Thursday, November 17, 2016

Akti Heroik i Mirelës kundër Ministres Nikolla

Pak orë më parë, Aktivistja e lëvizjes “Për Universitetin” Mirela Ruko ngjyrosi me bojë kokën e Ministres së Arsimit Lindita Nikolla në një takim të saj me të rinjtë e Samitit studentor FRESSH që po ndodhte tek Piramida, Tiranë . 

Në videon e postuar në faqen e Lëvizjes “Për Universitetin” shfaqet aktivistja e cila i afrohet ministers së Arsimit dhe ia përlan kokën me bojë të kuqe. Për momentin ajo po komentohet shumë në rrjete sociale dhe faqja “Jeta Osh Qef” ka hapur një sondazh se si i duket veprimi i Mirelës si akt heroic apo akt vandal.   

Lëvizja “Për Universitetin” shprehen se ishte një akt ndaj përgjegjësisë së shmangur të ministers Nikolla ndaj reformës së dështuar në arsimin e lartë, sistemit kaotik të maturës shtetërore dhe favorizimit të dukshëm të universiteteve private.
  

“Po nuk rrodhi, do pikojë”: Një vepër arti që sfidon realitetin

Një nga artistët e artit bashkëkohor shqiptar nga komuniteti rom, z. Sead Kazanxhiu, më ftoi krejt rastësisht të vizitoja ekspozitën ku prez...