Në datat 7-14
Tetor 2019, Projekti “NO-MADS- Think green” ka mikpritur në Shqipëri, pjesëmarrës
nga 7 vende të ndryshme të Evropës( Belgjikë, Greqi, Poloni, Letoni, Sebi,
Kosovë, Shqipëri) të cilët ishin punonjës, te rinj aktivist dhe përfaqësues organizatash.
Koncepti “No-Mad” i
referohet njerëzve që lëvizin nga njëri vend në tjetrin, atyre njerëzve me
shpirt të lirë jo-konformist, udhëtarëve që duan të njohin, prekin dhe të ndikojnë
kultura dhe mjedise të tjera jashtë botës së tyre. “Think green” i referohet
mendimit dhe qëndrimit mbrojtës ndaj mjedisit.
“NO-MADS- Think green” është organizuar nga JOETZ VZW dhe PVN( Projekte Vullnetare
Ndërkombëtare) si dhe mbështetur nga Erasmus plus ku ka si qëllim
kryesor shkëmbimin e njohurive, eksperiencave mes pjesmarrësve dhe shpërndarjen
e praktikave pozitive të organizatave që u vizituan, duke reduktuar perdorimin
e mbetjeve vetjake, duke shkembyer ide, njohuri dhe eksperienca. Nëpërmjet këtyre
aktiviteteve, ata kontribuojnë drejt një shoqërie me më pak ndotje mjedisore.
Gjatë projektit u zhvilluan workshope rreth ndotjes së ajrit, ujit, përdorimit
të plastikës, gjurmët ekologjike dhe menaxhimit të mbetjeve si edhe u kryen
vizita studimore në institucione private, publike në tri qytete të shqipërisë; Tiranë,
Durrës dhe Elbasan.
Gjatë këtyre vizitave pjesëmarresit u njohën nga afër me organizatat lokale
që kanë dhënë dhe japin një kontribut pozitiv në mbrojtjen e mjedisit nëpërmjet
iniciativave dhe aktiviteteve të tyre. Nëpermjet prezantimeve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit
morrën informacion mbi gjendjen mjedisore të qyteteve që vizituan dhe ndikimin
që ka lënë puna e organizatave në komunitet.
Keyboard News
Keyboard News