Projekte të zbatuara nga
organizata të ndryshme me fokus punën dhe përfshirjen e grupeve të
margjinalizuara me fokus të posaçëm mediatorin komunitar apo të shëndetit, kanë
nisur që herët nga viti 2011 në
Shqipëri. Disa breza të rinjsh, të rejash edhe të rriturish janë trajnuar rreth
rolit, detyrave, dhe kontributit të mediatorit si urë lidhëse ndërmjet
komunitetit dhe institucioneve. Së fundmi, gjatë valës së parë të pandemisë ku
e gjithë vëmendje dhe përpjekjet ishin të përqendruara për t'i ardhur në ndihmë
qytetarëve, dy organizata kanë mbështetur punën e mediatorit të shëndetit për
të lehtësuar marrjen e shërbimeve nga komuniteti rom dhe egjiptian.
Organizata, ALBANIAN COMMUNITY
ASSIST (ACA) ka trajnuar të rijnë Rom dhe Egjiptianë që para valës së parë të
pandemisë, dhe kanë organizuar takime ndërgjegjësuese në terren për tema të
ndjeshme dhe me interes për publikun rom dhe egjiptian. Ndërsa, gjatë
pandemisë, janë organizuar disa takime në Elbasan, Berat, Fier, dhe në qytete
të tjera. Vetëm në Elbasan janë informuar rreth 111 Romë dhe Egjiptianë janë
informuar rreth masave paraprake Anti-Covid.
Një tjetër organizatë, Roma Versitas
Albania, ka ngritur dhe organizuar një platformë me mediatorë shëndetësor të
cilët kanë operuar virtualisht për të lehtësuar efektet e pafavorshme të
COVID-19. Mediatorët e shëndetit, me profil në mjekësi, kanë lehtësuar përmes
telefonit me këshilla praktike gjatë situatës së pandemisë. Sipas të dhënave të
Roma Versitas Albania, janë asistuar rreth 419 Rome dhe Egjiptianë, dhe më
shumë se 50 raste kanë marrë shërbim të drejtpërdrejtë për të shmangur daljen
nga banesa.
Në intervistat e zhvilluara me dy
nga Mediatorët e shëndetit kanë reflektuar mbi punën dhe angazhimin e tyre në këtë
periudhë. Sipas tyre, roli i mediatorit të shëndetit i ka ardhur në ndihma
qindra individëve të gjitha moshave të cilat e kanë parë si një pikë
mbështetjeje.
1.
Ju jeni angazhuar si mediatore e shëndetit, si u betë
pjese e kësaj inisjative dhe cili ka qene roli juaj?
Esmeralda. D: Kam studiuar
mjekësi, dhe jam bërë pjesë e platformës së mediatorëve të shëndetit duke
aplikuar në një thirrje të shpallur nga një organizatë.
Suada. M: Jam bërë pjesë e këtij
grupi pasi aplikova në thirrjen që shpalli organizata Roma Versitas Albania. Ka
qenë eksperiencë e bukur dhe e vlefshme
e për mua.
2. Si është
zhvilluar puna si mediatore e shëndetit, sa raste keni lehtësuar dhe në çfarë
forme (ndihme nga telefoni, në terren, në Chat)
Esmeralda. D: Ka pasur raste të
shumta jo vetëm lidhur me pandeminë por dhe raste të tjera që kanë kërkuar shërbim
shëndetësor. Janë asistuar nëpërmjet telefonit, dhe takimeve në terren.
Suada. M: Puna si mediatore shëndeti
është zhvilluar në terren ku kam shërbyer tek familjet e Rome dhe Egjiptiane në
kombinat. Por, më shumë jam angazhuar përmes telefonit ku kam identifikuar vetëm
dy raste me Covid-19.
3. Si do ta përshkruaje
situatën ekonomike dhe shëndetësore të komuniteteve Rome dhe Egjiptiane gjatë
pandemisë, veçanërisht në kohën e izolimit.
Esmeralda. D: Situata ekonomike
dhe shëndetësore ka qenë shumë e vështirë sepse kushtet e jetesës I bën më të
rrezikuar ndaj virusit. Një ndër faktorët janë kushtet në infrastrukturë dhe
higjeno-sanitare.
Suada. M: Do ta përshkruaja me një
fjali të thjeshtë, janë të harruar nga të gjithë. Kanë kaluar, dhe po e përjetojnë ende një
situatë të vështirë për shkak të papunësisë, dhe varfërisë së thellë. Fëmijët
dhe gratë kanë nevojë për shërbime mjekësore të specializuara, por nuk kanë
mundësi financiare.
4. A mendoni
se roli i mediatorit të shëndetit ka qenë i nevojshëm, dhe a ka sjellë
rezultatet e pritura?
Esmeralda. D: Po, besoj se roli i
mediatorit ka qenë i nevojshëm dhe ka sjellë rezultatet e pritura në komunitet në aspektin e shëndetësisë në këtë
kohë pandemie.
Suada. M: Mediatori i shëndetit
luan një rol të rëndësishëm tek komuniteti pasi atyre mund t’i hapet dyer të
cilët janë përplasur në fytyrë anëtarëve të komunitetit për shkak të përkatësisë
etnike.
5. Si e shihni
në vazhdim rolin e mediatorit të shëndetit gjatë valës së dytë të pandemisë, a është
e nevojshme shtrirja e saj?
Esmeralda. D: Besoj se roli i
mediatorit të shëndetit duhet të ketë vazhdimësi, sepse situata është po njësojë
ose dhe më e rënduar se më parë.
Suada. M: Rolin e mediatorit e
shoh të rëndësishëm duke pasur frikën edhe të një izolimi tjetër. Mediatori
mund të jetë personi qe mund t’i hape një dritare për në sistemin e shëndetësisë.
6. Cili është
mesazhi juaj për komunitetet gjatë kësaj periudhe të dytë të pandemisë?
Esmeralda. D: Të ruajmë veten dhe
të tjerët!
Suada. M: Nga rastet që po shoh përditë
në rutinën time të punës, situata duhet të merret seriozisht. Mos krijoni
grumbullime, mbroni fëmijët dhe familjet tuaja.
7. Cfarë
mesazhi keni për institucionin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes
Sociale?
Esmeralda. D: Si pjesë e fushës së
shëndetësisë e ndjej si detyrim njerëzor për komunitetin Rom dhe atë Egjiptian,
që Mediatorët e shëndetit të jenë koherentë me atë çka ndodh në këto komunitete
sepse kanë shumë mungesa ekonomike dhe sociale. Kushtet janë jo të favorshme në
këtë kohë pandemie prandaj është e nevojshme mediatorëve të shëndetit si ura
lidhëse midis komunitetit dhe institucioneve shëndetësore që t’i vijmë sado pak në ndihmë qe t’ia lehtësojmë
menaxhimin e situatës.
Suada. M: Ministrisë së Shëndetësisë
dhe Mbrojtjes Sociale i bëj thirrje që përmes institucioneve të saj, të kryejë
vizita në terren, të identifikojë kushtet e jetesës së familjeve në aspektin e
kushteve higjeno-sanitare, dhe sipas rastit të kryejë dezinfektimin e mjedisit
ku jetojnë.