Drejtësia vihet në vend! European Roma Right Center ka dërguar çështjen për ndarje racore në shkollën Naim Frashëri
në Korçë drejtpërdrejt në Gjykatën Evropiane në dy aplikime: një i dorëzuar
në tetor 2017 dhe një tjetër në gusht 2019 duke u ankuar se ndarja e shkollës
ishte diskriminim në kundërshtim me Protokollin nr. 12 të Konventës Evropiane
për të Drejtat e Njeriut. Familjet nga pakicat Rome dhe Egjiptiane kanë fituar
një çështje përpara Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut e cila
potencialisht do të krijojë një precedent kundër qeverisë Shqiptare lidhur me
segregimin për shkak të racës në shkollën Naim Frashëri në Korçë.
Sipas akt-gjykimit, qeveria shqiptare duhet të marrë masa për ndarjen e
shkollës si dhe të paguajë dëmshpërblim prej 4500 euro për familje. Familjet u
përfaqësuan nga Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve (ERRC) e cila e çoi
çështjen drejtpërdrejt në Strasburg, duke kaluar gjykatat kombëtare, pasi
autoritetet dështuan në ndarjen e shkollës.
Gjykata konstatoi se Shqipëria kishte shkelur nenin 1, Protokollin nr. 12
të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut duke dështuar në zbatimin e
masave të shpejta dhe gjithëpërfshirëse të desegregimit në shkollën fillore që
ndiqnin fëmijët romë dhe egjiptianë.
Vendimi përsëriti nenin 46 të Konventës, i cili vendos një detyrim ligjor
për Shqipërinë për t'i dhënë fund shkeljes së konstatuar nga Gjykata (në këtë
rast, ndarjen diskriminuese të shkollave) dhe të sigurojë dëmshpërblim sa më
shumë që të jetë e mundur për ata që preken nga diskriminimi. Qeveria ka tre
muaj kohë për të paguar dëmet prej 22,500 € plus taksat për familjet e prekura.
Një rol të rëndësishëm ka patur dhe znj. Manjola Veizi (konsulente ligjore)
e cila shprehet në rrjetin e saj facebook “Segregimi në arsimin e fëmijëve romë
dhe egjiptianë është shkelje e të drejtave të njeriut. Të gjithë duhet të jenë
të vetëdijshëm për këtë dhe të bëjnë përpjekje për ta ndalur një herë e
përgjithmonë! Jam krenare për nënat Rome dhe Egjiptjane që ngritën zërin e tyre
për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve dhe shumë falenderuese ndaj ekipit ligjor
nga ERRC për mbështetjen e tyre!”