TIRANË - Përdhunon një angleze në banjon e një lokali, arrestohet një i ri. Ngjarja ka ndodhur ditën djeshme në një lokal në Unazën e re. Në pranga është vënë Muhamet Mullaj, 25 vjeç me origjinë nga Përmeti por me banim në Tiranë.
Burime nga policia e kryeqytetit kanë bërë të ditur se, i arrestuar është edhe i dashuri i vajzës nga Anglia, Mariglen Xhepo, pasi ka goditur me sende të forta 25-vjeçarin Mullaj, në momentin kur ka marrë vesh ngjarjen e ndodhur në banjon e lokalit. Nga të dhënat e marra mësohet se, Mullaj ka ruajtur të renë nga Anglia dhe në momentin kur kanë qenë vetëm ka kryer edhe marrëdhënien seksuale me dhunë.
Aktualisht 25-vjeçari Muhamet Mullaj ndodhet në reanimacion për shkak të plagëve të marra pas dhunës së ushtruar ndaj tij nga i dashuri i vajzës. Ndaj tij është ngritur akuza e “marrëdhënieve seksuale me të rritura”.
Në pranga është vënë edhe i dashuri i anglezes, Maringlen Xhepo nën akuzën e “plagosjes së rëndë”.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

No comments:
Post a Comment