshtypje kjo lloj uniforme duke e titulluar këtë skandal "Ekipi lakuriq" .     

Monday, August 25, 2014

I WANT TO GO HOME

Gjatë rrugës për në Poloni, pas shumë orësh udhëtim ne bëjmë ndalesën e radhës në një pikë karburanti , afër Dubrovnikut . Ishte mëngjes dhe secili prej nesh hap çantat për të  nxjerrë ndonjë bluze me mëngë të gjata dhe furçen e dhëmbëve dhe nxitonim për në tualet dhe prisnim rradhë të gjatë , siç ishte rradha e qumështit në kohën e xhaxhit Enver.  Të gjithë ishim tmerrsisht të lodhur nga gjithë ai udhëtim , kur ne kishim bërë vetëm gjysmën e rrugës na kishte mbetur edhe afërsisht edhe 20 orë rrugë , por ne dinim se si ti kalonim ato orë . Në pritje për të shkuar në tualet , jo shumë larg prej nesh shohim një tip me disa çanta dhe me një tabelë prej kartoni të cilën e mbante lart që shkruheshe “ I want to go  home “ . Ai po shikonte që ne ishim të rrinj e palosi tabelën dhe e hodhi tutje , me siguri u ndjeh  I turpëruar dhe po fillonte të afrohej më shumë grupit tonë , hyri Brenda në dyqanin që ishte tek karburanti por nuk bleu gjë , të gjithë po bëheshim kurrioz për të ditur se ç’farë kërkonte ?
Dy drejtuesit tanë nisën të bisedonin me të , dhe unë që po e shikoja nga larg ai filloi të hidhej përpjetë njësoj sikur të kishte kapur ndonjë skendinë , por në fakt në një farë mënyre ashtu ishte sepse një nga drejtuesit me thotë që ai do vi me ne, dhe unë bashkë me të tjerët pa e kundërshtuar filluam të prezantoheshim , ai quhej Adam është 19 vjeç nga Polonia . Në momentin që ai u ulë në sendilje ai filloi të bente kryqin dhe ishte e qartë që ishte I besimit të krishterë . Ai kishte një veshje tepër të thjeshtë , në dorë mbante një bidon coca-cola me ngjyrë të verdhë që me siguri duhet të ketë qënë essencë me uje . Ai dukje paksa I trembur por edhe I buzëqeshur në të njëjtën kohë . Nga kurioziteti që kishim filluam ta pyesnim se si përfundoi në Kroaci në një pikë karburanti, ai nisi të tregonte historinë e tij .

Para 2 muajsh , unë sëbashku me shokët e mi u nisëm për në Francë sepse kishim fituar një biletë për të parë festivalin , pa e menduar gjatë mora me vete rreth 300 euro , mendoja se ishin të mjaftueshme por për mua ka qënë një eksperiencë shumë e keqe si për mua dhe për shokët e mi . Në përfundim të festivalit rojet e festivalit na grabitën , na morën ato pak para që kishim me vete . në atë moment nuk denim ç’të bënim sepse as frëngjisht nuk dinim , tentuam të komunikonim në anglisht por ato që pyetëm u përgjigjën “Je ne parle pas Anglais” . Ne po mendonim se sit ë largoheshim nga Franca kur s’kishim asnjë kacidhe me vete . Ne filluam të kërkonim punë , ç’farë dolloj pune , dhe ne fakt gjetëm punë si pjatalarës në një restorant , atje punuam rreth 3 javë dhe mblodhëm ca para dhe me pas na lindi idea për të vizituar Spanjën , por parat se të nisesha telefonova prindërit duke I thënë se gjeta një punë të mirë që I përshtatet degës që unë studioja , por fatkeqësitë nuk kishin fund . Duke ecur nëpër rrugët e Madridit disa policë na ndalin dhe filluan të na bërtisnin pa e kuptuar pse , dhe ne duke I thënë që jemi turistë nga Polonia , kur në mënyrë të papritur filluan të ushtronin dhunë ndaj nesh dhe na kërkuan që të largoheshim prej këtej , ne u friksuam shumë dhe u larguam . Une e quaj veten time me fatsepse gjeta punë përsëri si pjatalarës ndëersa shokët e mi u përshëndetën me mua dhe u larguan nga Spanja ne drejtim për ne shtëpi , që nga ajo ditë unë humba kontakte me ç’do person që njihja . U bë gati një muaj e gjysëm që jam larguar nga shtëpia bëra bagazhet gati dhe morra rrugëtimin për në Poloni , por parat që kasha mbledhur nuk ishin të mjaftueshme dhe përfundova ne Kroaci me shpresën që dikush do të vijë të më marri . “

Adami na ndihmoi shumë me përkthim gjatë ndalesave që bënim dhe ishte gjithom I habitur nga shakatë që bënim , për të dukej interesante se si silleshim dhe argëtoheshim në autobus . Gjatë rrugës Adami po më shpjegonte se si është jeta në Poloni dhe po më tregonte për disa vende të bukra që ai njihte në Krakow , filluam të bënim plane se ç’farë do të bënim sonte , ishte pak si vonë por unë doja të dilja . Mbëritëm në hotelin ku ne dotë akomodoheshim , ishim duke pritur jashtë për të marrë çelësin e dhomës , ndërsa Adami merr në telefon dikë dhe sapo e mbyll telefonin fillon të sillet çuditshëm ç’do gjë që bënte e kryente me nxitim . Të gjithë po e shihnin me habi dhe unë po e pyesja , ç’farë po bën ? Unë thjeshtë po nxitoj me përgjigjet ai . Po I thoja që të më presi sapo të bëj një dush , do zbres poshtë që të shohim qytetin , ok më thotë , por mbas 1 ore zbres poshtë dhe nuk e gjej më ,gjithësesi kudo që të ndodhet  uroj që të jetë mirë nuk I uroj fat sepse ai është një lucky boy .    


Premiera e filmit “Our Roma Heroine” në ambjentet e Kongresit Rinor Kombëtar

Tashmë pas disa ditësh pritje u shfaq filmi me metrazh të shkurtër “Our Roma Heroine.” Grupi Our Roma Hero, të cilët janë shpallur fitues në...