Pasi flamuri Rom, ka tre ngjyra ku ngjyra blu simbolizon qiellin, ndërsa
jeshilja përfaqëson tokën dhe të korrat. Flamuri mban gjithashtu një rrotë të
kuqe (chakra) në kujtim të origjinës indiane të Romëve, e cila simbolizon
zjarrin, lëvizjen dhe progresin. Ende nuk dihet nëse Megi ka ndonjë lidhje
me komunitetin Rom dhe kjo mbetet për t’u zbuluar, dhe tjetra është se ngjyra e
vetme që i mungon Megit në veshje është e kuqe, ose e ka ngjyrën por nuk ia
tregon publikut.
Sunday, December 13, 2020
MEGI POJANI E VESHUR ME NGJYRAT E FLAMURIT TË KOMUNITETIT ROM ?
Wednesday, December 9, 2020
A duhet të njihet formalisht nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale roli dhe veprimtaria e mediatorit të shëndetit?
Projekte të zbatuara nga
organizata të ndryshme me fokus punën dhe përfshirjen e grupeve të
margjinalizuara me fokus të posaçëm mediatorin komunitar apo të shëndetit, kanë
nisur që herët nga viti 2011 në
Shqipëri. Disa breza të rinjsh, të rejash edhe të rriturish janë trajnuar rreth
rolit, detyrave, dhe kontributit të mediatorit si urë lidhëse ndërmjet
komunitetit dhe institucioneve. Së fundmi, gjatë valës së parë të pandemisë ku
e gjithë vëmendje dhe përpjekjet ishin të përqendruara për t'i ardhur në ndihmë
qytetarëve, dy organizata kanë mbështetur punën e mediatorit të shëndetit për
të lehtësuar marrjen e shërbimeve nga komuniteti rom dhe egjiptian.
Organizata, ALBANIAN COMMUNITY
ASSIST (ACA) ka trajnuar të rijnë Rom dhe Egjiptianë që para valës së parë të
pandemisë, dhe kanë organizuar takime ndërgjegjësuese në terren për tema të
ndjeshme dhe me interes për publikun rom dhe egjiptian. Ndërsa, gjatë
pandemisë, janë organizuar disa takime në Elbasan, Berat, Fier, dhe në qytete
të tjera. Vetëm në Elbasan janë informuar rreth 111 Romë dhe Egjiptianë janë
informuar rreth masave paraprake Anti-Covid.
Një tjetër organizatë, Roma Versitas
Albania, ka ngritur dhe organizuar një platformë me mediatorë shëndetësor të
cilët kanë operuar virtualisht për të lehtësuar efektet e pafavorshme të
COVID-19. Mediatorët e shëndetit, me profil në mjekësi, kanë lehtësuar përmes
telefonit me këshilla praktike gjatë situatës së pandemisë. Sipas të dhënave të
Roma Versitas Albania, janë asistuar rreth 419 Rome dhe Egjiptianë, dhe më
shumë se 50 raste kanë marrë shërbim të drejtpërdrejtë për të shmangur daljen
nga banesa.
Në intervistat e zhvilluara me dy
nga Mediatorët e shëndetit kanë reflektuar mbi punën dhe angazhimin e tyre në këtë
periudhë. Sipas tyre, roli i mediatorit të shëndetit i ka ardhur në ndihma
qindra individëve të gjitha moshave të cilat e kanë parë si një pikë
mbështetjeje.
1.
Ju jeni angazhuar si mediatore e shëndetit, si u betë
pjese e kësaj inisjative dhe cili ka qene roli juaj?
Esmeralda. D: Kam studiuar
mjekësi, dhe jam bërë pjesë e platformës së mediatorëve të shëndetit duke
aplikuar në një thirrje të shpallur nga një organizatë.
Suada. M: Jam bërë pjesë e këtij
grupi pasi aplikova në thirrjen që shpalli organizata Roma Versitas Albania. Ka
qenë eksperiencë e bukur dhe e vlefshme
e për mua.
2. Si është
zhvilluar puna si mediatore e shëndetit, sa raste keni lehtësuar dhe në çfarë
forme (ndihme nga telefoni, në terren, në Chat)
Esmeralda. D: Ka pasur raste të
shumta jo vetëm lidhur me pandeminë por dhe raste të tjera që kanë kërkuar shërbim
shëndetësor. Janë asistuar nëpërmjet telefonit, dhe takimeve në terren.
Suada. M: Puna si mediatore shëndeti
është zhvilluar në terren ku kam shërbyer tek familjet e Rome dhe Egjiptiane në
kombinat. Por, më shumë jam angazhuar përmes telefonit ku kam identifikuar vetëm
dy raste me Covid-19.
3. Si do ta përshkruaje
situatën ekonomike dhe shëndetësore të komuniteteve Rome dhe Egjiptiane gjatë
pandemisë, veçanërisht në kohën e izolimit.
Esmeralda. D: Situata ekonomike
dhe shëndetësore ka qenë shumë e vështirë sepse kushtet e jetesës I bën më të
rrezikuar ndaj virusit. Një ndër faktorët janë kushtet në infrastrukturë dhe
higjeno-sanitare.
Suada. M: Do ta përshkruaja me një
fjali të thjeshtë, janë të harruar nga të gjithë. Kanë kaluar, dhe po e përjetojnë ende një
situatë të vështirë për shkak të papunësisë, dhe varfërisë së thellë. Fëmijët
dhe gratë kanë nevojë për shërbime mjekësore të specializuara, por nuk kanë
mundësi financiare.
4. A mendoni
se roli i mediatorit të shëndetit ka qenë i nevojshëm, dhe a ka sjellë
rezultatet e pritura?
Esmeralda. D: Po, besoj se roli i
mediatorit ka qenë i nevojshëm dhe ka sjellë rezultatet e pritura në komunitet në aspektin e shëndetësisë në këtë
kohë pandemie.
Suada. M: Mediatori i shëndetit
luan një rol të rëndësishëm tek komuniteti pasi atyre mund t’i hapet dyer të
cilët janë përplasur në fytyrë anëtarëve të komunitetit për shkak të përkatësisë
etnike.
5. Si e shihni
në vazhdim rolin e mediatorit të shëndetit gjatë valës së dytë të pandemisë, a është
e nevojshme shtrirja e saj?
Esmeralda. D: Besoj se roli i
mediatorit të shëndetit duhet të ketë vazhdimësi, sepse situata është po njësojë
ose dhe më e rënduar se më parë.
Suada. M: Rolin e mediatorit e
shoh të rëndësishëm duke pasur frikën edhe të një izolimi tjetër. Mediatori
mund të jetë personi qe mund t’i hape një dritare për në sistemin e shëndetësisë.
6. Cili është
mesazhi juaj për komunitetet gjatë kësaj periudhe të dytë të pandemisë?
Esmeralda. D: Të ruajmë veten dhe
të tjerët!
Suada. M: Nga rastet që po shoh përditë
në rutinën time të punës, situata duhet të merret seriozisht. Mos krijoni
grumbullime, mbroni fëmijët dhe familjet tuaja.
7. Cfarë
mesazhi keni për institucionin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes
Sociale?
Esmeralda. D: Si pjesë e fushës së
shëndetësisë e ndjej si detyrim njerëzor për komunitetin Rom dhe atë Egjiptian,
që Mediatorët e shëndetit të jenë koherentë me atë çka ndodh në këto komunitete
sepse kanë shumë mungesa ekonomike dhe sociale. Kushtet janë jo të favorshme në
këtë kohë pandemie prandaj është e nevojshme mediatorëve të shëndetit si ura
lidhëse midis komunitetit dhe institucioneve shëndetësore që t’i vijmë sado pak në ndihmë qe t’ia lehtësojmë
menaxhimin e situatës.
Suada. M: Ministrisë së Shëndetësisë
dhe Mbrojtjes Sociale i bëj thirrje që përmes institucioneve të saj, të kryejë
vizita në terren, të identifikojë kushtet e jetesës së familjeve në aspektin e
kushteve higjeno-sanitare, dhe sipas rastit të kryejë dezinfektimin e mjedisit
ku jetojnë.
Monday, December 7, 2020
SITUATA E ROMËVE GJATË PANDEMISË – INTERVISTË ME MANJOLA VEIZI-N, DREJTUESE E QENDRËS PËR TË DREJTAT E GRUAS ROME
Më 8 mars 2020, Shqipëria konfirmoi dy rastet e para me
Koronavirus, babë e bir, të cilët kishin ardhur në vend nga Firence. Qeveria
ndaloi të gjitha fluturimet dhe tragetet që vinin nga zona veriore e Italisë
deri më 3 prill. Më 15 mars, Shqipëria mbylli të gjitha kufijtë e saj tokë deri
në njoftimin e mëtejshëm, duke të ndaluar të gjithë udhëtimet nga Mali i Zi,
Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Institucionet arsimore u urdhëruan të
përgatiten për dhënien e mësimeve online. Të gjitha operacionet fizike të
qeverisë përveç veprimtarive thelbësore u mbyllën, dhe nëpunësit civilë u
urdhëruan të ofrojnë shërbimet online.
Kjo situatë e papritur dhe jo zakonshme për të gjithë, pati efekte me negative tek familjet e varfëra e të papuna Rome, të cilët duke e përballur jetën nëpërmjet punëve të rëndomta rastësore apo mbledhjes së materialeve të riciklueshme, u përballën me mungesën e ushqimit bazë dhe mbijetesa e tyre u vu në rrezik. Të gjendur në këto kushte romët në qytete të ndryshme u ngritën në protesta gjatë periudhën e izolimit duke u kërkuar autoriteteve shqiptare për tu përfshirë në paketat ekonomike të mbështetjes. Për situatën e Romëve, më poshtë mund të lexoni intervistën me znj. Manjola Veizi.
Në kohën e pandemisë
Covid-19, kur të gjithë ishim të izoluar, Romët lëshuan apel për ndihmë nga të
4-ta anët e Shqipërisë, cili ka qënë kontributi juaj në këtë rast si drejtuese
e organizatës Qendra për të Drejtat e Gruas Rome?
Sapo u vumë në dijeni që shumë familje rome po përballeshin
me mungesë të ushqimit, i tërë stafi i Qendra për të Drejtat e Gruas Rome
(QDGR) u vumë në lëvizje për tu ardhur në ndihmë me sa të mundnim. Dërguam
disa shkresa institucioneve vendore dhe qëndrore duke u paraqitur
situatën dhe kërkuar që të marrin
menjëherë masa për të siguruar ushqim dhe baza higjenike të nevojshme për
familjet e varfëra rome dhe egjiptiane. Njëkohësisht u bëmë thirrje për ndihmë
dhe organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë Delegacionin e BE-së në Shqipëri, OSCE, UNICEF,etj . Fatmirësisht disa nga
organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare reaguan pozitivisht përkundrejt
thirrjes tonë dhe ofruan ndihmë nëpermjet nesh apo strukturave të tyre. Stafi i Prezencës së OSCE- së
në Shqipëri na kontaktoi menjëherë dhe na komunikoi se vetë ambasadori
ishte perfshirë direkt në këtë cështje dhe u kish komunikuar strukturave eprore
në Vjenë situatën duke kërkuar ndërhyrje për të adresuar situatën. Madje
ambasadori bashkë me disa punonjës të OSCE-së ofruan nga të ardhurat e tyre
personale dhe siguruan disa paketa ushqimore për disa nga familjet e varfëra.
2. Cila ka qënë
nevoja më e madhe për komunitetin Rom dhe Egjiptjan ? Sa familje R & E kanë
përfituar nga donacionet tuaja ?
Nevoja më e madhe në ato kohë për komunitetin ishte baza
ushqimore dhe pajisjet higjenike, të dyja jetike po të konsiderojmë dhe
rrezikun e shtuar për tu infektuar nga covid-19. Kontaktuam menjëherë me
mbeshtetësit e qendrës tone dhe kërkuam mundësine e rialokimit të disa fondeve
në sigurimin e paketave ushqimore dhe higjenike për familjet e varfëra. Me mbështetjen e “Qendrës Europiane për të
Drejtat e Romëve”, “Kryqit të Kuq
Shqiptar”, “World Vizion” dhe “Të ndryshëm dhe të Barabartë” siguruam dhe shpërndamë rreth 700 paketa
ushqimore në Tiranë, Korcë, Fier dhe Shkodër. U jemi shumë mirënjohës
mbështetësve tanë pasi mbështetja e tyre në atë kohë ishte vërtet jetike. Nga
sa na është komunikuar nga shumica e përfituesve por dhe nga cka kemi mundur të
vëzhgojme dhe vetë, në disa zona paketat
e ofruara nga ne apo organizata të tjera kanë qenë të vetmet ushqime për romët. Fatkeqësisht në atë kohë
nevoje mbështetja nga shteti mungoi për shumicën e familjeve rome dhe
egjiptiane të kategorisë së përmendur më lart. Dhe ato familje që rezultuan
gjatë kohës së pandemisë përfitues të ndihmës ekonomike dhe përfituan
mbështetje me paketa ushqimore bazë nga strukturat e qeverisjes vendore ,
pohuan se kishin marrë vetëm një paketë
në sasi të paktë e cila nuk plotësonte aspak nevojat e tyre. Kjo solli si
pasojë që shumë nga individët që fitonin
të ardhurat nëpërmjet riciklimit të
thyenin rregullat e izolimit e të dilnin “ne pune”, duke vënë shëndetin e tyre
në rrezik .
3. Si ka qënë
bashkpunimi me institucionet, keni patur marreveshje me njëra-tjetrën ?
4. Po përsa i përket
organizatave rome, keni patur bashkpunime me njëra-tjetrën ?
Bashkëpunimi me organizatat rome ka qenë shumë i mirë. QDGR
bashkëpunoi me organizatat që operojnë në Tiranë, Korcë, në Fier dhe në
Shkodër, të cilat identifikuan familjet në nevojë. Në komunikim të vazhdueshëm
me njeri tjetrin nëpërmjet platformave
online apo gjatë takimeve në terren, koordinuam veprimet tona dhe
identikuam familjet që nuk ishin
asistuar nga asnjëri nga ne deri në atë kohë.
5. Si është situata e romëve tani pas
pandemisë, ka patur përmirësime ?
Po të bëjmë krahasim me periudhën e izolimit , mund të them
se aktualisht është më mirë pasi tani ata kanë mundësi të dalin dhe sigurojnë
sadopak ushqim në tryezat e tyre. Por në
qoftë se do ta krahasonim me pjesën para pandemisë situata është shumë më keq
pasi shumë biznese janë mbyllur. Kjo ka ndikuar në uljen e kërkesës për punë krahu
, punë në pastrim, apo sektorë të tjerë
të punësimit afatshkurter/informal - punë në të cilat romët dhe egjiptianët
kanë më shumë mundësi për tu angazhuar. Mbyllja e kufijve gjithashtu dëmtoi ato
familje që siguronin të ardhurat nëpërmjet punës sezonale në vendet fqinje.
Pandemia e zhyti më shumë në varfëri
komunitetin rom dhe egjiptian.
6. Mendon se orari
22:00 – 06:00 i vendosur nga qeveria për të mos të lëvizur, pengon komunitetin
Rom dhe Egjiptjan për të punuar ?
Orari i vendosur tani ndikon në një mënyre jo propocionale komunitetin rom/egjiptian pasikufizon punën e individëve që merren me riciklimin. Shumica e tyre dalin “për punë” gjatë këtij orari. Respektojmë cdo masë të miratuar nga qeveria për mbrojtjen e shëndetit publik por besoj se cdo kufizim duhet të shoqerohet me ofrimin e ndihmës për personat që preken.
7. A dini raste nga komuniteti Rom apo
Egjiptjan, të cilët janë prekuar nga covid-19 ?
Ka filluar të prekë komunitetin, por shifrat janë shumë
minimale dhe jo shumë shqetësuese për momentin. Gjatë gjithë kësaj kohe që nga
fillimi i pandemisë stafi jonë ka ndërgjegjësuar vazhdimisht gratë dhe vajzat
rome vecanërisht për masat që duhet të ndërmarin për tu mbrojtur nga virusi. Me
ndihmën e një projekti financuar nga UN Ëomen kemi siguruar maska dhe paketa të
vogla higjenike për përfituesit e aktiviteteve tona.
Weekly News/O. Sherifi
Wednesday, July 22, 2020
Serban Ghenea - inxhinieri i muzikës më i mirë në botë !
Në ditët e sotme, flitet për muzikë të përsosur por janë shumë pak inxhinierë të kësaj fushë të cilët punojnë në studio për orë të tëra madje dhe prodhimin nuk e nxjerrin 100 % “sound” perfekt.
Kompozitori Alfred Sula dhe asistenti i tij Adi Rama të cilët janë autor të shumë hiteve të këngëve shqiptare, kanë vite që monitorojnë inxhinierin e muzikës Serban Ghenea. Shpresojmë që në Shqipëri të kemi një inxhinier i cili di mirë të pastrojë mikrobet që ndodhen në këngët shqiptare.
Lista me disa nga këngëtarët me cilët ka punuar inxhinjeri i muzikës Serban Ghena :
Ariana Grande: Be alright, My everything, Focus, Dangerous women
Monday, June 29, 2020
Kush ka më shumë subscribe nga këngëtarët shqiptarë ?
- Noizy – 1.1 Milion
- Enca – 933 K
- Elvana Gjata 505 K
- Flori Mumajesi 397 K
- Mandi Mustafa – 326 K
- Alban Skenderaj 298 K
- Sergio – 290 K
- Xhensila Myrtezaj – 199 K
- Arilena Ara – 146 K
- Stresi – 143 K
- Varrosi 131 K
- Eri Qerimi – 127 K
- Ronela Hajati – 112 K
- Don Phenom 93.3 K
- B2N 91.4 K
- Young Zerka – 91.3 K
- Finem 76 K
- West Side Family – 63.4 K
- Stine – 58.6 K
- Samanta – 52 . 2 K
Tuesday, January 14, 2020
Ilir Xhambazi : Muzika është në zemrën time !
Më lejoni t’ju prezantoj me një artist shqiptar, i cili
njihet kudo në shqipëri për muzikën e tij që luan dhe për mjeshtrinë që ka ndaj
instrumentit të klarinetës.
“Liri vogël” nuk e ka ndërprerë muzikën, dhe pas përfundimit
të ushtrisë, e kontakton një profesor nga Franca Marcel Corthiade i cili krijoi
grupin muzikor Romano Dives(Dita Rome). Pasi ishte krijuar i gjithë grupi, ata
regjistruan albumin e tyre të parë në vitin 1994, dhe në atë kohë këngët Rome
filluan të dëgjoheshin kudo. Duke qënë se ishin grupi i parë Rom muzikor në
Shqipëri, ne Evropë shfaqën interes për t’i dëgjuar dhe filluan ftesat për të
zhvilluar koncerte. Koncerti i parë ishte në Francë në vitin 1996, në Paris, në
një sallë Opera. Në këtë qytet, kanë qënë
8 herë si grup duke realizuar turne në salla të ndryshme për rreth Parisit.
Gjatë kësaj kohe, si grup kanë udhëtuar duke realizuar koncerte në shumë shtete,
si Ceki, Itali, Hungari, Gjermani, Greqi, Turqi dhe Maqedoni. Monday, December 9, 2019
Projekti “NO-MADS- Think green” vjen në Shqipëri !
Keyboard News
5 Nëntori - Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Rome
Në vitin 2008, në Zagreb u mbajt një simpozium ndërkombëtar për standardizimin e gjuhës rome, ku u vendos që data 5 nëntor të njihej si di...
-
Në vitin 2008, në Zagreb u mbajt një simpozium ndërkombëtar për standardizimin e gjuhës rome, ku u vendos që data 5 nëntor të njihej si di...
-
Në mesin e Luftës së Ftohtë, në vitin 1971, udhëheqës Romë u mblodhën në Londër për të shpallur vetëvendosjen dhe unitetin ndërkombëtarë m...
-
Ndodh që midis miqve apo kolegëve mund të ketë xhelozi, por jo deri sa të arrij në dëmtimin e imazhit apo të krijojë konflikte familjare. ...















