Friday, November 7, 2014

Hera e parë

Çfarë emocioni është kur prek diçka për herë të parë, kontakti i parë fizik është gjithmonë një veçanti më vete se ka shumë mënyra për ta përshkruar ashtu si ç’do individ mund ta ndjejë atë . Momentin e parë që e pashë nuk ja kam hequr sytë për asnje motiv edhe pse për mua zgjati vetëm 1 orë e 10 minuta .

Në televizor çfarë nuk sheh dhe dëgjon por për ta vërtetuar se si është realiteti i asaj që shikojmë  duhet provuar edhe pse në plan të parë duket e rrezikshme por ky çast i shumë pritur erdhi, filloi të niste spektakli por që në start fillova të mbahesha fort sepse ishte shumë e lëvizshme e cila ndonjëherë dhe më trëmbte . Ndronte pozicione herë pas here, por frikën e përballoja duke i buzëqeshur, pranë meje kisha dikë tjetër që po përjetonte emocione por që nuk i shprehte dhe nuk më fliste sikur të mos isha aty prezent  madje  ishte shumë serioz,  mbase ai nuk e ka për herë të parë . Tek ne mbizotëronte një heshtje ku mungonte dialogu midis nesh por vetëm zhurmat na shqetësonte paksa .


Më pëlqeu shërbimi që kishte, për aq para sa u shpenzua ia ka vlejtur . Erdhi momenti i ndarjes nga gjithë ai emocion i cili do të ngelet në memorjen time për një kohë shumë të gjatë . Unë fillova të lëvizja madje po nxitoja të shkoja tek porta e rradhës  për të mos humbur avionin sepse kompania Alitalia vertetë të dhuron emocione të papara . 

O.SH 

No comments:

Post a Comment

Premiera e filmit “Our Roma Heroine” në ambjentet e Kongresit Rinor Kombëtar

Tashmë pas disa ditësh pritje u shfaq filmi me metrazh të shkurtër “Our Roma Heroine.” Grupi Our Roma Hero, të cilët janë shpallur fitues në...