Friday, December 12, 2014

Dhurata e Kryeministrit me rastin e festave të fundvitit

Sa ftohtë që kisha, në fytyrën time përplaset i ftohti i cili ndeshet me ty pa të njoftuar fare nuk kisha veshur as xhup por vetëm një pulovër të hollë ku i ftohti depërton lehtë. Te këmbët po ndjeja një avull, i cili avash-avash po m’i ngurtëson këmbët por për t’i ngrohur i përplasja në tokë herë pas here. Duart nuk po i ndjeja më, s’kisha as dorashka.  Me kismet do t'i bëj një dhuratë vetes sime me rastin e Vitit të Ri kur të marr rrogën ... eh harrova unë jam i vetëpunësuar nuk kam rrogë.
Po nxitoja të kapja autobusin, për të shkuar në shtëpi për  t’u shplodhur se ishte një ditë e gjatë dhe e lodhshme duke shëtitur rrugët e Tiranës .  Mbërrij në stacionin që do të zbres, vazhdoj të nxitoj se isha i ngrirë dhe e vetmja  gjë që po mendoja ishte të shkoja në shtëpi.  Çudi të gjithë banorët nëpër lokale dhe madje bilardot ishin mbushur plot me burra dhe madje kishte aq shumë saqë prisnin radhë për të luajtur bilardo në mes të ftohtit. E çuditshmja tjetër ishte se lokali dhe bilardo ishin të ndriçuar ndërsa pjesa tjetër e zonës ishte e mbytur në errësirë . Çfarë po ndodhte vallë?
Si i hutuar po vrapoja në mes të errësirës as ndriçuesit nëpër rrugë nuk punonin, më në fund arrita me vështirësi pranë portës sime por ishte mbyllur . E shtyj portën me forcë dhe e hap por nuk gjej asnjë në shtëpi.
Më vonë mësoj që familja ime ka vajtur diku tjetër në një shtëpi me ndriçim dhe me ngrohje, mësoj gjithashtu që energjia elektrike u ndërpre sepse ne nuk paguajmë. Jo se nuk duam të paguajmë por nuk kemi me çfarë ta paguajmë atë energji elektrike, si mund të paguajë një familje që mbijeton me ndihmë ekonomike 25 mijë lekë të vjetra në muaj?!. Jemi në muajin dhjetor ku festat e fundvitit po afrojnë dita ditës dhe të gjithë përgatisin dhurata njëri-tjetrit dhe pritet që ta festojnë në praninë e shishes së verës dhe mishit të gjelit të detit . Ndërsa unë do e pres Vitin e Ri duke mbledhur hekurishte për  ta festuar në mënyrë modeste ose do të fle gjumë, do të pres derisa të shoh fishekzjarrët që ndriçojnë shtëpinë time të errët dhe do të shtrihem sërish dhe të ngrihem në mëngjes  sepse do të ketë shumë kanaçe dhe shishe plastike. Faleminderit Z. Edi Rama për dhuratën e Vitit të Ri, ne të bëmë kryeministër ndërsa ju na e shpërblyet me errësirën .    

No comments:

Post a Comment

Premiera e filmit “Our Roma Heroine” në ambjentet e Kongresit Rinor Kombëtar

Tashmë pas disa ditësh pritje u shfaq filmi me metrazh të shkurtër “Our Roma Heroine.” Grupi Our Roma Hero, të cilët janë shpallur fitues në...