Policia ka dhënë informacion zyrtar
për vdekjen e moderatores Adelajda Xhamani. Në një njoftim të shkurtër për
mediat, policia thotë se 31 vjeçarja vuante nga epilepsia.
Më datë 29 Tetor, në orët e para të
mengjesit, në rrugën e Thesarit, është gjetur e pa jetë në banesën e saj, e
cila jetonte vetëm. Nuk ka patur asnjë shenjë dhune, Adela vuante nga
epilepsia, por pritet nga vendimi i mjekut ligjor, thuhej në njoftim.
Adela ndërroi jetë e një ataku
kardiak. Lajmi për vdekjen e saj në mënyrë kaq të papritur në moshë fare të re
ka tronditur mbarë opinionin publik.
Adelajda u bë e njohur në
spektaklin Big Brother e vitit 2009, ku mbërriti deri në finale. Adela tërhoqi
vemendjen jo vetëm për thjeshtësinë e saj që e karakterizonte, por dhe për
bukurinë e saj ku disa e krahasonin me aktoren Hollivudiane Angeline Jolie.
Adela e big Brother kishte përfunduar studimet për Gjuhë-Letërsi dhe pasi u bë
pjesë e televizionit, ndoqi ëndrrën e saj për t’u bërë gazetare. Adela punonte
për shtypin rozë, dhe ishte kryeredaktorja e një reviste, dhe ajo ftohej shpesh
në studiot televizive.
Chorori Media/ O. Sherifi
Hera e fundit ne emison televiziv - Video