Friday, October 3, 2014

Shqipëria në Pro Evolution Soccer 2015

Loja e famshme e Pro Evolution Soccer vjen me një lajm interesant. Në lojën PES 2015, që do të publikohet së shpejti do të jetë edhe kombëtarja shqiptare e futbollit.
Kuqezinjtë janë licensuar në këtë lojë dhe të gjithë shqiptarët do të kenë mundësinë për të ndier emocione të rralla duke luajtur me kombëtaren e tyre.
Ndryshe nga herët e tjera, ku ata që e luajnë këtë lojë mundoheshin të zgjidhnin skuadrat në të cilat aktivizohen shqiptarët, këtë herë do të kenë shansin të zgjedhin kombëtaren. Lajmi nuk është ende i konfirmuar zyrtarisht, por me shumë mundësi është i vërtetë. 

No comments:

Post a Comment

Angels Parfume 😇

Angels Parfume është një markë që sjell aromën autentike të Lindjes së Mesme në çdo pikë parfumi. Ne ofrojmë parfume vajore 100% origjinale ...