Wednesday, February 28, 2018

Qetësia e shpirtit


Shumë prej nesh ndihen në ankth ose janë të stresuar për shkak të gjendjes aktuale e cila vjen si pasojë e problemeve të vetëkrijuara ose situatës kaotike në vend. Ne të gjithë kërkojmë të punojmë në qetësi dhe mos të ndihemi të presionuar nga të tjerët, por kjo nuk ndodh pasi shpirti nuk është i qetë, jo i yti por i tjetrit. Shpirti yt, ndodhet në mes të trazirave të cilat vijnë nga pakënaqësitë e njerëzve dhe pangopesitë e tyre për të të trajtuar si një objekt elektrik për të të shfrytëzuar deri në bërthamë të shpirtit tënd.

Në një gjendje të dehur ku monotonia të vret përbrenda dhe shpirti yt ku ndodhet? As ti vetë nuk e di pasi, ai ka humbur dhe është i mpirë nga të gjitha këto situata dhe nuk ndihet i qetë dhe është në kërkim të situatave paqësore që është e vështire t’i gjesh.

A keni menduar se si ta qetësoni shpirtin tuaj ? Edhe mund ta keni menduar por jo gjatë, pasi s’keni kohë për shpirtin tuaj, sepse mendoni se nuk ekziston, por ai është një organ I padukshëm  në trupin tuaj që vetem  ju vetë mund  ta ndjeni aq shumë dhimbjen, dashurinë, trishtimin apo ndonjë ndjesi tjetër e cila vjen nga situata që ju rrethon.

Erdhi koha që të mendosh per shpirtin tend, qetësoje trurin për 10 minuta, mendo për situatat më të bukura që mund të ndodhin në jetën tuaj. Fshini lotet nga faqet tuaja dhe gjeni kohë për veten tuaj. Duajeni veten tuaj si kurrë ndonjeherë, dhe aq shumë sa e doni ju veten tuaj nuk e do njeri tjetër. Shpirti është i juaji, mos e lëndoni por mbusheni me ndjesi pozitive.

Gjithologu OSH


Premiera e filmit “Our Roma Heroine” në ambjentet e Kongresit Rinor Kombëtar

Tashmë pas disa ditësh pritje u shfaq filmi me metrazh të shkurtër “Our Roma Heroine.” Grupi Our Roma Hero, të cilët janë shpallur fitues në...