Saturday, September 14, 2013

Blendi Fevziu thyen qafën

Në emisionin e djeshëm “Opinion” të Blendi Fevziut, në mes të emisionit një nga deklaratat që ka bërë më shumë përshtypje në botën e showbizz-it ishte ajo e Lorenc Vangjelit, i cili u drejtua moderatorit të emisionit politik“Opinion” kështu: "Ti Blendi, re nga biçikleta dhe po të dhemb akoma këmba ? Imagjino Kryeministrit sa i dhemb, që qytetarët ia kanë prerë të katër këmbët e karriges".
E në fakt, mes gjithë debatit politik, Blendi Fevziu nuk degjoi që ta mohonte ngjarjen, por ia ktheu përgjigjen duke na lënë të kuptojmë se, moderatori i “Opinionit” është rrëzuar vërtet nga biçikleta. Përgjigja e tij kundrejt këtij krahasimi që bëri Lorenc Vangjeli ishte kjo: “Në fakt nuk ulem dot nga dhimbja."
Blendi Fevziu njihet si një person shumë sportiv në fakt. Në profilin e tij të hapur në portalin social "Facebook", nuk mungojnë fotot me biçikletë apo duke ushtruar ndonjë sport tjetër. Moderatori njihet për jetën e tij aktive dhe shpeshherë jo pak të rrezikshme.

No comments:

Post a Comment

Premiera e filmit “Our Roma Heroine” në ambjentet e Kongresit Rinor Kombëtar

Tashmë pas disa ditësh pritje u shfaq filmi me metrazh të shkurtër “Our Roma Heroine.” Grupi Our Roma Hero, të cilët janë shpallur fitues në...