Eduart Snowden, ish-punonjësi i Agjensisë Kombëtare të Sigurisë në Amerikë thotë se Osama Bin Laden është ende gjallë. Në një intervistë të dhënë së fundmi për Moscow Tribune, Snoëden është shprehur se ish-kreu i Al Qaedas jeton në Bahamas dhe paguhet nga CIA.
“Kam dokumente që demostrojnë që Bin Laden është akoma në librin e pagave të CIA-s. Ai paguhet nga CIA në shumën mujore 100 mijë dollarë në muaj, që vijnë të transfertuara nëpërmjet disa shoqërive dhe organizatave të brendshme, direkt e në llogarinë e tij bankare në Nassau. Unë nuk jam i qartë ku ndodhet tani, por në vitin 2013, jetonte i qetë në vilën e tij bashkë me 5 gratë e tij dhe fëmijët e shumtë”, tha Snowden.
Në vijim të intervistës së tij ai thotë se vrasja e Bin Laden ka qenë e orkestruar nga CIA dhe shërbimi sekret pakistanez.
“Osama Bin Laden ka qenë një nga punonjësit më eficentë të CIA-s për një kohë të gjatë. Kanë organizuar vdekjen e tij të rreme, në bashkëpunimin me shëbimin sekret të Pakistanit. Nga momenti që të gjithë besojnë se ka vdekur, askush nuk kërkon për të, ndaj është më e thjeshtë për tu zhdukur. Pa mjekër dhe xhaketë militare, askush nuk e njeh”, thotë Snowden.
Pas publikimit në media të dokumenteve që kishin të bënin me programet e përgjimit në masë, Snowden u arratis nga Amerika. Prej pak vitesh ai është strehuar në Rusi. Kremlini nuk pranoi ta dorëzonte ish-agjentin te amerikanët.