Platforma qytetare Aresel bën me dije se kujton së bashku me romët nga Rumania dhe Ukraina, rezistencën historike të të parëve tanë, por edhe bashkëkohore të të gjithë romëve në Evropë. Sipas platformës, që nga fillimi i pushtimit Putinist të Ukrainës, romët kanë luftuar përkrah qytetarëve të tjerë për të mbrojtur vendin e tyre, një fakt i natyrshëm, por stereotip. “Për romët ukrainas është shkruar se kanë ‘vjedhur’ tanket ruse, jo se i kanë gjetur – siç do të thoshin për çdo shtetas tjetër ukrainas, të paraqitur më pas heroikisht. Për këtë arsye, ne këtë gjë po sjellim më 16 maj përballë agresorit dhe opinionit publik, në bulevardin Kiseleff, tanku i kapur rus”, transmeton Platforma Aresel.
“Për ne, rezistenca e romëve nuk është vetëm diçka e
veçantë, nuk ndodh vetëm në momente kritike, por është një "modus vivendi",
racizmi i jo-romëve ndaj nesh është fenomeni kulturor që na shtyn të jetojmë në
pasiguri. Margjinaliteti dhe ankthi i vazhdueshëm social... Për shumë romë,
racizmi që ata ndeshen çdo ditë është bërë diçka e zakonshme, diçka që nuk të
habit më, diçka që na mban të mbërthyer në kontekstin gjatë skllavërisë së
romëve në hapësirën rumune. transmetuan edhe përfaqësuesit e platformës.
Në fund të shkurtit, disa ditë pas fillimit të luftës në Ukrainë, Ciprian Necula, koordinatori i Aresel, shkroi një editorial në gazetën Libertatea duke treguar se si duket një lajm i rremë: "Ciganët" ukrainas nuk vodhën një tank rus, por luftuan dhe e morrën. Data 16 Maj është dita kur 6,000 romë mes tyre dhe fëmijë rezistuan për herë të parë kundër nazistëve në kampin famkeq të Auschëitz-it.