Kënga e fundit e lançuar në kanalin e saj youtube, më
ka shtyrë për të bërë këtë shkrim, sepse në ditët e sotme paragjykojmë me atë
cka ne rrethohemi, e them këtë për shkak se muzika në ditët e sotme është një “kaurma”
(përzjerje) rrymash, të cilët vetëm artistët e vertetë mund të nxjerrin tinguj
të bukur prej saj. Titulli i këngës quhet “Mangava tut”, që në gjuhën rome përkthehet
“Të Dua”, mua personalisht më ka shtyrë më shumë vetëm prej titullit, por dhe kënga
është shumë chill. Refrenin e këngës e performon në mënyrë të përsosur duke i
shtuar ca lule të bukura tipik të këngëtarëve që luajnë muzik turbo-folk. Është
mirë që fansat e Evi Reçi-t, ta dëgjojnë këngën e re në makinën e tyre, ndërkohë
ata janë duke udhëtuar dhe me siguri do të ndiheni shumë të relaksuar, do
deheni me këngën me të cilën vajza nga Durrësi ka nxjerr në tregun muzikor.
Këtë këngë, Evi e ka publikuar më datë 30 Korrik, muzika e këngës u punua nga Ervin Gonxhi, ndërsa teksti u shkrua nga Vojsava Alia. Videoklipi u prodhua nga kompania Pro Video.
No comments:
Post a Comment