Tuesday, May 31, 2022

Del vendimi nga Gjykata Evropiane për segregimin e fëmijëve për shkak të racës në shkollën Naim Frashëri

Drejtësia vihet në vend! European Roma Right Center ka dërguar çështjen për ndarje racore në shkollën Naim Frashëri në Korçë drejtpërdrejt në Gjykatën Evropiane në dy aplikime: një i dorëzuar në tetor 2017 dhe një tjetër në gusht 2019 duke u ankuar se ndarja e shkollës ishte diskriminim në kundërshtim me Protokollin nr. 12 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Familjet nga pakicat Rome dhe Egjiptiane kanë fituar një çështje përpara Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut e cila potencialisht do të krijojë një precedent kundër qeverisë Shqiptare lidhur me segregimin për shkak të racës në shkollën Naim Frashëri në Korçë.

Sipas akt-gjykimit, qeveria shqiptare duhet të marrë masa për ndarjen e shkollës si dhe të paguajë dëmshpërblim prej 4500 euro për familje. Familjet u përfaqësuan nga Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve (ERRC) e cila e çoi çështjen drejtpërdrejt në Strasburg, duke kaluar gjykatat kombëtare, pasi autoritetet dështuan në ndarjen e shkollës.

Gjykata konstatoi se Shqipëria kishte shkelur nenin 1, Protokollin nr. 12 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut duke dështuar në zbatimin e masave të shpejta dhe gjithëpërfshirëse të desegregimit në shkollën fillore që ndiqnin fëmijët romë dhe egjiptianë.

Vendimi përsëriti nenin 46 të Konventës, i cili vendos një detyrim ligjor për Shqipërinë për t'i dhënë fund shkeljes së konstatuar nga Gjykata (në këtë rast, ndarjen diskriminuese të shkollave) dhe të sigurojë dëmshpërblim sa më shumë që të jetë e mundur për ata që preken nga diskriminimi. Qeveria ka tre muaj kohë për të paguar dëmet prej 22,500 € plus taksat për familjet e prekura.

Një rol të rëndësishëm ka patur dhe znj. Manjola Veizi (konsulente ligjore) e cila shprehet në rrjetin e saj facebook “Segregimi në arsimin e fëmijëve romë dhe egjiptianë është shkelje e të drejtave të njeriut. Të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë dhe të bëjnë përpjekje për ta ndalur një herë e përgjithmonë! Jam krenare për nënat Rome dhe Egjiptjane që ngritën zërin e tyre për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve dhe shumë falenderuese ndaj ekipit ligjor nga ERRC për mbështetjen e tyre!” 

No comments:

Post a Comment

Premiera e filmit “Our Roma Heroine” në ambjentet e Kongresit Rinor Kombëtar

Tashmë pas disa ditësh pritje u shfaq filmi me metrazh të shkurtër “Our Roma Heroine.” Grupi Our Roma Hero, të cilët janë shpallur fitues në...