Me kujtohet
si tani, tek bilardo lagjes, ishte vendi ku mblidheshim te gjithe, te vegjel e
te rritur, shumica bente sehir. Me kujtohet shume mire se si mbanim rradhen te
benim nje loje teke, maksimumi 3 nese dilnim barazim. Rralle
here ishim me fat sepse bilardot ziheshin me ore te tera nga vargu i ndeshjeve
3-lojshe - "kush humb paguan". Ky ishte basti me i lire i mundshem, me
i drejte, mund te them qe ishte bast merite sepse nuk varej loja nga fati por
nga aftesite dhe teknika. Megjithate, kishte edhe nga ata lojtare qe i ecte
qyli mire, por kjo nuk i zbehte shkelqimin tapetit jeshil. Me kujtohen rastet
kur çunat "plasnin 5shet, 10shet mbi tavoline - "Kush humbet i merr
te gjitha".
Loja behej
edhe me e bukur, sepse gabimi me i vogel ne llogartijen e bilave sillte
fatalitetin. Me fatalitetin, loja mund te
kthehej ne nje shfaqje te shemtuar ku kerciste steka kurrizit dhe shisha e
birres kreve. Kjo skene rralle here ndodhte, ne fund te lojes pavaresisht se
kush humbiste, çunat i shtrengonin doren njeri-tjetrit. - "Eshte thjesht
nje loje mer burr, heren tjeter s'do jesh kaq me fat" - "ça t'i bej
stekes, nuk me rastisi mire kete here, prandaj qelluat me fat dhe fituat lojen,
do ta shohesh rradhes tjeter". Pas kesaj, bilardon e zinte katershja tjeter me te
njejten filozofi ne koke. Kohe te lezetshme. E kemi akoma bilardon ne lagje,
por nuk ka me shkelqimin e meparshem. Ngase, ka edhe nje tavoline Dominoje ne
salle.
Mire, nga
bilardo nuk na vjen gje e keqe, ne fund te fundit kerkon teknike te mire,
strategji, ortak te zote dhe stek te drejte. Uroj qe te mos na kthehet loja me
zara, ajo ishte ç'ishte... Mblidheshin lloje e lloje tipash. Zinin ndonje cep
lagje dhe hidhnin zarat duke pershperitur lloj lloj fjalesh, lutjesh, dhe
bestytnirash. Shumica benin sehir, mesonin ndonje taktike qe ta provonin me
vone vete. Linin aty ne toke e ne balte, leke dhe nerva, provonin dhe luanin me
fatin. Ndersa fati tallte menderen here me njerin e here
me tjetrin...
No comments:
Post a Comment