Friday, December 12, 2014

Dhurata e Kryeministrit me rastin e festave të fundvitit

Sa ftohtë që kisha, në fytyrën time përplaset i ftohti i cili ndeshet me ty pa të njoftuar fare nuk kisha veshur as xhup por vetëm një pulovër të hollë ku i ftohti depërton lehtë. Te këmbët po ndjeja një avull, i cili avash-avash po m’i ngurtëson këmbët por për t’i ngrohur i përplasja në tokë herë pas here. Duart nuk po i ndjeja më, s’kisha as dorashka.  Me kismet do t'i bëj një dhuratë vetes sime me rastin e Vitit të Ri kur të marr rrogën ... eh harrova unë jam i vetëpunësuar nuk kam rrogë.
Po nxitoja të kapja autobusin, për të shkuar në shtëpi për  t’u shplodhur se ishte një ditë e gjatë dhe e lodhshme duke shëtitur rrugët e Tiranës .  Mbërrij në stacionin që do të zbres, vazhdoj të nxitoj se isha i ngrirë dhe e vetmja  gjë që po mendoja ishte të shkoja në shtëpi.  Çudi të gjithë banorët nëpër lokale dhe madje bilardot ishin mbushur plot me burra dhe madje kishte aq shumë saqë prisnin radhë për të luajtur bilardo në mes të ftohtit. E çuditshmja tjetër ishte se lokali dhe bilardo ishin të ndriçuar ndërsa pjesa tjetër e zonës ishte e mbytur në errësirë . Çfarë po ndodhte vallë?
Si i hutuar po vrapoja në mes të errësirës as ndriçuesit nëpër rrugë nuk punonin, më në fund arrita me vështirësi pranë portës sime por ishte mbyllur . E shtyj portën me forcë dhe e hap por nuk gjej asnjë në shtëpi.
Më vonë mësoj që familja ime ka vajtur diku tjetër në një shtëpi me ndriçim dhe me ngrohje, mësoj gjithashtu që energjia elektrike u ndërpre sepse ne nuk paguajmë. Jo se nuk duam të paguajmë por nuk kemi me çfarë ta paguajmë atë energji elektrike, si mund të paguajë një familje që mbijeton me ndihmë ekonomike 25 mijë lekë të vjetra në muaj?!. Jemi në muajin dhjetor ku festat e fundvitit po afrojnë dita ditës dhe të gjithë përgatisin dhurata njëri-tjetrit dhe pritet që ta festojnë në praninë e shishes së verës dhe mishit të gjelit të detit . Ndërsa unë do e pres Vitin e Ri duke mbledhur hekurishte për  ta festuar në mënyrë modeste ose do të fle gjumë, do të pres derisa të shoh fishekzjarrët që ndriçojnë shtëpinë time të errët dhe do të shtrihem sërish dhe të ngrihem në mëngjes  sepse do të ketë shumë kanaçe dhe shishe plastike. Faleminderit Z. Edi Rama për dhuratën e Vitit të Ri, ne të bëmë kryeministër ndërsa ju na e shpërblyet me errësirën .    

Saturday, November 29, 2014

2500 shtëpiza përpara Kryeministrisë (VIDEO)



Në datën 24 Nëntor, rreth 2500 shtëpiza të vogla janë vendosur nga të rinjtë romë  përpara godinës së Kryeministrisë në shenjë proteste kundër prishjes së banesave në zonën e Selitës të prekura nga plani i ndertimit të Unazës së Madhe .  

''SHTEPIZEZA''

I dashur Babagjysh,
Shpresoj që letra ime të të gjejë mirë. Ka kalur kohë e gjatë që kur kam dëgjuar per ty për herë të fundit. Shpresoj q çdo gjë është duke shkuar mirë.
Unë e di se është pak herët për të shkruar për një gjë të tillë pasi Krishtlindjet dhe Viti i Ri duan edhe nje muaj të vinë. Megjithese ti di më shumë gjëra rrreth meje, unë po të rikujtoj që gjate ketij viti kam qenë djalë shumë i mirë, kam bërë të gjitha detyrat e mia, kam marr nota të mira në shkollë, nuk zihem më me nënën time, kur ajo më thotë për të ngrënë mëngjes, para se të shkoj jashtë unë ulem dhe ha cte ketë. Për të patur fruta në kopshtin tim kam mbjellur vetë edhe një shalqi.
Arsyeja që unë po të shkruaj është sepse kam dëshirë të jem i pari për të rezervuar dhuratën time. Unë e di nga mami dhe babi im që për shkak të vështirësive ekonomike nuk mund të dhurosh shumë këtë vitë. Por unë nuk dua të jem edhe këtë vitë pa dhuratë. Si gjithmonë ne i kemi festuar Krishlindjet dhe Vitin e Ri në vende të ndryshme, dhe kjo jo për fajin tone, por për shkak se mami dhe babi duhet të punojnë dhe se sa herë ne kemi një shtëpi tonen vijnë disa njerëz të mëdhenj dhe na I prishin kështu që ne jemi të detyruar të levizim gjithandej. Kjo gjë nuk më ben mirë mua, sa herë na duhet të ndryshojmë shtepinë unë ndryshoj dhe shkollen, kam vështiresi me shokët e rinjë dhe me mësimet kështu që ngelë prapa. Për mamin dhe babin kjo gjë është edhe më e vështirë sepse i duhet të ndryshojnë dhe punën. Këtë vitë mami dhe babi kanë filluar një punë të re, mbledhin bidona plastikë dhe kartona nëpër qytet. Për t'i ndihmuar shkoj edhe unë.
Sërish unë dhe famijla ime rrezikojmë të jemi në qiell të hapur, sepse policët erdhën të na e prishin shtepinë dhe nuk kemi se ku të festojmë Krishtlindjen dhe Vitin e Ri. Babagjysh i dashur dhurata që unë kerkoj këtë vitë është vetëm të kem shtepinë time dhe familja ime dhe unë të jemi miq me xhaxhi policët që na vijnë për të na përzënë. Këtë vitë dua të jem në po të njejtën shkollë me të njejtit shokë. Babagjysh i dashur unë dhe familja ime do të jemi vërtetë shumë mirënjohës nëse këtë vitë përvec rrugës së re dhe rregulimeve të tjera na jep edhe një zgjidhje për shtëpine tone.
Të uroj punë të mbarë në përgatitjen e Krishtlindjeve dhe të Vitit te Ri
Me dashuri,

XXXX XXXXXXXXX


Friday, November 7, 2014

Hera e parë

Çfarë emocioni është kur prek diçka për herë të parë, kontakti i parë fizik është gjithmonë një veçanti më vete se ka shumë mënyra për ta përshkruar ashtu si ç’do individ mund ta ndjejë atë . Momentin e parë që e pashë nuk ja kam hequr sytë për asnje motiv edhe pse për mua zgjati vetëm 1 orë e 10 minuta .

Në televizor çfarë nuk sheh dhe dëgjon por për ta vërtetuar se si është realiteti i asaj që shikojmë  duhet provuar edhe pse në plan të parë duket e rrezikshme por ky çast i shumë pritur erdhi, filloi të niste spektakli por që në start fillova të mbahesha fort sepse ishte shumë e lëvizshme e cila ndonjëherë dhe më trëmbte . Ndronte pozicione herë pas here, por frikën e përballoja duke i buzëqeshur, pranë meje kisha dikë tjetër që po përjetonte emocione por që nuk i shprehte dhe nuk më fliste sikur të mos isha aty prezent  madje  ishte shumë serioz,  mbase ai nuk e ka për herë të parë . Tek ne mbizotëronte një heshtje ku mungonte dialogu midis nesh por vetëm zhurmat na shqetësonte paksa .


Më pëlqeu shërbimi që kishte, për aq para sa u shpenzua ia ka vlejtur . Erdhi momenti i ndarjes nga gjithë ai emocion i cili do të ngelet në memorjen time për një kohë shumë të gjatë . Unë fillova të lëvizja madje po nxitoja të shkoja tek porta e rradhës  për të mos humbur avionin sepse kompania Alitalia vertetë të dhuron emocione të papara . 

O.SH 

Thursday, October 30, 2014

Protesta e banorëve të Selitës (VIDEO)

Në zonën e Selitës që preket drejtpërdrejt nga rregullimi projekti i Unazës së Madhe, ekzistojnë tre tipologji objektesh banimi për nga statusi ligjor. Banesa të cilat disponojnë certifikata pronësie, e për rrjedhojë gëzojnë mbrojtjen dhe sigurinë e nevojshme për një proces shpronësimi dhe kompensimi. Banesa të cilat janë në proces legalizimi, dhe që përbëjnë shumicën dërrmuese të objekteve që preken. Sipas ligjit Nr. 9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar. Procesi i legalizimit për këto banesa është pezulluar me arsyetimin se nuk mund të legalizohen objekte brenda një sipërfaqe gjeografike që do t’i nënshtrohet planeve urbane. Në një numër më të vogël, rreth 3-4 objekte, nuk klasifikohen si banesa sepse ligji i cituar më lart njeh si banesa vetëm objektet e tipit karabina. Duke përjashtuar nga kjo kategori banesat e llojit baraka, rrjedhimisht dhe mbrojtjen e familjeve që gjenden në këtë situatë. Shumica e familjeve të prekura, jetojnë në kushte të vështira ekonomike sepse e sigurojnë jetesën përmes punës informale dhe si rrjedhojë të ardhurat janë të pamjaftueshme dhe të paqëndrueshme. Në mënyrë të veçantë shumica e familjeve rome mbajnë frymën gjallë me mbledhjen e mbetjeve të riciklueshme. Përveç gjendjes së rëndë ekonomike edhe kushtet e banesave në të cilat jetojnë shpeshherë nuk plotësojnë as kushtet më minimale, pasi janë të pamjaftueshme fizikisht dhe në to banojnë disa kurora. “Jemi qytetarë Shqiptarë dhe megjithëse të varfër duhet të gëzojmë të drejta të plota dhe të barabarta, meritojmë të trajtohemi si gjithë të tjerët me respekt dhe dinjitet! Kemi nevojë për një qasje të re dhe serioze ndaj hallit tonë, pasi “Programet Sociale të Strehimit”, të përpunuara nga makineria e ftohtë burokratike nuk janë të aksesueshme nga hallexhinjtë e vërtetë për shkak të kritereve të pamundura për t’u përmbushur”, u shprehën disa prej banorëve që morën pjesë në protestë. 

Protesta nisi rreth orës 11:00 të ditës së djeshme përballë Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe për rreth 1 orë protestuesit thërrisnin slogane si dhe lexonin kërkesat e tyre, histori personale të lidhura me banesën ku jetojnë. Në protestë merrnin pjesë edhe shumë fëmijë të cilët tregonin vizatime të bëra prej tyre ku paraqitej shtëpia që rrezikon të shembet për shkak të ndërtimit të unazës. Pas rreth 1 ore stafi i Ministrisë pranoi që të ulej në bisedime me disa përfaqësues dhe nga bisedimet u kuptua se zgjidhja duhet të vijë nga Bashkia Tiranë ndërkohë që protestuesit kërkonin që institucionet të dilnin nga pozicionet e tyre të ngurta dhe të uleshin për të propozuar një zgjidhje të pranueshme dhe realiste. Pas bisedave me stafin e bashkisë u lajmërua që pak orë më vonë do të zhvillohej një takim në mjediset e Ministrisë së Zhvillimit Urban ku morën pjesë përfaqësuesit e protestës, një grup nga stafi i Bashkisë Tiranë dhe përfaqësues të stafit të Ministrisë së Zhvillimit Urban. Gjatë takimit përfaqësuesit e të dyja institucioneve ranë dakord që të punojnë për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për të parandaluar pasojat e renda që mund të vijnë nga dëbimi dhe humbja e banesës së dhjetra familjeve në zonën e Selites, Tiranë. Bashkia u angazhua që të shikojë mundësinë e paisjes së katër familjeve të cilat nuk kualifikohen për legalizim me një banese sociale, qiraja e të cilës do të subvencionohet nga buxheti i Ministrisë. Ndërsa për pjesën më të madhe të familjeve do të shikohet mundësia e gjetjes së një zgjidhje afatgjatë, për të cilën duhen pyetur institucionet përkatëse. Banoret e Selites mbeten ende në pritje të zgjidhjeve që do të ofrohen nga të dy institucionet. Një grup pune nga bashkia nisi që dje verifikimet në terren për të identifikuar banesat që vërtet preken nga plani i ndërtimit të Unazës së Madhe të Tiranës.


Kliko këtu për të parë videon


Saturday, October 25, 2014

Del nga rruga e Zotit Aktorja turke sulltanesha Hyrrem

Aktorja e bukur turke Meryem Uzerli ose e njohur si sulltanesha Hyrrem në në serialin “Sulltani” shfaqet për herë të parë nudo në sytë e publikut. Këtë foto ajo e ka ndarë me fansat e saj në rrjetin social facebook . 
Aktorja turke në profilin e saj në Facebook ka postuar një foto provokuese me të cilën ka befasuar gjithë fansat e saj me fotografinë e saj të zhveshur.  Rrallë herë ndodh që të shfaqen vajzat e telenovelave turke duke pozuar nudo, madje në serialin "Sulltani" shumë pak skena erotike mund të ketë . 

Thursday, October 16, 2014

Seldi Qalliu dhuratë për tifozët kuq e zi (VIDEO)

Situata që u krijua në stadiumin e Beogradit ka prekur shumë qytetarë nga dhuna që shkaktuan huliganët ose më sakte “hienat” që hynë me forcë në stadium, dhe qindra forca policie që ishin të pranishëm për sigurimin e ndeshjes   nuk mundën t’i parandalonin . Shumë përdorues që kanë akses në internet kanë reaguar nëpërmjet facebooku-t duke firmosur peticion ose duke komentuar në Website-t të rëndësishme si UEFA, BBC apo CNN  për ti sqaruar se dhuna erdhi nga vetë Serbët , disa të tjerë e kanë menduar ndryshe, Seldi Qalliu sëbashku me kolegët e tij ne studion e Alban Furtunës krijuan një këngë patriotike në momentin kur ndeshja sapo ishte pezulluar dhe djemtë menduan të mbrojnë ngjyrat Kuq e Zi nëpërmjet aritit të muzikës . 

CNN: Ja kush do ta fitojë takimin

Analisti kryesor i CNN-it ka deklaruar për medait se Shqipëria do të fitojë takimin ndaj Serbisë në tavolinë, me rezultatin  0-3 .
Në bazë të njohurive të mëdha që ka për futbollin dhe rregullat e Uefas, analisti I CNN-it ka deklaruar për mediat, se Shqipëria do të jetë skuadra që do ta fitojë takimin në tavoline, me rezultatin  0-3 .
Sipas tij, të gjithë e kanë parë se çfarë ndodhi në takimin e mbrëmshëm dhe se çfarë kanë bërë huliganët serbë . 

5 Nëntori - Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Rome

  Në vitin 2008, në Zagreb u mbajt një simpozium ndërkombëtar për standardizimin e gjuhës rome, ku u vendos që data 5 nëntor të njihej si di...