Sulmohet sërish familja në banesën trekatëshe në afërsi të Pallatit me Shigjeta në Tiranë. Disa ditë pas plagosjes së Fatjon Kurtit, ku atentati u filmua nga kamerat e sigurisë, disa persona kanë shkuar pranë banesës dhe kanë kërcënuar familjarët, për t’u larguar nga godina. Sipas policisë dhe denoncimit të familjes që zotëron vilën, gjatë natës duke u gdhirë e diela, persona ende të paidentifikuar kanë rrethuar familjen Rushiti dhe e kanë kërcënuar me jetë zonjën 50-vjeçare duke i kërkuar braktisjen e vilës. Në denoncimin e saj në polici gruaja ka treguar se kanë qenë disa persona që kanë përsëritur fjalën vrasje disa herë dhe si reagim ajo ka marrë një armë zjarri dhe ka qëlluar drejt tyre, duke i detyruar të largohen. 50-vjeçarja pretendon se policia ka refuzuar t’u ofrojë mbrojtje, madje ditën e djeshme efektivët e policisë i kanë marrë gruas edhe armën e gjahut që mbanin me leje. Për këtë ajo thotë se i është drejtuar edhe trupës diplomatike në Shqipëri. Mësohet se Organizata “Zemra e Nënës”, nuk po funksionon, për shkak edhe të atentatit të disa ditëve më parë. Para disa ditëve, 28-vjeçari Fatjon Kurti u qëllua me armë zjarri në oborrin e kësaj vile dhe vetëm fati e shpëtoi nga vdekja. Ndërsa në prill të këtij viti në oborrin e saj u hodhën kallëpe tritoli. Monday, September 29, 2014
Rrethohet banesa familjes Rushiti, jeta e tyre në rrezik pas plagosjes së Fatjon Kurtit
Sulmohet sërish familja në banesën trekatëshe në afërsi të Pallatit me Shigjeta në Tiranë. Disa ditë pas plagosjes së Fatjon Kurtit, ku atentati u filmua nga kamerat e sigurisë, disa persona kanë shkuar pranë banesës dhe kanë kërcënuar familjarët, për t’u larguar nga godina. Sipas policisë dhe denoncimit të familjes që zotëron vilën, gjatë natës duke u gdhirë e diela, persona ende të paidentifikuar kanë rrethuar familjen Rushiti dhe e kanë kërcënuar me jetë zonjën 50-vjeçare duke i kërkuar braktisjen e vilës. Në denoncimin e saj në polici gruaja ka treguar se kanë qenë disa persona që kanë përsëritur fjalën vrasje disa herë dhe si reagim ajo ka marrë një armë zjarri dhe ka qëlluar drejt tyre, duke i detyruar të largohen. 50-vjeçarja pretendon se policia ka refuzuar t’u ofrojë mbrojtje, madje ditën e djeshme efektivët e policisë i kanë marrë gruas edhe armën e gjahut që mbanin me leje. Për këtë ajo thotë se i është drejtuar edhe trupës diplomatike në Shqipëri. Mësohet se Organizata “Zemra e Nënës”, nuk po funksionon, për shkak edhe të atentatit të disa ditëve më parë. Para disa ditëve, 28-vjeçari Fatjon Kurti u qëllua me armë zjarri në oborrin e kësaj vile dhe vetëm fati e shpëtoi nga vdekja. Ndërsa në prill të këtij viti në oborrin e saj u hodhën kallëpe tritoli.
Subscribe to:
Comments (Atom)
5 Nëntori - Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Rome
Në vitin 2008, në Zagreb u mbajt një simpozium ndërkombëtar për standardizimin e gjuhës rome, ku u vendos që data 5 nëntor të njihej si di...
-
Në vitin 2008, në Zagreb u mbajt një simpozium ndërkombëtar për standardizimin e gjuhës rome, ku u vendos që data 5 nëntor të njihej si di...
-
Në ditët e sotme, flitet për muzikë të përsosur por janë shumë pak inxhinierë të kësaj fushë të cilët punojnë në studio për orë të tëra ma...
-
Në Samitin e Demokracisë në Kopenhagen mes të rinjve u diskutua sfidat ndaj demokracisë në mbarë botën dhe përmirësimi që mund të bëhet me g...