Saturday, November 29, 2014

2500 shtëpiza përpara Kryeministrisë (VIDEO)



Në datën 24 Nëntor, rreth 2500 shtëpiza të vogla janë vendosur nga të rinjtë romë  përpara godinës së Kryeministrisë në shenjë proteste kundër prishjes së banesave në zonën e Selitës të prekura nga plani i ndertimit të Unazës së Madhe .  

''SHTEPIZEZA''

I dashur Babagjysh,
Shpresoj që letra ime të të gjejë mirë. Ka kalur kohë e gjatë që kur kam dëgjuar per ty për herë të fundit. Shpresoj q çdo gjë është duke shkuar mirë.
Unë e di se është pak herët për të shkruar për një gjë të tillë pasi Krishtlindjet dhe Viti i Ri duan edhe nje muaj të vinë. Megjithese ti di më shumë gjëra rrreth meje, unë po të rikujtoj që gjate ketij viti kam qenë djalë shumë i mirë, kam bërë të gjitha detyrat e mia, kam marr nota të mira në shkollë, nuk zihem më me nënën time, kur ajo më thotë për të ngrënë mëngjes, para se të shkoj jashtë unë ulem dhe ha cte ketë. Për të patur fruta në kopshtin tim kam mbjellur vetë edhe një shalqi.
Arsyeja që unë po të shkruaj është sepse kam dëshirë të jem i pari për të rezervuar dhuratën time. Unë e di nga mami dhe babi im që për shkak të vështirësive ekonomike nuk mund të dhurosh shumë këtë vitë. Por unë nuk dua të jem edhe këtë vitë pa dhuratë. Si gjithmonë ne i kemi festuar Krishlindjet dhe Vitin e Ri në vende të ndryshme, dhe kjo jo për fajin tone, por për shkak se mami dhe babi duhet të punojnë dhe se sa herë ne kemi një shtëpi tonen vijnë disa njerëz të mëdhenj dhe na I prishin kështu që ne jemi të detyruar të levizim gjithandej. Kjo gjë nuk më ben mirë mua, sa herë na duhet të ndryshojmë shtepinë unë ndryshoj dhe shkollen, kam vështiresi me shokët e rinjë dhe me mësimet kështu që ngelë prapa. Për mamin dhe babin kjo gjë është edhe më e vështirë sepse i duhet të ndryshojnë dhe punën. Këtë vitë mami dhe babi kanë filluar një punë të re, mbledhin bidona plastikë dhe kartona nëpër qytet. Për t'i ndihmuar shkoj edhe unë.
Sërish unë dhe famijla ime rrezikojmë të jemi në qiell të hapur, sepse policët erdhën të na e prishin shtepinë dhe nuk kemi se ku të festojmë Krishtlindjen dhe Vitin e Ri. Babagjysh i dashur dhurata që unë kerkoj këtë vitë është vetëm të kem shtepinë time dhe familja ime dhe unë të jemi miq me xhaxhi policët që na vijnë për të na përzënë. Këtë vitë dua të jem në po të njejtën shkollë me të njejtit shokë. Babagjysh i dashur unë dhe familja ime do të jemi vërtetë shumë mirënjohës nëse këtë vitë përvec rrugës së re dhe rregulimeve të tjera na jep edhe një zgjidhje për shtëpine tone.
Të uroj punë të mbarë në përgatitjen e Krishtlindjeve dhe të Vitit te Ri
Me dashuri,

XXXX XXXXXXXXX


Premiera e filmit “Our Roma Heroine” në ambjentet e Kongresit Rinor Kombëtar

Tashmë pas disa ditësh pritje u shfaq filmi me metrazh të shkurtër “Our Roma Heroine.” Grupi Our Roma Hero, të cilët janë shpallur fitues në...