Shpërthimi i pandemisë në fillim të 2020 solli gradualisht mbylljen e vendit. Komuniteti Rom nxori apel për ndihmë në të katër anët e Shqipërisë. Cili ka qenë kontributi juaj si individ dhe si organizatë?
Që në javën e parë ishte vënë re një mungesë dhe nevojë për ushqime dhe dezinfektantë, pothuajse nga të gjithë. Ajo që bëmë menjëherë, si organizatë, ishte konstatimi i nevojave të studentëve tanë, ndërsa si individ nën cilësinë e Nën-Kryetarit të Këshillit Bashkiak Rrogozhinë në bashkëpunim me biznese të ndryshme bëra si që familjet Rome dhe Egjiptiane të Rrogozhinës të kishin mbështetje me pako ushqimore.
2. Çfarë ka qenë nevoja më emergjente për komunitetin, dhe sa familje kanë përfituar mbështetje nga organizata juaj?
Siç përmenda në pyetjen e parë, nevoja emergjente ishte ushqimi. Në lidhje me këtë si RVA ndërmorëm masa për mbështetjen e përfituesve të programeve tonë me kalimin paraprak të bursës në vlerën e njëjtë ose më shumë se sa një pako ushqimore, ku 30 nxënës të shkollave të mesme si dhe 10 studentë përfituan bursën, ndërsa mbi 40 studentë të tjerë pakot ushqimore.
Gjithashtu në të njëjtën kohë, nga një vendqëndrim Rom i njohur si Fshati Rom/Drizë u vumë në dijeni që shumë familje kishin mbetur pothuajse me “0” mbështetje si dhe me asnjë gjë për të ngrënë.
Nën këtë informacion ndërmorëm masa të mbështesnim afro 70 familje, pasi aq ishte mundësia financiare e organizatës sonë si dhe për të arrirë shtrirjen e kësaj nisme mbështetëse bëmë thirrje organizatave të tjera si dhe çdokujt që në një situatë të tillë të mund ti vinte në ndihmë familjeve në nevojë.
3. A keni pasur bashkëpunim me institucionet në nivel vendor? Si keni mbështetur aksionet e njëra-tjetrës?
Në fakt jam munduar personalisht
të kontaktoja me Bashkinë e Fierit për të parë se si mund të koordinoheshim për
ti ardhur në ndihmë familjeve Rome në Drizë, por ka qenë e pamundur.
Ndërkohë me Bashkinë e Rrogozhinës ka qenë e vazhdueshme dhe gjithmonë e disponueshme në gjetjen e alternativave për t’i ndihmuar familjet Rome dhe Egjiptiane.
4. Po me organizata të tjera Rome, keni bashkëpunuar?
Në situata të tilla, bashkëpunimi
është kyç. Në fakt, kemi bashkëpunuar si që në mbështetjen me pako ushqimore të
mos kishim mbivendosje si dhe të përdornim jo vetëm financat e organizatave
tona, por edhe lidhjet dhe komunikimet me partnerë e donatorë.
Këtu mund të përmend edhe bashkëpunimin me 6 organizata për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve, nxënësve dhe studentëve gjatë kohës post-karantinë.
5. A keni vënë re ndryshime në jetesën e komunitetit rom pas valës së parë të pandemisë, duke filluar nga shtatori deri më tani?
Situata e pandemisë bëri si që e gjithë ekonomia botërore të përulet dhe më të ndikuarit kanë qenë dhe janë familjet më në nevojë, siç janë ato Rome. Këtu duhet të kemi parasysh problematikat që kanë qenë para pandemisë dhe në situatë pandemie ata janë shumëfishuar. Me pak fjalë, nuk duhet një filozofi apo matematikë për të kuptuar që për familjet Rome është bërë e pamundur përballimi i mëtejshëm i sfidave të përditshme. Dhe këtu po flasim për nevoja bazë të një niveli bazë aq të ulët sa e kemi të pamundur ta imagjinojmë.
6.
Sa do t'i prekë romët vala e dytë e pandemisë dhe shtrëngimet
që do të pasojnë me kufizimin në orar dhe gjatë festave të fundivitit?
Vala e dytë!? Vala e parë i ka
dhënë fund gjithçka që ka qenë e përballueshme për ta. E dyta... “do t’i
fundoste”.
Ndërsa në lidhje me shtrëngimet kufizuese, edhe pse jemi dakord, për familjet Rome sjell uljen e mundësive për të bërë si që në fund të ditës t’i sjellin familjarëve të tyre një copë bukë.
7. Cilat janë propozimet tuaja për zbutjen e pasojave të Covid-19 ne jetën e komunitetin Rom?
Më lejoni ti përcaktoj me pika disa bazilare dhe thelbësore:
·
Në nivel lokal, mbikëqyrjen e vazhdueshme të familjeve në
risk për mbijetesë, duke i ardhur në ndihmë me pako ushqimore;
·
Kontrollin e vazhdueshëm për të pasur Ujë të Pijshëm si
dhe energji elektrike; në lidhje me këtë
· Në nivel qendror, marrjen e masave që familjeve në pamundësi financiare për të paguar këto 2 shërbime bazë t’iu paguhet nga fondi emergjencës.
Kaq për momentin si dhe situatën do të mjaftonin për familjet Rome, pasi nuk dua të përmend politika si: rimëkëmbja ekonomike e bizneseve Rome, punësimi i tyre si dhe kthimin në punë të atyre që e humbën gjatë kësaj kohe, arsimimin dhe mbështetjen me logjistikën e duhur për aksesin online të mësimeve si dhe paketave me internet (i cili duhet të bëhet free në situata të tilla), etj.
Familjet rome
në fillim kanë nevojë të mbijetojnë kësaj situate si dhe pak e nga pak të
rimëkëmbim atë që humbëm e të fitojmë atë që duhet për një të ardhme me sfida
më të lehta për përballimin e vështirëve të përditshme në jetën e zakonshme.
No comments:
Post a Comment