Tuesday, January 14, 2020

Ilir Xhambazi : Muzika është në zemrën time !

Më lejoni t’ju prezantoj me një artist shqiptar, i cili njihet kudo në shqipëri për muzikën e tij që luan dhe për mjeshtrinë që ka ndaj instrumentit të klarinetës.
Ai quhet Ilir xhambazi, 48 vjec i datëlindjes 27 Mars 1971, ai është i martuar dhe ka 4 fëmijë (2 djem dhe 2 vajza), ka lindur në Tiranë dhe vazhdon të jetojë në Kryeqytet. Stërgjyshi i tij, Ali Aliu jetonte në Turqi, në qytetin e Stambollit, ai ishte një nga klarinetistët më të mirë në Turqi. Prindërit i thonin shpesh që i ngjante stërgjyshit, për shkak të pasionit dhe dashurisë që nxjerr nëpërmjet tingujve nga instrumenti i klarinetës.


“Gjatë kohës së luftrave, familja ime merrej me tregtimin e kuajve, dhe në kohën kur kemi mbërritur në Shqiperi, familja nuk ka lëvizur më jashtë territorit të shqipërisë, dhe për momentin u stabilizuan në Korcë. Më vonë nga vitet 50’, të parët e mi, erdhën në Tiranë dhe që në ato vite ndërtuan shtëpi dhe deri më sot ne qëndruam në Tirane, Kinostudio.”

“Unë kur kam qënë 10 vjec, në një fushë, ku kishte plot kallama, unë i merrja dhe me to i bëja pipza, dhe më dëgjonte gjyshi, ai ishte muzikant edhe pse e nderpreu. Pasi u bindën që unë kisha talent dhe po studioja fort, prindërit e mi vendosën që të më blinin një klarinet në qytetin e pogradecit me një cmim të asaj kohe 3 mijë lekë. Në moshën 12 vjec, jam regjistruar në shtëpinë e Pionjerit në Tiranë, aty kam studiuar 3 vjet, pas 3 vitesh kam konkuruar midis shumë klarinetistave, dhe unë u shpalla nga komisioni si më i miri. Më pas u hap një tjetër konkurs në Greqi dhe aty vajti një person tjetër në vendin tim, dhe ajo situatë më bëri të ndihesha keq.”

Iliri në moshën 12 vjecare kishte krijuar grupin e tij dhe nisën të studionin këngë tradicionale shqiptare, ku më shumë studionin këngë të vjetra. Në moshën 15 vjecare, vjen dasma e parë për të, qe e ftojnë për të luajtur muzikë. Më pas filloi shkollën e rezervave, por iu desh që ta nderpriste shkollen për shkak të angazhimeve të shumta që kishte me dasmat në atë periudhë, dhe në atë kohë nisën ta quanin “Liri vogël”.

“Në moshën 17-18 vjec, fillova të njihesha në të gjithë Shqipërinë si klarinetist, dhe kisha goxha angazhime lidhur me dasmat që zhvilloheshin në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Në këtë moshë unë jam martuar, dhe gruan e kam marr me dashuri dhe jo me shkuesi sic ndodhte në atë kohë, por edhe që ndodh dhe sot. Viti 90-91, Në moshën 19 më erdhi letra për ushtar, dhe në atë kohë unë isha bërë për herë të parë baba, ku erdhi në jetë djali im Armandi.

“Liri vogël” nuk e ka ndërprerë muzikën, dhe pas përfundimit të ushtrisë, e kontakton një profesor nga Franca Marcel Corthiade i cili krijoi grupin muzikor Romano Dives(Dita Rome). Pasi ishte krijuar i gjithë grupi, ata regjistruan albumin e tyre të parë në vitin 1994, dhe në atë kohë këngët Rome filluan të dëgjoheshin kudo. Duke qënë se ishin grupi i parë Rom muzikor në Shqipëri, ne Evropë shfaqën interes për t’i dëgjuar dhe filluan ftesat për të zhvilluar koncerte. Koncerti i parë ishte në Francë në vitin 1996, në Paris, në një sallë Opera.  Në këtë qytet, kanë qënë 8 herë si grup duke realizuar turne në salla të ndryshme për rreth Parisit. Gjatë kësaj kohe, si grup kanë udhëtuar duke realizuar koncerte në shumë shtete, si Ceki, Itali, Hungari, Gjermani, Greqi, Turqi dhe Maqedoni.
Nga viti 2000, ndërroi jetë një pjestar i grupit (Jonuz Duka), dhe më pas një tragjedi tjetër ndodhi ku këngëtarja Marjeta Jashari ose ndryshe sic I thërrisnin “Ciriklia” pësoi aksident me makinë dhe tek grupi ndikuan shumë këto humbje.

“Pas disa vitesh, sëbashku me këngëtarin Astrit Qerimi, kemi bashkpunuar me grupe të ndryshëm shqiptare dhe me artistë të njohur sic janë Eli Fara, Aurel Thëllimi, etj.  Duke realizuar videklipe dhe duke marr pjesë në festivale dhe koncerte madhore që zhvilloheshin në Shqipëri. Unë personalisht, nuk i jam ndarë dasmave, duke qënë se gjatë përiudhës Qershor – Dhjetor është sezoni ku ka më shumë evente dhe padyshim kam patur shumë ftesa.”
Ëndrra e Ilirit është  që  të ringjallet përsëri  grupi muzikor folklorik – tradicional Rom, me djem dhe vajza të talentuar të cilët e duan muzikën dhe punojnë fort për të arritur sukses. Qëllimi kryesor është që të krijohet grupi dhe të kenë po të njëjtin sukses sic kanë patur me grupin “Romano Dives” duke patur sa më shumë koncerte mbarë Evropën.
“Unë kam punuar në shumë studio muzikore, në rastet më të shumta kam luajtur muzikë Tradicionale Shqiptare por nuk mbetet pas dhe ajo Rrome. E kuptoj trendin e ri që ka filluar duke miksuar këngët e vjetra shqiptare duke i adaptuar në muzikë house, por kjo nuk është në shijet e mia, pasi unë preferoj këngën ashtu sic është origjinale.Unë personalisht, kam krijuar rreth 30 këngë, ku vetëm një pjesë e tyre janë të regjistruar në studio muzikore, ndërsa pjesën tjetër i luaj me grupin në dasma.”
“Përsa i përket idhullit tim, unë e kam thënë dhe herë të tjera, për mua klarinetisti Hekuran Xhambazi është më i miri për aq kohë sa unë kam dëgjuar muzikë në Shqipëri por dhe në Ballkan. Për të patur dikë në nivelin e Hekuranit, të paktën duhen rreth 500 vite, unë nuk besoj se mund të kemi dike tjetër si Hekuran Xhambazi. Mënyra se si ai luan muzikë me klarinetë është tepër e vecantë dhe stili i tij në tinguj është unik, ndaj e them që do të duhej gjysëm mijëvjecari që të kemi dikë tjetër po aq i zoti si Hekuran Xhambazi.”
“Kënga që parapëlqej më shumë ta luaj në cdo event është kënga e “Balosh Balit” dhe Cifteteli, ndërsa nga këngët Rome më pëlqen më shumë kënga “Naxhia” dhe himni “Gelem Gelem”. “
“Unë kam një mesazh për të gjithë të rinjtë të cilët janë vertetë të talentuar dhe kanë besim në vetvete që mund të arrijnë nivele të larta në fushën e muzikës. Kritika që unë kam ndaj tyre është që të mos shohin vetëm pjesën e muzikës ballkanase por t’i kushtojnë rëndësi muzikës tradicionale shqiptare që mos të humbasë dhe e njëjta gjë dhe për muzikën tradicionale Rome, por të rinjtë duhet të hedhin sytë nga muzika tradicionale shqiptare, ajo është vlerë tepër e rëndësishme për ne.”  

Premiera e filmit “Our Roma Heroine” në ambjentet e Kongresit Rinor Kombëtar

Tashmë pas disa ditësh pritje u shfaq filmi me metrazh të shkurtër “Our Roma Heroine.” Grupi Our Roma Hero, të cilët janë shpallur fitues në...