Friday, May 6, 2022

NGA ERDHI FESTA E HERDELEZIT ?


 Është  shumë e rëndësishme të ruajmë kulturën, traditën, gjuhën dhe flamurin Rom, kjo e bën të veçantë këtë pakicë kombëtare, kështu njihet bazuar në ligjin 96/2017 për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë. Festa e Herdelezit që çdo vit ngatërrohet me Shën Gjergjin dhe me festa të tjera pagane, vazhdon ende të ruhet dhe të kremtohet edhe pse problemet që ka ky komunitet janë të shumta, nuk do të thotë të humbin kulturën e tyre. Dita e Shën Gjergjit festohet për t’a përjetuar ndaljen e dimrit dhe ardhjen e stinës së verës. Fillon me 5 maj dhe vazhdon deri në 15 maj karakterizohet me lojra të shumta, me fluks të shqiptarëve në fusha të gjëra, pranë tyrbeve, apo ndonjë vendbanimi tjetër .

Gjergj Kastrioti Skëndërbeu lindi me 6 Maj 1405, për këtë arsye dita  e Shën Gjergjit ka më shumë karaktar kombëtar dhe kulturor, pasi populli shqiptar e lidh këtë ditë ditë me Gjergjin e madh të Kastriotëve .

Mund të jetë rastësi që Herdelezi dhe Shën Gjergji janë në të njëjtën ditë, Herdelezi është akoma më i lashtë ku origjina e tij daton që nga koha e Perandorisë Persiane. Shteti pasues i Perandorisë Mediane(në Iranin e sotshëm) përveçse betejave  Greko-Persiane kishte dhe manifestime të ndryshme ku midis tyre ishte dhe Hederlezi, kjo festë nisi nga vitet 400 p.e.s. ku gjatë kësaj periudhe ishin dy perëndi të cilët respektoheshin nga popullata Perse, Hedrl dhe Elezi dhe për këtë arsye ka marr emrin festa e Herdelezit e cila ruhet edhe pas 2400 viteve. Romët gjatë lëvizjes së tyre nga Persia drejt Ballkanit, ata morën me vete dhe këtë festë.

Në shqipëri komuniteti Rom ka shumë probleme të cilat janë thelbësore siç është strehimi, papunësia, shëndetësia, etj. Ata nuk harrojnë që me datën 8 Prill të vitit 1971 është dita ndërkombëtare, apo 5 Nëntori dita e gjuhës rome dhe nuk harrojnë që kanë festën e Herderlezit.

Fillimi i kremtimit të festës që simbolizon ardhjen e stinës së verës, nis në këtë mënyrë duke e mirëpritur datën 6 Maj, nis që në darkë, ora 22:00 dhe deri në mëngjes duke kënduar dhe kërcyer. Kur mbërrin ora 5 e mëngjesit, burrat therrin qingjin ndërsa gratë nisen drejt lumit më të afërt duke e kaluar atë, me simbolikën se lan mëkatet, prapësite dhe sëmundjet. Kur kthehen për në shtëpi, me vete marrin shelgje që i vendosin në derën kryesore për mbarësi dhe në shtratin e fëmijëve që të rriten shëndetshëm . Ata që kanë mundësi, qingjin e shpërndajnë familjeve të varfër. Romët janë shumë të pasur me kulturë, por shoqëria duhet t’i njoh akoma më shumë. Baxtalo Hederlezi savore romenge ando saro sundal !     

Premiera e filmit “Our Roma Heroine” në ambjentet e Kongresit Rinor Kombëtar

Tashmë pas disa ditësh pritje u shfaq filmi me metrazh të shkurtër “Our Roma Heroine.” Grupi Our Roma Hero, të cilët janë shpallur fitues në...