Saturday, August 24, 2019

Historia mes treshes Lopez – Wanda Nara – Icardi


Maxi Lopez ishte martuar me modelen argjentinase Wanda Nara nga viti 2008 deri në 2013. cifti ka tre djem, Valentino Gastón (lindur më 25 janar 2009), Kostandinos (lindur më 19 dhjetor 2010) dhe Benedicto (lindur më 20 shkurt 2012). Wanda Nara dhe Lopez u ndanë pasi krijoi lidhje me ish-shokun e skuadrës së Maxi Lopez në Sampdoria, Mauro Icardi, tani qe luan me skuadren e  Inter-it. Ajo dhe Lopez filluan procedurat e divorcit në Dhjetor 2013. Më pas Nara dhe Icardi u martuan më 27 maj 2014. Gjatë ndeshjes së Serisë A në Prill 2014 midis Sampdoria dhe Interit, Lopez dukshëm refuzoi të shtrëngonte dorën Icardi-t, duke e çuar shtypin për të dubluar lojën Wanda Derby.





Wednesday, August 14, 2019

Erdhi Uji !


Erdhi Uji !!!

Ujë Selitë !

-        Wee, erdhi uji, shpejt – shpejt merri bidonat dhe katër qindlekshin dhe shko mbush ujë!

Në vitin 2019 ende vuajmë për ujin e pijshëm. Qytetarët e kanë gjetur zgjidhjen për ujin e pijshëm, ata freskohen duke konsumuar ujë i cili vjen nga Mali i dajtit apo uji Selita. Në çdo lagje të Tiranës, dëgjon hitin e verës apo të dimrit “Erdhi Uji” ! kjo thirrje të shoqëron në orare të caktuara, në orët e para të mëngjesit (rreth orës 09:00), në drekë nga ora 15:00 dhe në darke në orën 21:00. Sipas qytetarëve thuhet se autoboti me ngjyrë të kuqe është uji më i mirë, edhe pse këtyre autobotëve nuk është se kanë kryer analiza nëse uji është i pijshëm apo jo. Por nevoja e qytetarëve për ujë më kosto të ulët është disi joshëse në këto temperatura tepër të nxehta, uji si nevojë jetike është shumë i domosdoshëm, pasi ai nga çesma e shtëpisë nuk pihet.

Para disa ditësh, në lagjen time, në orët e vona në darkë, shumë qytetarë me bidona nëpër duar ishin duke pritur që autoboti me ujë të vinte në destinacion. Por ishte diçka tepër e rrallë të shihje të gjithë banorët e lagjes me bidona nëpër duar duke pritur me padurim të vinte zotëria me ujin e “bekuar”. Por në atë zonë që isha dhe unë bashkë me disa komshinj, pritëm për rreth 1 ore, ndërkohë autoboti u shkarkua në një lagje më sipër. Mua më është dukur si në mesjetë ku vuan për buke dhe për ujë.  Pranë meje ishte dhe një vajzë e huaj e cila studion antropologji ku mbeti e habitur që në vitin 2019 në Shqipëri ende vuajmë për ujë, gjë që është tepër jetik.

Ne qytetarët shqiptarë jemi në mëshirën e Zotit, ai kujdeset për ne si në Dimër dhe në Verë.  BE-në mund ta shohim me dylbi, të paktën investitorët e huaj të sjellin më shumë makina autobotë se ujë kemi vetë. 

OS

Monday, May 27, 2019

Fjalimi i parë nga deputeti Ervis Meço


Sot në parlamentin shqiptar ka mbajtur fjalim deputeti më i ri z. Ervis Meço. Ky i fundit bënte pjesë në Partinë për Europianizimin dhe Integrimin e Shqiperisë dhe nga djegja e mandateve nga Opozita, ai tashmë bën pjesë në Parlamentin Shqiptar. Deputeti Meço është shprehur që si përfaqesues i shtresave te margjinalizuara ai kërkon me këmbëngulje, të hartohen në të gjitha komisionet e ligjeve ku të rishikohen të gjitha çështjet që kanë në fokus komunitetet Rome dhe Egjiptjane në fushat kryesore si: Arsim, strehim, punësim, shëndetësi etj. Madje i bën thirrje Institucioneve të larta dhe organizatave ndërkombetare që që këto dy komunitete të margjinalizuara të kenë kuota përfaqësimi në parlament, shembull i ndjekur ky në Kosovë, Maqedoni, etj.

Më poshtë keni të gjithë fjalimin e plotë të z. Ervis Meço :

I nderuar kryetar, të nderuar deputete, të dashur qytetar...
Sot ndjehem tepër i lumtur sepse mbas një kalvari historik tə gjatë vuajtjesh në plotë 107 vite të parlamentarizmit shqiptar më në fund në këtë tempull demokracie i përbërë nga 140 karrige, djegia e mandateve të Opozitës bëri që une të gjejë mundësinë e një karrigeje dinjiteti, ku dhe ulem sot me një përgjegjësi dhe krenari të madhe, vetëm e vetëm për të ngritur zërin e një kauze reale, fisnike-katërciprisht e drejtë e cila mbart mbi supe shuplakën e ashpër historike të diskriminimit racor ndaj komunitetit më paqedashës që kanë njohur trojet shqiptare, padyshim ajo ka qenë dhe ngelet popullata egjiptiane.
Zëri i tyre i munguar për shekuj, në këtë foltore lirie, sot do të hyjë në historinë e kombit shqiptar si shprehja dhe demonstrimi më i madh i lirisë dhe të drejtës së lobimit për ekzistencën e tyre të mohuar.
Të nderuar kolegë deputet më lejoni t'iu rikujtoj se:
Mahmada Gandi, Nelson Mandela dhe Martin Luterking, këta tre korifej të të drejtave të njeriut duke luftuar me ndershmërinë e kristalte, bujari absolute, paqe dhe dashuri të një dimensioni apostolik e ndihmuan globin të kurrohet nga patologjia me e madhe që ka njohur dhe prodhuar ndonjëherë njerëzimi...Sindroma e Racizmit.
Ata erdhën si nje agim i gëzueshëm për t'i dhënë fund natës së gjatë të rrobërisë së tyre.
I frymëzuar katërciprisht nga ky trinom demokracie...
Natyrshëm me lind pyetja...?
Po në realitetin shqiptar në 107 vite parlamentarizen...
Përse nuk i është dhênë e drejta komunitetit egjiptian dhe atij rom të jenë pjesë integrale e të drejtave të tyre në të gjithë zhvillimin e vendit, përse tereni dhe elita shqiptare është tepër e kapsuluar në lidhje me ta?
Kjo pyetje ende ska një pergjigje.!?
107 vite më vonë, jeta e një egjiptiani dhe e një romi është dëshpërimisht e gjymtuar nga prangat e segregacionit dhe vargojtë e diskriminimit.
Ende sot, këto dy shtresa të margjinalizuara diskriminohen dy here: 1. për shkak të ngjyrës dhe 2. për shkak të varferisë së tejskajshme.
Mungesa e një përfaqësie parlamentare i bënë ata të enden në ishullin e përjashtimit, ku vetmia bëhet imune në mes të një oqeani të prosperitetit Pseudo-Demokratik.
Ende sot heshtja e një egjiptiani dhe e një romi është duke lënguar në qoshe të shoqërisë shqiptare duke e gjetur veten si gjethet e rëna të një rrapi antik në tokën e mëkateve të mëdha.
Reforma integruese ndaj shtresave në nevojë më ka bërë sot të marrë të gjithë përgjegjësinë për ta pranuar këtë mandat si një e drejtë e mohuar deokracie për ta nxjerrë në pah dramën e diskriminimit të tyre.
Kolegë deputet...BE-ja pret të çeli negociadat në sajë të realizimit të 5 detyrave të shtepisë që duhet të përmbushi ky parlament;
Një nga këto kritere është edhe integrimi i komunitetit egjiptian dhe atij rom të Shqiperisë.
Si përfaqesues i shtresave te margjinalizuara kërkoj me këmbëngulje, gadishmërinë e një vullneti gjithpërfshirës për një rivlerësim total ndaj projekt-vendimimeve që do të hartohen në të gjitha komisionet e ligjeve ku të rishikojmë sëbashku me rigorozitet të plotë të gjitha çështjet që kanë në fokus këto 2 komunitete në fushat kryesore si:
Arsim, strehim, punësim, shëndetësi etj.
Në emër të komunitetit egjiptian dhe atij rom te Shqipërisë i bëj thirrje aleatit më të madh të kombit shqiptar, të dêrguarës së departanentit të shtetit amerikan, zv.Ambasadores znj.Lejla, të dërguarit të BE-së, Ambasadorit z.Soreka, OSBE-odirit, të gjitha trupave diplomatike që ndodhen në Shqipëri, Presidentit të Republikës z.Meta, qeverisë shqiptare e kryesuar nga z.Rama, Kryetarit të Kuvendit, z.Ruçi, liderit të Opozites z.Basha që këto dy komunitete të margjinalizuara të kenë kuota përfaqësimi në parlament, shembull i ndjekur ky...në Kosovë, Maqedoni, etj.
Zëri i tyre në parlament është padyshim, përmbushja e vetme dhe reale e integrimit të tyre.

Keyboard News : OSh


Thursday, February 28, 2019

AMSHC SHPALL THIRRJEN NR. 12 PËR SHPREHJE INTERESI (28 shkurt – 1 prill 2019)


Ftohen OJF-të e interesuara të sjellin projekt-propozime që kanë si objekt dhe mbulojnë fushën prioritare:
1. Rinia – Investim dhe garanci për të ardhmen evropiane të vendit
• Fuqizimi i kapaciteteve për sipërmarrje në fusha të ndryshme zhvillimit (promovimi i produkteve vendase, zhvillimi i turizmit rural dhe urban, historike, kulturore, etnografike, folklorike, etj.)
• Aktivizimi i grupeve studentore të ekselencës në programe të studimeve shkencore, inovative etj.
• Rinia në tregun e vlerave (art, kulturë, inovacion etj.), ura bashkëpunimi mes gjeneratave Rinia dhe Mosha e tretë (shkëmbim eksperiencash, diskutime miqësore, histori nga e kaluara etj.)
• Rinia në fokusin gjithpërfshirës në garantimin e zhvillimit të qëndrueshëm
• Tryeza sensibilizimi dhe diskutimi, nisma për zhvillimin e aktivizmit dhe vullnetarizmit, pjesëmarrjes, sipërmarrjes, partneritet, arsimit, aftësimit profesional etj.
2. Integrimi – Shoqëria civile si faktor, aktor dhe partner i rëndësishëm në proceset e integrimit evropian dhe rajonal të vendit
• Sensibilizim, fuqizim kapacitetesh për një mjedis mundësues në proceset integruese
• Integrimi evropian, integrimi ekonomik rajonal (ballkanik etj.), njohja e standardeve demokratike, diskutimi, debati, dialogu, mendimi ndryshe dhe aftësia për të dëgjuar; zhvillimi i ideve dhe nismave rajonale etj.
• Mirëqeverisja (Pushteti Qendror dhe Lokal), transparenca, llogaridhënia, lufta kundër korrupsionit, përgjegjshmëria dhe integriteti, reforma në drejtësi, rritje kapacitetesh, inovacion, monitorim, partneritet etj.
• Fuqizim kapacitetesh në ideim, shkrim, zbatim, monitorim dhe raportim të projekteve për shoqatat rinore, rurale, të sapokrijuara; aplikimi i metodës LEADER etj.
• Edukim qytetar në funksion të proceseve integruese (familja, shkolla, komuniteti, biznesi, institucionet shtetërore etj.)
3. Zhvillimi Social, shërbimet sociale
• Partneritet me grupet në nevojë në fuqizim kapacitetesh etj.
• Mbështetje për grupet në nevojë (persona të dhunuar; grupe të traumatizuara; fëmijët e braktisur; të ngujuarit; etj.), parandalimi i konfliktit dhe dhunës; asistencë psikologjike; zgjidhje paqësore e konflikteve, mbrojtja nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme etj.
• Fuqizimi/Diversifikimi i shërbime sociale për grupet në nevojë në garantimin e të drejtave të njeriut, në të gjithë spektrin e jetës politike, ekonomike, kulturore, sociale etj.
4. Mjedisi, Turizmi dhe Zhvillimi i qëndrueshëm
• Mbrojtja dhe rehabilitimi i mjedisit; fuqizim i kapaciteteve për parandalimin dhe menaxhimin e situatave të emergjencave natyrore (përmbytjet, zjarret, tërmete etj.)
• Aktivizmi dhe vullnetarizmi, faktorë të rëndësishëm në mbrojtjen e një mjedisi të shëndetshëm dhe konkurrues i zhvillimit të qëndrueshëm
• Promovimi dhe ruajtja e vlerave historike, etnografike, turistike, artistike, kulturore, guidat turistike, koleksionistët, tolerancës fetare etj. si vlera historike e kombit shqiptar dhe detyrim ndaj brezave të ardhshëm
Formularin e aplikimit për projekt-propozime mund ta shkarkoni nga faqja jonë zyrtare në adresën: www.amshc.gov.al
Kohëzgjatja minimale e projekt-propozimeve të jetë 5 (pesë) muaj, ndërsa koha maksimale e tyre të jetë deri në 10 (dhjetë) muaj.
Shuma maksimale e financimit me grant për projekt është deri në 3.5 milion lekë.
Afati i fundit kohor për dorëzimin vetëm dorazi si dhe me e-mail të projekt-propozimeve është dita e hënë, datë 1 Prill 2019, ora 14:00. Pas këtij afati nuk do të pranohet asnjë projekt-propozim.
Për më shumë vizitoni faqen zyrtare të AMSHC-së në adresën:www.amshc.gov.al




Tuesday, February 19, 2019

IRMA BALLI NIKLOL KATI OBLIGACIA


BALLI KERDASAS DEKLARIMJA XOXAVDE

Komisia Biumvlado Kualifikimesko nikadas katar obligacia prokurorka apelimeski andi Korca, Irma Balli soske na nakhlas sukseso vetting . ILDKPKI kerdas valucia kaj Balli kerdas deklarimja xoxavde em bi shukar sar em nanaj info krisjale to lake barvalipe. Problemja lake barvalipesar undile identifikimi em katar investigimi administrativo KPK-ako, ti metoda specialo to than familjako to jekh than karburanti ti diz Korca.



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokuroren e Apelit në Korçë, Irma Balli pasi nuk ka arritur të kalojë me sukses vettingun.
ILDKPKI kishte vlerësuar se Balli ka kryer deklarim të rremë dhe të pasaktë si dhe nuk ka burime të ligjshme për pasurinë e saj.

Probleme me pasurinë e saj janë identifikuar edhe nga hetimi administrativ i KPK-së, në mënyrë të veçantë mbi pronësinë familjare të një pike karburanti në qytetin e Korçës.

Tuesday, February 5, 2019

Urbani i Kamzes nuk njeh as abonenë e saj !




Linja urbane Kamez-Qender-Kamez ka përmirësuar dukshëm shërbimin, korrektësinë dhe zbatimin me rigorozitet të rregullores. Sikur zbatimi i rregullores të mjaftohej vetëm me leximin e rrjeshtave...
Po udhëtoja me këtë linjë, si përhere duke shtrenguar me krenari abonenë e sofistikuar. Fotografinë e kisha fringo të re, kartonin e abonesë e ruaj me kujdes në një mbajtëse plastike, mbrapa mbajtëses kam edhe kartën e identitetit se nuk i dihet.

 E kisha vënë re që fatorinot e Kamzës nuk njohin asnjë lloj dëshmie, por që të mos njohin as abonenë e tyre nuk më kishte ndodhur ndonjëherë. Para se të dal tek ndodhia, kujtoj rastin kur fatorino refuzon dëshminë e aftësisë së kufizuar një pasagjeri, ndërkohë që linjat e tjera të qytetit Tiranë e njohin.

Më bëri përshtypje kur tha: "Nuk është e rregullt!", dhe vazhdoi rrugën. Një rast tjetër, nuk i njohin dëshminë e veteranit një veterani me dëshmi në dorë. Mendo pak, gjyshi ka kontribuar dikur për gjithë shoqërinë dhe sot nuk ka mundësi të udhtoj falas ato pak herë që ja lejon fuqia.

 Siç po thoja, kontrolli po patrullonte autobuzin. Si djalë i rregullt që jam i tregoj gjithë krenari abonenë me foto. Më urdhër të prerë, kontrollori me zgjat stiolapsin: 'Shkruaj emrin se e ke harruar!". Kishte të drejtë, nuk kisha shkruar emrin. Në fakt, emrin duhet ta shkruante punonjësi tek dispançeria kur i dorëzova edhe kartën e identitetit me fotografi.

Po sikur në atë copë kartoni të shkruaj çfarëdo emri të më dojë qejfi, kontrollori dhe fatorino do të bëjnë lidhjen e fotos me emrin, apo do më kërkojnë ID dhe passaportën për të bërë verifikimin?

Keyboard News/ z. Anonimi

Monday, February 4, 2019

Adam Levine Can Tear Off His Shirt At Super Bowl Halftime — What About Janet Jackson?


Adam Levine performed shirtless during the halftime show at the Super Bowl on Sunday night, prompting this Jewish publication to ask — how many rabbis are going to use this image as the introductory anecdote for their sermons this Shabbat?

During their performance, the frontman of pop band Maroon Five peeled off his skintight tanktop and tossed it into the crowd, revealing an abdomen so inked up it looks like a wall parents let their kids draw before a kitchen remodel.

It’s salient that Levine intentionally removed his shirt, because when singer Janet Jackson experienced an infamous “wardrobe malfunction” at the 2004 Super Bowl LVIII — fellow performer Justin Timberlake pulled at her shirt, which burst open, revealing one of her breasts — Jackson was blacklisted.

CBS was fined $550,000 by the FCC, and Jackson’s music was kept off radio stations. Then-CBS head Les Moonves (who has since lost his career over decades of sexual misconduct allegations)personally tried to destroy Jackson. In the years that followed her performance, the singer split her time between being treated like a laughingstock and being lectured for immorality.

Janet Jackson’s career was irreparably damaged by a flash of her nipple on television. Adam Levine stripped his shirt off in the same segment to demonstrate his sexual status. Why are women punished for actions for which men are rewarded? Why are women’s nipples taboos that should remain carefully concealed while men’s nipples can be proudly displayed on TV? If Adam Levine is such a nice Jewish boy, why did he accept an invitation to perform at an event many of his contemporaries chose to forgo because of the NFL’s shameful treatment of civil protest? Why did Maroon Five never make another album like Songs About Jane?

Read more: https://forward.com/schmooze/418685/adam-levine-tear-off-shirt-super-bowl-halftime-janet-jackson/


5 Nëntori - Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Rome

  Në vitin 2008, në Zagreb u mbajt një simpozium ndërkombëtar për standardizimin e gjuhës rome, ku u vendos që data 5 nëntor të njihej si di...