Shumë prej nesh ndihen në ankth ose janë të stresuar
për shkak të gjendjes aktuale e cila vjen si pasojë e problemeve të vetëkrijuara
ose situatës kaotike në vend. Ne të gjithë kërkojmë të punojmë në qetësi dhe mos
të ndihemi të presionuar nga të tjerët, por kjo nuk ndodh pasi shpirti nuk është
i qetë, jo i yti por i tjetrit. Shpirti yt, ndodhet në mes të trazirave të
cilat vijnë nga pakënaqësitë e njerëzve dhe pangopesitë e tyre për të të
trajtuar si një objekt elektrik për të të shfrytëzuar deri në bërthamë të
shpirtit tënd.
Në një gjendje të dehur ku monotonia të vret përbrenda
dhe shpirti yt ku ndodhet? As ti vetë nuk e di pasi, ai ka humbur dhe është i mpirë
nga të gjitha këto situata dhe nuk ndihet i qetë dhe është në kërkim të situatave
paqësore që është e vështire t’i gjesh.
A keni menduar se si ta qetësoni shpirtin tuaj ?
Edhe mund ta keni menduar por jo gjatë, pasi s’keni kohë për shpirtin tuaj,
sepse mendoni se nuk ekziston, por ai është një organ I padukshëm në trupin tuaj që vetem ju vetë mund ta ndjeni aq shumë dhimbjen, dashurinë,
trishtimin apo ndonjë ndjesi tjetër e cila vjen nga situata që ju rrethon.
Erdhi koha që të mendosh per shpirtin tend, qetësoje
trurin për 10 minuta, mendo për situatat më të bukura që mund të ndodhin në
jetën tuaj. Fshini lotet nga faqet tuaja dhe gjeni kohë për veten tuaj. Duajeni
veten tuaj si kurrë ndonjeherë, dhe aq shumë sa e doni ju veten tuaj nuk e do
njeri tjetër. Shpirti është i juaji, mos e lëndoni por mbusheni me ndjesi pozitive.
Gjithologu OSH
No comments:
Post a Comment