Linja urbane Kamez-Qender-Kamez
ka përmirësuar dukshëm shërbimin, korrektësinë dhe zbatimin me rigorozitet të
rregullores. Sikur zbatimi i rregullores të mjaftohej vetëm me leximin e
rrjeshtave...
Po udhëtoja me këtë linjë, si
përhere duke shtrenguar me krenari abonenë e sofistikuar. Fotografinë e kisha
fringo të re, kartonin e abonesë e ruaj me kujdes në një mbajtëse plastike,
mbrapa mbajtëses kam edhe kartën e identitetit se nuk i dihet.
E kisha vënë re që fatorinot e Kamzës nuk
njohin asnjë lloj dëshmie, por që të mos njohin as abonenë e tyre nuk më kishte
ndodhur ndonjëherë. Para se të dal tek ndodhia, kujtoj rastin kur fatorino
refuzon dëshminë e aftësisë së kufizuar një pasagjeri, ndërkohë që linjat e
tjera të qytetit Tiranë e njohin.
Më bëri përshtypje kur tha:
"Nuk është e rregullt!", dhe vazhdoi rrugën. Një rast tjetër, nuk i
njohin dëshminë e veteranit një veterani me dëshmi në dorë. Mendo pak, gjyshi
ka kontribuar dikur për gjithë shoqërinë dhe sot nuk ka mundësi të udhtoj falas
ato pak herë që ja lejon fuqia.
Siç po thoja, kontrolli po patrullonte
autobuzin. Si djalë i rregullt që jam i tregoj gjithë krenari abonenë me foto.
Më urdhër të prerë, kontrollori me zgjat stiolapsin: 'Shkruaj emrin se e ke
harruar!". Kishte të drejtë, nuk kisha shkruar emrin. Në fakt, emrin duhet
ta shkruante punonjësi tek dispançeria kur i dorëzova edhe kartën e identitetit
me fotografi.
Po sikur në atë copë kartoni të
shkruaj çfarëdo emri të më dojë qejfi, kontrollori dhe fatorino do të bëjnë
lidhjen e fotos me emrin, apo do më kërkojnë ID dhe passaportën për të bërë
verifikimin?
Keyboard News/ z. Anonimi
No comments:
Post a Comment