Pak orë më parë,
Aktivistja e lëvizjes “Për Universitetin” Mirela Ruko ngjyrosi me bojë kokën e
Ministres së Arsimit Lindita Nikolla në një takim të saj me të rinjtë e Samitit
studentor FRESSH që po ndodhte tek Piramida, Tiranë .
Në videon e postuar në faqen
e Lëvizjes “Për Universitetin” shfaqet aktivistja e cila i afrohet ministers së
Arsimit dhe ia përlan kokën me bojë të kuqe. Për momentin ajo po komentohet
shumë në rrjete sociale dhe faqja “Jeta Osh Qef” ka hapur një sondazh se si i duket veprimi i Mirelës
si akt heroic apo akt vandal.
Lëvizja “Për
Universitetin” shprehen se ishte një akt ndaj përgjegjësisë së shmangur të
ministers Nikolla ndaj reformës së dështuar në arsimin e lartë, sistemit kaotik
të maturës shtetërore dhe favorizimit të dukshëm të universiteteve private.
No comments:
Post a Comment