Më 8 mars 2020, Shqipëria konfirmoi dy rastet e para me
Koronavirus, babë e bir, të cilët kishin ardhur në vend nga Firence. Qeveria
ndaloi të gjitha fluturimet dhe tragetet që vinin nga zona veriore e Italisë
deri më 3 prill. Më 15 mars, Shqipëria mbylli të gjitha kufijtë e saj tokë deri
në njoftimin e mëtejshëm, duke të ndaluar të gjithë udhëtimet nga Mali i Zi,
Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Institucionet arsimore u urdhëruan të
përgatiten për dhënien e mësimeve online. Të gjitha operacionet fizike të
qeverisë përveç veprimtarive thelbësore u mbyllën, dhe nëpunësit civilë u
urdhëruan të ofrojnë shërbimet online.
Kjo situatë e papritur dhe jo zakonshme për të gjithë, pati efekte me negative tek familjet e varfëra e të papuna Rome, të cilët duke e përballur jetën nëpërmjet punëve të rëndomta rastësore apo mbledhjes së materialeve të riciklueshme, u përballën me mungesën e ushqimit bazë dhe mbijetesa e tyre u vu në rrezik. Të gjendur në këto kushte romët në qytete të ndryshme u ngritën në protesta gjatë periudhën e izolimit duke u kërkuar autoriteteve shqiptare për tu përfshirë në paketat ekonomike të mbështetjes. Për situatën e Romëve, më poshtë mund të lexoni intervistën me znj. Manjola Veizi.
Në kohën e pandemisë
Covid-19, kur të gjithë ishim të izoluar, Romët lëshuan apel për ndihmë nga të
4-ta anët e Shqipërisë, cili ka qënë kontributi juaj në këtë rast si drejtuese
e organizatës Qendra për të Drejtat e Gruas Rome?
Sapo u vumë në dijeni që shumë familje rome po përballeshin
me mungesë të ushqimit, i tërë stafi i Qendra për të Drejtat e Gruas Rome
(QDGR) u vumë në lëvizje për tu ardhur në ndihmë me sa të mundnim. Dërguam
disa shkresa institucioneve vendore dhe qëndrore duke u paraqitur
situatën dhe kërkuar që të marrin
menjëherë masa për të siguruar ushqim dhe baza higjenike të nevojshme për
familjet e varfëra rome dhe egjiptiane. Njëkohësisht u bëmë thirrje për ndihmë
dhe organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë Delegacionin e BE-së në Shqipëri, OSCE, UNICEF,etj . Fatmirësisht disa nga
organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare reaguan pozitivisht përkundrejt
thirrjes tonë dhe ofruan ndihmë nëpermjet nesh apo strukturave të tyre. Stafi i Prezencës së OSCE- së
në Shqipëri na kontaktoi menjëherë dhe na komunikoi se vetë ambasadori
ishte perfshirë direkt në këtë cështje dhe u kish komunikuar strukturave eprore
në Vjenë situatën duke kërkuar ndërhyrje për të adresuar situatën. Madje
ambasadori bashkë me disa punonjës të OSCE-së ofruan nga të ardhurat e tyre
personale dhe siguruan disa paketa ushqimore për disa nga familjet e varfëra.
2. Cila ka qënë
nevoja më e madhe për komunitetin Rom dhe Egjiptjan ? Sa familje R & E kanë
përfituar nga donacionet tuaja ?
Nevoja më e madhe në ato kohë për komunitetin ishte baza
ushqimore dhe pajisjet higjenike, të dyja jetike po të konsiderojmë dhe
rrezikun e shtuar për tu infektuar nga covid-19. Kontaktuam menjëherë me
mbeshtetësit e qendrës tone dhe kërkuam mundësine e rialokimit të disa fondeve
në sigurimin e paketave ushqimore dhe higjenike për familjet e varfëra. Me mbështetjen e “Qendrës Europiane për të
Drejtat e Romëve”, “Kryqit të Kuq
Shqiptar”, “World Vizion” dhe “Të ndryshëm dhe të Barabartë” siguruam dhe shpërndamë rreth 700 paketa
ushqimore në Tiranë, Korcë, Fier dhe Shkodër. U jemi shumë mirënjohës
mbështetësve tanë pasi mbështetja e tyre në atë kohë ishte vërtet jetike. Nga
sa na është komunikuar nga shumica e përfituesve por dhe nga cka kemi mundur të
vëzhgojme dhe vetë, në disa zona paketat
e ofruara nga ne apo organizata të tjera kanë qenë të vetmet ushqime për romët. Fatkeqësisht në atë kohë
nevoje mbështetja nga shteti mungoi për shumicën e familjeve rome dhe
egjiptiane të kategorisë së përmendur më lart. Dhe ato familje që rezultuan
gjatë kohës së pandemisë përfitues të ndihmës ekonomike dhe përfituan
mbështetje me paketa ushqimore bazë nga strukturat e qeverisjes vendore ,
pohuan se kishin marrë vetëm një paketë
në sasi të paktë e cila nuk plotësonte aspak nevojat e tyre. Kjo solli si
pasojë që shumë nga individët që fitonin
të ardhurat nëpërmjet riciklimit të
thyenin rregullat e izolimit e të dilnin “ne pune”, duke vënë shëndetin e tyre
në rrezik .
3. Si ka qënë
bashkpunimi me institucionet, keni patur marreveshje me njëra-tjetrën ?
4. Po përsa i përket
organizatave rome, keni patur bashkpunime me njëra-tjetrën ?
Bashkëpunimi me organizatat rome ka qenë shumë i mirë. QDGR
bashkëpunoi me organizatat që operojnë në Tiranë, Korcë, në Fier dhe në
Shkodër, të cilat identifikuan familjet në nevojë. Në komunikim të vazhdueshëm
me njeri tjetrin nëpërmjet platformave
online apo gjatë takimeve në terren, koordinuam veprimet tona dhe
identikuam familjet që nuk ishin
asistuar nga asnjëri nga ne deri në atë kohë.
5. Si është situata e romëve tani pas
pandemisë, ka patur përmirësime ?
Po të bëjmë krahasim me periudhën e izolimit , mund të them
se aktualisht është më mirë pasi tani ata kanë mundësi të dalin dhe sigurojnë
sadopak ushqim në tryezat e tyre. Por në
qoftë se do ta krahasonim me pjesën para pandemisë situata është shumë më keq
pasi shumë biznese janë mbyllur. Kjo ka ndikuar në uljen e kërkesës për punë krahu
, punë në pastrim, apo sektorë të tjerë
të punësimit afatshkurter/informal - punë në të cilat romët dhe egjiptianët
kanë më shumë mundësi për tu angazhuar. Mbyllja e kufijve gjithashtu dëmtoi ato
familje që siguronin të ardhurat nëpërmjet punës sezonale në vendet fqinje.
Pandemia e zhyti më shumë në varfëri
komunitetin rom dhe egjiptian.
6. Mendon se orari
22:00 – 06:00 i vendosur nga qeveria për të mos të lëvizur, pengon komunitetin
Rom dhe Egjiptjan për të punuar ?
Orari i vendosur tani ndikon në një mënyre jo propocionale komunitetin rom/egjiptian pasikufizon punën e individëve që merren me riciklimin. Shumica e tyre dalin “për punë” gjatë këtij orari. Respektojmë cdo masë të miratuar nga qeveria për mbrojtjen e shëndetit publik por besoj se cdo kufizim duhet të shoqerohet me ofrimin e ndihmës për personat që preken.
7. A dini raste nga komuniteti Rom apo
Egjiptjan, të cilët janë prekuar nga covid-19 ?
Ka filluar të prekë komunitetin, por shifrat janë shumë
minimale dhe jo shumë shqetësuese për momentin. Gjatë gjithë kësaj kohe që nga
fillimi i pandemisë stafi jonë ka ndërgjegjësuar vazhdimisht gratë dhe vajzat
rome vecanërisht për masat që duhet të ndërmarin për tu mbrojtur nga virusi. Me
ndihmën e një projekti financuar nga UN Ëomen kemi siguruar maska dhe paketa të
vogla higjenike për përfituesit e aktiviteteve tona.
Weekly News/O. Sherifi