Sunday, May 26, 2013

Vlorë, u dhunua nga burri, ndërron jetë në spital Lumturie Selimaj


Ndërron jetë në spital, 40-vjeçarja e cila u dhunua fizikisht nga bashkëshorti i saj 3 ditë më parë në Vlorë.
Lumturie Selimaj, nënë e dy fëmijëve ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda që kishte marrë në kokë pas 3 ditësh  në gjendje kome.
Ngjarja e rëndë u shënua ditën e mërkurë ku 49-vjeçari Gëzim Selimaj nga fshati Alikokë i Vlorës gjatë një konflikti në familje për motive të dobëta goditi me sende të forta në kokë, bashkëshorten e tij.
Menjëherë policia bëri të mundur arrestimin e 49-vjeçarit Gëzim Selimi për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Berisha: Asfaltojmë çdo km rrugë në Shqipëri

Kryeministri i vendit, Sali Berisha, premtoi asfaltimin e çdo rruge në vend, fitimin e statusit të vendit kandat, rritje pagash dhe trefishimin e granteve për fermerët, ndërsa zhvendosi fushatën e tij elektorale në përurimin e një rruge në Gramsh. 

Zoti Berisha, i cili inaguroi përfundimin e rikonstruksionit të rrugës rurale Drizë-Poroçan, përdori këtë ndalesë për t’i lëshuar “shigjeta” të reja kundërshtarit të tij politik, Edi Ramës, që sipas tij “mbetet në autobuz, ndërsa Shqipëria zhvillohet disa ditës”.

”Ne do të vazhdojmë të investojmë, deri në asfaltimin e çdo metri rrugë në Shqipëri”, deklaroi Berisha.

”Vetëm në Gramsh ne kemi ndërtuar 20 shkolla, ndërsa në mandatin e ardhshëm do të bëjmë gjithçka për të zgjeruar rrjetin e kanalizimeve. Në këto katër vjet do të trefishojmë grantet për fermerët dhe do të rimbursojmë me para në dorë naftën për ju”, iu drejtua kryeministri banorëve të zonës.

”Ne jemi ata që dyfishuam pensionet e ju premtoj se mandati i ardhshëm do të jetë ai i marrjes së statusit të vendit kandidat”, shtoi Berisha.

Rikja: Ja e vërtetat e origjinës time


Në emisionin e “Fan Club” në Top-Channel, sot para dite ishte e ftuar edhe Rike Roci, ish banorja simpatike e edicionit të gjashtë të Big Brother-it shqiptar.
Gjatë intervistës me moderatoren Albana Osmani, dhe gazetarin Olsi Curri, pyetja, e cila me shumë gjasa ngjallte shumë interes, veçanërisht pas deklaratës së një tjetër ish banori, Torosit, sigurisht ishte ajo që kishte të bënte me origjinën e Rikes. Ashtu siç tashmë është bërë e ditur, Torosi kish deklaruar se Rike është një anëtare e komunitetit rom në qytetin e Durrësit.
Dhe pa komplekse që lidhen me sensibilitetin e çështjes, Arbana e pyeti për vërtetësinë e këtij pohimi, dhe po pa komplekse, ishte edhe përgjigja e Rikes, e cila, pa paragjykuar rendësinë origjinës, deklaroi se ajo nuk i takonte këtij komuniteti, dhe se Torosi, do te ish më mirë që përpara se të deklaronte të tilla pohime, do të duhej të informohej me mirë. 

Premiera e filmit “Our Roma Heroine” në ambjentet e Kongresit Rinor Kombëtar

Tashmë pas disa ditësh pritje u shfaq filmi me metrazh të shkurtër “Our Roma Heroine.” Grupi Our Roma Hero, të cilët janë shpallur fitues në...