Sot në
parlamentin shqiptar ka mbajtur fjalim deputeti më i ri z. Ervis Meço. Ky i
fundit bënte pjesë në Partinë për Europianizimin dhe Integrimin e Shqiperisë
dhe nga djegja e mandateve nga Opozita, ai tashmë bën pjesë në Parlamentin
Shqiptar. Deputeti Meço është shprehur që si
përfaqesues i shtresave te margjinalizuara ai kërkon me këmbëngulje, të hartohen
në të gjitha komisionet e ligjeve ku të rishikohen të gjitha çështjet që kanë
në fokus komunitetet Rome dhe Egjiptjane në fushat kryesore si: Arsim, strehim,
punësim, shëndetësi etj. Madje i bën thirrje Institucioneve të larta dhe
organizatave ndërkombetare që që këto dy
komunitete të margjinalizuara të kenë kuota përfaqësimi në parlament, shembull i
ndjekur ky në Kosovë, Maqedoni, etj.
Më poshtë keni të
gjithë fjalimin e plotë të z. Ervis Meço :
I nderuar kryetar, të nderuar deputete, të dashur qytetar...
Sot ndjehem tepër i lumtur sepse mbas një kalvari historik tə
gjatë vuajtjesh në plotë 107 vite të parlamentarizmit shqiptar më në fund në
këtë tempull demokracie i përbërë nga 140 karrige, djegia e mandateve të
Opozitës bëri që une të gjejë mundësinë e një karrigeje dinjiteti, ku dhe ulem
sot me një përgjegjësi dhe krenari të madhe, vetëm e vetëm për të ngritur zërin
e një kauze reale, fisnike-katërciprisht e drejtë e cila mbart mbi supe
shuplakën e ashpër historike të diskriminimit racor ndaj komunitetit më
paqedashës që kanë njohur trojet shqiptare, padyshim ajo ka qenë dhe ngelet
popullata egjiptiane.
Zëri i tyre i munguar për shekuj, në këtë foltore lirie, sot do
të hyjë në historinë e kombit shqiptar si shprehja dhe demonstrimi më i madh i
lirisë dhe të drejtës së lobimit për ekzistencën e tyre të mohuar.
Të nderuar kolegë deputet më lejoni t'iu rikujtoj se:
Mahmada Gandi, Nelson Mandela dhe Martin Luterking, këta tre korifej të të
drejtave të njeriut duke luftuar me ndershmërinë e kristalte, bujari absolute,
paqe dhe dashuri të një dimensioni apostolik e ndihmuan globin të kurrohet nga
patologjia me e madhe që ka njohur dhe prodhuar ndonjëherë njerëzimi...Sindroma
e Racizmit.
Ata erdhën si nje agim i gëzueshëm për t'i dhënë fund natës së
gjatë të rrobërisë së tyre.
I frymëzuar katërciprisht nga ky trinom demokracie...
Natyrshëm me lind pyetja...?
Po në realitetin shqiptar në 107 vite parlamentarizen...
Përse nuk i është dhênë e drejta komunitetit egjiptian dhe atij rom të jenë
pjesë integrale e të drejtave të tyre në të gjithë zhvillimin e vendit, përse
tereni dhe elita shqiptare është tepër e kapsuluar në lidhje me ta?
Kjo pyetje ende ska një pergjigje.!?
107 vite më vonë, jeta e një egjiptiani dhe e një romi është dëshpërimisht
e gjymtuar nga prangat e segregacionit dhe vargojtë e diskriminimit.
Ende sot, këto dy shtresa të margjinalizuara diskriminohen dy
here: 1. për shkak të ngjyrës dhe 2. për shkak të varferisë së tejskajshme.
Mungesa e një përfaqësie parlamentare i bënë ata të enden në
ishullin e përjashtimit, ku vetmia bëhet imune në mes të një oqeani të
prosperitetit Pseudo-Demokratik.
Ende sot heshtja e një egjiptiani dhe e një romi është duke
lënguar në qoshe të shoqërisë shqiptare duke e gjetur veten si gjethet e rëna
të një rrapi antik në tokën e mëkateve të mëdha.
Reforma integruese ndaj shtresave në nevojë më ka bërë sot të
marrë të gjithë përgjegjësinë për ta pranuar këtë mandat si një e drejtë e
mohuar deokracie për ta nxjerrë në pah dramën e diskriminimit të tyre.
Kolegë deputet...BE-ja pret të çeli negociadat në sajë të
realizimit të 5 detyrave të shtepisë që duhet të përmbushi ky parlament;
Një nga këto kritere është edhe integrimi i komunitetit
egjiptian dhe atij rom të Shqiperisë.
Si përfaqesues i shtresave te margjinalizuara kërkoj me
këmbëngulje, gadishmërinë e një vullneti gjithpërfshirës për një rivlerësim
total ndaj projekt-vendimimeve që do të hartohen në të gjitha komisionet e
ligjeve ku të rishikojmë sëbashku me rigorozitet të plotë të gjitha çështjet që
kanë në fokus këto 2 komunitete në fushat kryesore si:
Arsim, strehim, punësim, shëndetësi etj.
Në emër të komunitetit egjiptian dhe atij rom te Shqipërisë i
bëj thirrje aleatit më të madh të kombit shqiptar, të dêrguarës së
departanentit të shtetit amerikan, zv.Ambasadores znj.Lejla, të dërguarit të
BE-së, Ambasadorit z.Soreka, OSBE-odirit, të gjitha trupave diplomatike që
ndodhen në Shqipëri, Presidentit të Republikës z.Meta, qeverisë shqiptare e
kryesuar nga z.Rama, Kryetarit të Kuvendit, z.Ruçi, liderit të Opozites z.Basha
që këto dy komunitete të margjinalizuara të kenë kuota përfaqësimi në
parlament, shembull i ndjekur ky...në Kosovë, Maqedoni, etj.
Zëri i tyre në parlament është padyshim, përmbushja e vetme dhe
reale e integrimit të tyre.
Keyboard News : OSh