Është shumë e rëndësishme të ruajmë kulturën, traditën, gjuhën dhe flamurin Rom, kjo e bën të veçantë këtë pakicë kombëtare, kështu njihet bazuar në ligjin 96/2017 për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë. Festa e Herdelezit që çdo vit ngatërrohet me Shën Gjergjin dhe me festa të tjera pagane, vazhdon ende të ruhet dhe të kremtohet edhe pse problemet që ka ky komunitet janë të shumta, nuk do të thotë të humbin kulturën e tyre. Dita e Shën Gjergjit festohet për t’a përjetuar ndaljen e dimrit dhe ardhjen e stinës së verës. Fillon me 5 maj dhe vazhdon deri në 15 maj karakterizohet me lojra të shumta, me fluks të shqiptarëve në fusha të gjëra, pranë tyrbeve, apo ndonjë vendbanimi tjetër .
Gjergj Kastrioti Skëndërbeu lindi me 6 Maj 1405, për këtë
arsye dita e Shën Gjergjit ka më shumë
karaktar kombëtar dhe kulturor, pasi populli shqiptar e lidh këtë ditë ditë me
Gjergjin e madh të Kastriotëve .
Mund të jetë rastësi që Herdelezi dhe Shën Gjergji janë në të
njëjtën ditë, Herdelezi është akoma më i lashtë ku origjina e tij daton që nga
koha e Perandorisë Persiane. Shteti pasues i Perandorisë Mediane(në Iranin e
sotshëm) përveçse betejave
Greko-Persiane kishte dhe manifestime të ndryshme ku midis tyre ishte
dhe Hederlezi, kjo festë nisi nga vitet 400 p.e.s. ku gjatë kësaj periudhe
ishin dy perëndi të cilët respektoheshin nga popullata Perse, Hedrl dhe Elezi
dhe për këtë arsye ka marr emrin festa e Herdelezit e cila ruhet edhe pas 2400
viteve. Romët gjatë lëvizjes së tyre nga Persia drejt Ballkanit, ata morën me
vete dhe këtë festë.
Në shqipëri komuniteti Rom ka shumë probleme të cilat janë
thelbësore siç është strehimi, papunësia, shëndetësia, etj. Ata nuk harrojnë që
me datën 8 Prill të vitit 1971 është dita ndërkombëtare, apo 5 Nëntori dita e
gjuhës rome dhe nuk harrojnë që kanë festën e Herderlezit.
Fillimi i kremtimit të festës që simbolizon ardhjen e stinës
së verës, nis në këtë mënyrë duke e mirëpritur datën 6 Maj, nis që në darkë,
ora 22:00 dhe deri në mëngjes duke kënduar dhe kërcyer. Kur mbërrin ora 5 e mëngjesit,
burrat therrin qingjin ndërsa gratë nisen drejt lumit më të afërt duke e kaluar
atë, me simbolikën se lan mëkatet, prapësite dhe sëmundjet. Kur kthehen për në
shtëpi, me vete marrin shelgje që i vendosin në derën kryesore për mbarësi dhe
në shtratin e fëmijëve që të rriten shëndetshëm . Ata që kanë mundësi, qingjin
e shpërndajnë familjeve të varfër. Romët janë shumë të pasur me kulturë, por shoqëria
duhet t’i njoh akoma më shumë. Baxtalo Hederlezi savore romenge ando saro
sundal !
No comments:
Post a Comment