Kanë kaluar plot gjashtë vjet, ose më saktë 2095 ditë, kur #Partizani ka qenë për herë të fundit në krye të tabelës së klasifikimit të Kategorisë Superiore. Atë sezon futbollistik "Të Kuqtë" kanë rivalizuar fort me Dinamon për të fituar titullin kampion, i cili i mungon që nga viti 1993, megjithatë nuk ia kanë arritur një gjëje të tillë, pasi kanë humbur në ndeshjen finale ndaj bardhebluve.
Një sezon më pas, #Partizani ka rënë nga Kategoria Superiore dhe ka njohur krizën më të madhe që nga krijimi i tij si klub. Ka qenë 1 dhjetori i vitit 2007, ose më saktë java e 13-të e kampionatit, kur Partizani ka përjetuar emocionet e kryesimit, ndërsa më pas zhgënjimi ka zënë vend te tifozët e kuq.
Por, tashmë Partizani është rikthyer pas plot gjashtë vitesh e nëntë muajsh në krye të tabelës së klasifikimit, kur është luajtur vetëm java e parë e kampionatit.
Fitorja 2-0 ndaj Kastriotit i ka vendosur të kuqtë pas javës së parë të kampionatit dhe për një gjë të tillë të gjithë ndihen krenarë. Këtë sezon futbollistik, drejtuesit e kuq kanë ndërtuar një skuadër pa shumë bujë, e cila ka arritur të bëjë një paraqitje të mirë në një transfertë mjaft të vështirë siç ishte ajo ndaj Kastriotit dhe të marrë tri pikët e plota.
Megjithatë, duhen pritur javët në vijim për të parë ecurinë e skuadrës së drejtuar nga Hasan Lika, pasi sfidën e dytë të kampionatit të kuqtë do të përballen sërish në transfertë ndaj Laçit. Edhe nëse pas këtij takimi,"Demat" do të jenë sërish në krye, atëherë ky ekip është ndërtuar pa dyshim për të rivalizuar deri në fund për titullin kampion. Drejtuesit dhe stafi teknik kanë shpallur si objektiv Kupat e Europës, por me kalimin e javëve edhe titulli mund të kthehet në një objektiv.
"Të Kuqtë" janë kthyer sërish në elitë pas një mungese katërvjeçare, gjatë së cilës kanë luajtur në kategoritë më të ulëta të kampionatit shqiptar

No comments:
Post a Comment