Wednesday, August 14, 2019

Erdhi Uji !


Erdhi Uji !!!

Ujë Selitë !

-        Wee, erdhi uji, shpejt – shpejt merri bidonat dhe katër qindlekshin dhe shko mbush ujë!

Në vitin 2019 ende vuajmë për ujin e pijshëm. Qytetarët e kanë gjetur zgjidhjen për ujin e pijshëm, ata freskohen duke konsumuar ujë i cili vjen nga Mali i dajtit apo uji Selita. Në çdo lagje të Tiranës, dëgjon hitin e verës apo të dimrit “Erdhi Uji” ! kjo thirrje të shoqëron në orare të caktuara, në orët e para të mëngjesit (rreth orës 09:00), në drekë nga ora 15:00 dhe në darke në orën 21:00. Sipas qytetarëve thuhet se autoboti me ngjyrë të kuqe është uji më i mirë, edhe pse këtyre autobotëve nuk është se kanë kryer analiza nëse uji është i pijshëm apo jo. Por nevoja e qytetarëve për ujë më kosto të ulët është disi joshëse në këto temperatura tepër të nxehta, uji si nevojë jetike është shumë i domosdoshëm, pasi ai nga çesma e shtëpisë nuk pihet.

Para disa ditësh, në lagjen time, në orët e vona në darkë, shumë qytetarë me bidona nëpër duar ishin duke pritur që autoboti me ujë të vinte në destinacion. Por ishte diçka tepër e rrallë të shihje të gjithë banorët e lagjes me bidona nëpër duar duke pritur me padurim të vinte zotëria me ujin e “bekuar”. Por në atë zonë që isha dhe unë bashkë me disa komshinj, pritëm për rreth 1 ore, ndërkohë autoboti u shkarkua në një lagje më sipër. Mua më është dukur si në mesjetë ku vuan për buke dhe për ujë.  Pranë meje ishte dhe një vajzë e huaj e cila studion antropologji ku mbeti e habitur që në vitin 2019 në Shqipëri ende vuajmë për ujë, gjë që është tepër jetik.

Ne qytetarët shqiptarë jemi në mëshirën e Zotit, ai kujdeset për ne si në Dimër dhe në Verë.  BE-në mund ta shohim me dylbi, të paktën investitorët e huaj të sjellin më shumë makina autobotë se ujë kemi vetë. 

OS

Premiera e filmit “Our Roma Heroine” në ambjentet e Kongresit Rinor Kombëtar

Tashmë pas disa ditësh pritje u shfaq filmi me metrazh të shkurtër “Our Roma Heroine.” Grupi Our Roma Hero, të cilët janë shpallur fitues në...