Kryeministri i momentit, z. Sali Berisha komentoi në profilin e tij në “Facebook” edhe hapjen e punimeve ditën e nesërme në Kuvend. Ai shkruan se refuzon që të drejtojë punimet e Kuvendit nesër, duke thënë se mazhoranca erdhi në prishet me mashtrime antiglobaliste dhe se është e lidhur me paratë e drogës dhe krimit të organizuar.
“Unë dua t’ju sqaroj se pse refuzoj të hap nesër punimet e Kuvendit të ri. Kjo nuk ka asnjë lidhje me faktin se kaluam në opozitë. Kjo mazhorancë erdhi në pushtet me mashtrime antiglobaliste, si ato të Papandreut në Greqi.
Papandreu mashtroi grekët duke u thënë se paratë janë, por duhet të jemi ne, pra më votoni mua për të dalë nga kriza. Miku i tij në Shqipëri, Piktori i dështuar, duke përdorur si dëshmitar të rremë Metën, u premtoi shqiptarëve se, shërbimi shëndetësor do të jetë falas, legalizimet do të bëhen falas, çmimet do të ulen për të gjitha ushqimet dhe energjinë, për të gjithë shqiptarët, taksat do të ulen për 95% të shqiptarëve, do të krijojë 300 mijë vende pune dhe ish-të përndjekurit do t’i dëmshpërblejë brenda dy vjetëve, madje 25 euro për ditën e vuajtjes”, shkruan Berisha.
Ai më pas bëri sërish një paralelizëm me Papandreun. “Dy vjet pas mega mashtrimeve, Papandreu e zhyti shumë thellë Greqinë në krizë, ndaj edhe qytetarët i prenë biletën dhe ai u zhduk. Së shpejti kjo do të ndodhë edhe me Edi Ramën në Shqipëri. Kjo mazhorancë nuk qëndron, sepse është ngritur mbi mega mashtrimin, paratë e drogës dhe krimin e organizuar”, përfundon Berisha.
No comments:
Post a Comment