Friday, September 28, 2018

Emiljo dedikon këngë nënës së tij !


Emiljo Duka, 18 vjecari i cili ka realizuar këngën e tij të parë të titulluar ‘Sa herë të kam kërkuar’ . Emiljo ka shumë dëshirë që të vazhdojë të këndojë dhe të bashkëpunojë me këngëtarë të ndryshëm. Kënga flet për historinë e tij, i cili ndjen mungesën e nënës së tij dhe plotësimin e dashurisë së nënës, mundohet babai i tij t’ja plotësojë.  Kënga ështe realizuar nga Adi Malaj, ndërsa videoklipi nga Star Production. Tekstin e ka shkruar me shumë dashuri Rexhina Kurti ose sic e njohin ndryshe Tzina. Më poshtë mund të lexoni tesktin e muzikës :

Si mund të të quaj nënë
Kur shpirti fortë më ther
Që më le mua jetim
Kurrë s’të kam qarë mbi prehër

Oh moj nënë, si s’pate zemër
Që më le mua jetim
Dashurinë t’madhe
Ma fal cdo ditë babushi im

Kam dashur të ndjejë ngrohtësi
Fytyrën duke ma ledhatu
Sa herë të kam kërkuar
Po ti kurrë s’ke qënë me mua
Dorën tënde për mbi faqe
Vec pak ta kisha shiju
Pse fatin e jetimit
Zoti ma fali mu

                 
Koko Albania Media /O.SH 

Premiera e filmit “Our Roma Heroine” në ambjentet e Kongresit Rinor Kombëtar

Tashmë pas disa ditësh pritje u shfaq filmi me metrazh të shkurtër “Our Roma Heroine.” Grupi Our Roma Hero, të cilët janë shpallur fitues në...