Ajo erdhi por kësaj rradhe vjen me nje këngë
të realizuar tek studio i këngëtarit Blero . Kënga titullohet “E di që don me kon si unë ” dhe është publikuar në
kanalin e saj në youtube. Shkëndija kishte lajmëruar më përpara që do të vinte
me një videoklip muzikor për të shuar të gjithë zërat dhe për ti bërë ball të
gjitha thashethemeve që fliten për të .
Saturday, January 31, 2015
Sunday, January 4, 2015
Imitohet Edi Rama në një emision në Serbi
Në një emsion të televizionit B92 është imituar Kryeministri Edi Rama, kjo ka ndodhur gjatë ditëve festive me gazetarin Kesiç . Gjatë intervistës aktori i njohur në Serbi Sergej Trifunoviq i cili ka imituar Edi Ramën, për rreth 7 minuta ka folur në gjuhën shqipe dhe bisedën e nisë duke thënë se Kosova është e pavarur . Në publik shfaqet një tjeter aktor ku imiton (Olsin)vëllain e kryeministrit duke përmendur dhe dronin e famshëm .
kliko këtu për të parë videon
Friday, December 12, 2014
Dhurata e Kryeministrit me rastin e festave të fundvitit
Sa ftohtë që kisha, në fytyrën time përplaset i ftohti i cili ndeshet me ty pa të njoftuar fare nuk kisha veshur as xhup por vetëm një pulovër të hollë ku i ftohti depërton lehtë. Te këmbët po ndjeja një avull, i cili avash-avash po m’i ngurtëson këmbët por për t’i ngrohur i përplasja në tokë herë pas here. Duart nuk po i ndjeja më, s’kisha as dorashka. Me kismet do t'i bëj një dhuratë vetes sime me rastin e Vitit të Ri kur të marr rrogën ... eh harrova unë jam i vetëpunësuar nuk kam rrogë.
Po nxitoja të kapja autobusin, për të shkuar në shtëpi për t’u shplodhur se ishte një ditë e gjatë dhe e lodhshme duke shëtitur rrugët e Tiranës . Mbërrij në stacionin që do të zbres, vazhdoj të nxitoj se isha i ngrirë dhe e vetmja gjë që po mendoja ishte të shkoja në shtëpi. Çudi të gjithë banorët nëpër lokale dhe madje bilardot ishin mbushur plot me burra dhe madje kishte aq shumë saqë prisnin radhë për të luajtur bilardo në mes të ftohtit. E çuditshmja tjetër ishte se lokali dhe bilardo ishin të ndriçuar ndërsa pjesa tjetër e zonës ishte e mbytur në errësirë . Çfarë po ndodhte vallë?
Si i hutuar po vrapoja në mes të errësirës as ndriçuesit nëpër rrugë nuk punonin, më në fund arrita me vështirësi pranë portës sime por ishte mbyllur . E shtyj portën me forcë dhe e hap por nuk gjej asnjë në shtëpi.
Më vonë mësoj që familja ime ka vajtur diku tjetër në një shtëpi me ndriçim dhe me ngrohje, mësoj gjithashtu që energjia elektrike u ndërpre sepse ne nuk paguajmë. Jo se nuk duam të paguajmë por nuk kemi me çfarë ta paguajmë atë energji elektrike, si mund të paguajë një familje që mbijeton me ndihmë ekonomike 25 mijë lekë të vjetra në muaj?!. Jemi në muajin dhjetor ku festat e fundvitit po afrojnë dita ditës dhe të gjithë përgatisin dhurata njëri-tjetrit dhe pritet që ta festojnë në praninë e shishes së verës dhe mishit të gjelit të detit . Ndërsa unë do e pres Vitin e Ri duke mbledhur hekurishte për ta festuar në mënyrë modeste ose do të fle gjumë, do të pres derisa të shoh fishekzjarrët që ndriçojnë shtëpinë time të errët dhe do të shtrihem sërish dhe të ngrihem në mëngjes sepse do të ketë shumë kanaçe dhe shishe plastike. Faleminderit Z. Edi Rama për dhuratën e Vitit të Ri, ne të bëmë kryeministër ndërsa ju na e shpërblyet me errësirën .

Saturday, November 29, 2014
2500 shtëpiza përpara Kryeministrisë (VIDEO)
Në datën 24 Nëntor, rreth 2500
shtëpiza të vogla janë vendosur nga të rinjtë romë përpara godinës së
Kryeministrisë në shenjë proteste kundër prishjes së banesave në zonën e Selitës
të prekura nga plani i ndertimit të Unazës së Madhe .
''SHTEPIZEZA''
I dashur Babagjysh,
Shpresoj që letra ime të të gjejë mirë. Ka kalur kohë e gjatë që kur kam dëgjuar per ty për herë të fundit. Shpresoj q çdo gjë është duke shkuar mirë.
Unë e di se është pak herët për të shkruar për një gjë të tillë pasi Krishtlindjet dhe Viti i Ri duan edhe nje muaj të vinë. Megjithese ti di më shumë gjëra rrreth meje, unë po të rikujtoj që gjate ketij viti kam qenë djalë shumë i mirë, kam bërë të gjitha detyrat e mia, kam marr nota të mira në shkollë, nuk zihem më me nënën time, kur ajo më thotë për të ngrënë mëngjes, para se të shkoj jashtë unë ulem dhe ha cte ketë. Për të patur fruta në kopshtin tim kam mbjellur vetë edhe një shalqi.
Arsyeja që unë po të shkruaj është sepse kam dëshirë të jem i pari për të rezervuar dhuratën time. Unë e di nga mami dhe babi im që për shkak të vështirësive ekonomike nuk mund të dhurosh shumë këtë vitë. Por unë nuk dua të jem edhe këtë vitë pa dhuratë. Si gjithmonë ne i kemi festuar Krishlindjet dhe Vitin e Ri në vende të ndryshme, dhe kjo jo për fajin tone, por për shkak se mami dhe babi duhet të punojnë dhe se sa herë ne kemi një shtëpi tonen vijnë disa njerëz të mëdhenj dhe na I prishin kështu që ne jemi të detyruar të levizim gjithandej. Kjo gjë nuk më ben mirë mua, sa herë na duhet të ndryshojmë shtepinë unë ndryshoj dhe shkollen, kam vështiresi me shokët e rinjë dhe me mësimet kështu që ngelë prapa. Për mamin dhe babin kjo gjë është edhe më e vështirë sepse i duhet të ndryshojnë dhe punën. Këtë vitë mami dhe babi kanë filluar një punë të re, mbledhin bidona plastikë dhe kartona nëpër qytet. Për t'i ndihmuar shkoj edhe unë.
Sërish unë dhe famijla ime rrezikojmë të jemi në qiell të hapur, sepse policët erdhën të na e prishin shtepinë dhe nuk kemi se ku të festojmë Krishtlindjen dhe Vitin e Ri. Babagjysh i dashur dhurata që unë kerkoj këtë vitë është vetëm të kem shtepinë time dhe familja ime dhe unë të jemi miq me xhaxhi policët që na vijnë për të na përzënë. Këtë vitë dua të jem në po të njejtën shkollë me të njejtit shokë. Babagjysh i dashur unë dhe familja ime do të jemi vërtetë shumë mirënjohës nëse këtë vitë përvec rrugës së re dhe rregulimeve të tjera na jep edhe një zgjidhje për shtëpine tone.
Të uroj punë të mbarë në përgatitjen e Krishtlindjeve dhe të Vitit te Ri
Me dashuri,
XXXX XXXXXXXXX

Friday, November 7, 2014
Hera e parë
Çfarë emocioni është kur prek diçka për herë të parë,
kontakti i parë fizik është gjithmonë një veçanti më vete se ka shumë mënyra për
ta përshkruar ashtu si ç’do individ mund ta ndjejë atë . Momentin e parë që e
pashë nuk ja kam hequr sytë për asnje motiv edhe pse për mua zgjati vetëm 1 orë
e 10 minuta .
Në televizor çfarë nuk sheh dhe dëgjon por për ta vërtetuar
se si është realiteti i asaj që shikojmë duhet provuar edhe pse në plan të parë duket e
rrezikshme por ky çast i shumë pritur erdhi, filloi të niste spektakli por që në
start fillova të mbahesha fort sepse ishte shumë e lëvizshme e cila ndonjëherë
dhe më trëmbte . Ndronte pozicione herë pas here, por frikën e përballoja duke
i buzëqeshur, pranë meje kisha dikë tjetër që po përjetonte emocione por që nuk i shprehte dhe nuk më fliste sikur të mos isha aty prezent madje ishte shumë serioz, mbase ai nuk e ka për herë të parë . Tek ne
mbizotëronte një heshtje ku mungonte dialogu midis nesh por vetëm zhurmat na
shqetësonte paksa .
Më pëlqeu shërbimi që kishte, për aq para sa u
shpenzua ia ka vlejtur . Erdhi momenti i ndarjes nga gjithë ai emocion i cili
do të ngelet në memorjen time për një kohë shumë të gjatë . Unë fillova të lëvizja
madje po nxitoja të shkoja tek porta e rradhës për të mos humbur avionin sepse kompania
Alitalia vertetë të dhuron emocione të papara .
O.SH
Thursday, October 30, 2014
Protesta e banorëve të Selitës (VIDEO)
Protesta nisi rreth orës 11:00 të ditës së djeshme përballë Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe për rreth 1 orë protestuesit thërrisnin slogane si dhe lexonin kërkesat e tyre, histori personale të lidhura me banesën ku jetojnë. Në protestë merrnin pjesë edhe shumë fëmijë të cilët tregonin vizatime të bëra prej tyre ku paraqitej shtëpia që rrezikon të shembet për shkak të ndërtimit të unazës. Pas rreth 1 ore stafi i Ministrisë pranoi që të ulej në bisedime me disa përfaqësues dhe nga bisedimet u kuptua se zgjidhja duhet të vijë nga Bashkia Tiranë ndërkohë që protestuesit kërkonin që institucionet të dilnin nga pozicionet e tyre të ngurta dhe të uleshin për të propozuar një zgjidhje të pranueshme dhe realiste. Pas bisedave me stafin e bashkisë u lajmërua që pak orë më vonë do të zhvillohej një takim në mjediset e Ministrisë së Zhvillimit Urban ku morën pjesë përfaqësuesit e protestës, një grup nga stafi i Bashkisë Tiranë dhe përfaqësues të stafit të Ministrisë së Zhvillimit Urban. Gjatë takimit përfaqësuesit e të dyja institucioneve ranë dakord që të punojnë për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për të parandaluar pasojat e renda që mund të vijnë nga dëbimi dhe humbja e banesës së dhjetra familjeve në zonën e Selites, Tiranë. Bashkia u angazhua që të shikojë mundësinë e paisjes së katër familjeve të cilat nuk kualifikohen për legalizim me një banese sociale, qiraja e të cilës do të subvencionohet nga buxheti i Ministrisë. Ndërsa për pjesën më të madhe të familjeve do të shikohet mundësia e gjetjes së një zgjidhje afatgjatë, për të cilën duhen pyetur institucionet përkatëse. Banoret e Selites mbeten ende në pritje të zgjidhjeve që do të ofrohen nga të dy institucionet. Një grup pune nga bashkia nisi që dje verifikimet në terren për të identifikuar banesat që vërtet preken nga plani i ndërtimit të Unazës së Madhe të Tiranës.
Kliko këtu për të parë videon
Saturday, October 25, 2014
Del nga rruga e Zotit Aktorja turke sulltanesha Hyrrem
Aktorja turke në profilin e saj në Facebook ka postuar një foto provokuese me të cilën ka befasuar gjithë fansat e saj me fotografinë e saj të zhveshur. Rrallë herë ndodh që të shfaqen vajzat e telenovelave turke duke pozuar nudo, madje në serialin "Sulltani" shumë pak skena erotike mund të ketë .
Subscribe to:
Posts (Atom)
5 Nëntori - Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Rome
Në vitin 2008, në Zagreb u mbajt një simpozium ndërkombëtar për standardizimin e gjuhës rome, ku u vendos që data 5 nëntor të njihej si di...
-
Në vitin 2008, në Zagreb u mbajt një simpozium ndërkombëtar për standardizimin e gjuhës rome, ku u vendos që data 5 nëntor të njihej si di...
-
Në mesin e Luftës së Ftohtë, në vitin 1971, udhëheqës Romë u mblodhën në Londër për të shpallur vetëvendosjen dhe unitetin ndërkombëtarë m...
-
Ndodh që midis miqve apo kolegëve mund të ketë xhelozi, por jo deri sa të arrij në dëmtimin e imazhit apo të krijojë konflikte familjare. ...

.jpg)