Linja urbane Kamez-Qender-Kamez
ka përmirësuar dukshëm shërbimin, korrektësinë dhe zbatimin me rigorozitet të
rregullores. Sikur zbatimi i rregullores të mjaftohej vetëm me leximin e
rrjeshtave...
Po udhëtoja me këtë linjë, si
përhere duke shtrenguar me krenari abonenë e sofistikuar. Fotografinë e kisha
fringo të re, kartonin e abonesë e ruaj me kujdes në një mbajtëse plastike,
mbrapa mbajtëses kam edhe kartën e identitetit se nuk i dihet.
E kisha vënë re që fatorinot e Kamzës nuk
njohin asnjë lloj dëshmie, por që të mos njohin as abonenë e tyre nuk më kishte
ndodhur ndonjëherë. Para se të dal tek ndodhia, kujtoj rastin kur fatorino
refuzon dëshminë e aftësisë së kufizuar një pasagjeri, ndërkohë që linjat e
tjera të qytetit Tiranë e njohin.

Siç po thoja, kontrolli po patrullonte
autobuzin. Si djalë i rregullt që jam i tregoj gjithë krenari abonenë me foto.
Më urdhër të prerë, kontrollori me zgjat stiolapsin: 'Shkruaj emrin se e ke
harruar!". Kishte të drejtë, nuk kisha shkruar emrin. Në fakt, emrin duhet
ta shkruante punonjësi tek dispançeria kur i dorëzova edhe kartën e identitetit
me fotografi.
Po sikur në atë copë kartoni të
shkruaj çfarëdo emri të më dojë qejfi, kontrollori dhe fatorino do të bëjnë
lidhjen e fotos me emrin, apo do më kërkojnë ID dhe passaportën për të bërë
verifikimin?
Keyboard News/ z. Anonimi