Jetmira avdili, vajza nga kosova e cila ka zgjedhur që të ndihmoj njerzit e varfër dhe ata me aftësi të veçanta. Kosovarja është tepër aktive me ndihma humane, por në Insta story ka publikuar një emër dhe një datë ku thuhet se do të marr pjesë në një videolip muzikor. Naldi, Reperi I cila së fundi ka realizuar bashkpunime me këngëtar më në zë në tregun muzikor siç janë Mandi, Marsel Ademi etj. Ai do të vij me një këngë të re së shpejti në bashkëpunim me Jetmira Avdili. Keyboard News ju uron suksese !
Tuesday, May 22, 2018
Wednesday, February 28, 2018
Qetësia e shpirtit
Shumë prej nesh ndihen në ankth ose janë të stresuar
për shkak të gjendjes aktuale e cila vjen si pasojë e problemeve të vetëkrijuara
ose situatës kaotike në vend. Ne të gjithë kërkojmë të punojmë në qetësi dhe mos
të ndihemi të presionuar nga të tjerët, por kjo nuk ndodh pasi shpirti nuk është
i qetë, jo i yti por i tjetrit. Shpirti yt, ndodhet në mes të trazirave të
cilat vijnë nga pakënaqësitë e njerëzve dhe pangopesitë e tyre për të të
trajtuar si një objekt elektrik për të të shfrytëzuar deri në bërthamë të
shpirtit tënd.
Në një gjendje të dehur ku monotonia të vret përbrenda
dhe shpirti yt ku ndodhet? As ti vetë nuk e di pasi, ai ka humbur dhe është i mpirë
nga të gjitha këto situata dhe nuk ndihet i qetë dhe është në kërkim të situatave
paqësore që është e vështire t’i gjesh.
A keni menduar se si ta qetësoni shpirtin tuaj ?
Edhe mund ta keni menduar por jo gjatë, pasi s’keni kohë për shpirtin tuaj,
sepse mendoni se nuk ekziston, por ai është një organ I padukshëm në trupin tuaj që vetem ju vetë mund ta ndjeni aq shumë dhimbjen, dashurinë,
trishtimin apo ndonjë ndjesi tjetër e cila vjen nga situata që ju rrethon.
Erdhi koha që të mendosh per shpirtin tend, qetësoje
trurin për 10 minuta, mendo për situatat më të bukura që mund të ndodhin në
jetën tuaj. Fshini lotet nga faqet tuaja dhe gjeni kohë për veten tuaj. Duajeni
veten tuaj si kurrë ndonjeherë, dhe aq shumë sa e doni ju veten tuaj nuk e do
njeri tjetër. Shpirti është i juaji, mos e lëndoni por mbusheni me ndjesi pozitive.
Gjithologu OSH
Tuesday, January 2, 2018
Dhurata e Muharrem Ahmetit vjen me “Princess Palace 2”
Pas daljes në emisionin e Arjan Çani-t, “Zonë e Lirë”, nuk kishte
si të mungonte Muharrem Ahmeti pa një këngë për Vitin e Ri. Kënga titullohet “Princess
Palace 2”, e këngë e cila vjen pas suksesit të këngës së parë po me të njëjtin
titull. Surpriza në këtë këngë është se këndohet në bashkpunim me këngëtaren
nga Kosova Fatlume Popovci. Muzika është punuar nga Shpëtim Franca dhe
videoklipi nga Studio Urban.
Olsi Sherifi/Chorori Media
Friday, December 29, 2017
Friday, November 17, 2017
Ja çfarë I ka ndodhur kompozitorit të ri Samuel Kodra !
Ndodh që midis miqve apo kolegëve mund të ketë xhelozi, por
jo deri sa të arrij në dëmtimin e imazhit apo të krijojë konflikte familjare.
Kompozitori i ri Samuel Kodra, i cili ka 2 vite që po mundohet të krijojë një
karrierë duke kompozuar muzikë e zhenereve të ndryshëm atij i hapin një fake account.
Me ndihmën e miqve të tij ka arritur që të bllokohet llogaria e hapur në emër të Samuelit dhe të
një kolegeje të tij. Raporti që kanë midis njëri-tjetrit personat në foto janë vetëm pune, por
nuk është gjetur ende autori i hapjes së llogarisë pasi përmbante dhe foto të
Samuelit dhe Matildës.
Nuk është e vështirë të bësh karrierë në muzikë nëse punon fort,
por duhet bërë kujdes nga ujqërit që të prishin reputacionin.
Sunday, October 29, 2017
Shuhet në moshën 31 vjeçare Adela e Big Brother !
Policia ka dhënë informacion zyrtar
për vdekjen e moderatores Adelajda Xhamani. Në një njoftim të shkurtër për
mediat, policia thotë se 31 vjeçarja vuante nga epilepsia.
Më datë 29 Tetor, në orët e para të
mengjesit, në rrugën e Thesarit, është gjetur e pa jetë në banesën e saj, e
cila jetonte vetëm. Nuk ka patur asnjë shenjë dhune, Adela vuante nga
epilepsia, por pritet nga vendimi i mjekut ligjor, thuhej në njoftim.
Adela ndërroi jetë e një ataku
kardiak. Lajmi për vdekjen e saj në mënyrë kaq të papritur në moshë fare të re
ka tronditur mbarë opinionin publik.
Adelajda u bë e njohur në
spektaklin Big Brother e vitit 2009, ku mbërriti deri në finale. Adela tërhoqi
vemendjen jo vetëm për thjeshtësinë e saj që e karakterizonte, por dhe për
bukurinë e saj ku disa e krahasonin me aktoren Hollivudiane Angeline Jolie.
Adela e big Brother kishte përfunduar studimet për Gjuhë-Letërsi dhe pasi u bë
pjesë e televizionit, ndoqi ëndrrën e saj për t’u bërë gazetare. Adela punonte
për shtypin rozë, dhe ishte kryeredaktorja e një reviste, dhe ajo ftohej shpesh
në studiot televizive.
Chorori Media/ O. Sherifi
Hera e fundit ne emison televiziv - Video
Friday, October 13, 2017
Shtyhet afati i regjistrimeve ne ciklin e dyte master
Ne mbledhjen e Dekanit te dates 09.10.2017 mbeshtetur edhe
ne nr. 18 dt. 16.10.2017 per disa shtesa dhe ndryshime ne udhezimin nr . 15
date 19.05.2017 “per procedurat e aplikimit dhe te regjistrimit dhe programet e
ciklit te pare te studimeve” , ne programet e studimeve me karakter professional,
si dhe ne programet e integruara te
studimeve te ciklit te dyte, ne institucionet e arsimit te larte, ni vitin akademik
2017-2018 u vendos qe te shtyhet afati I regjitrimeve ne ciklin e dyte master
per vitin akademik 2017-2018.
a. Aplikimet shtyhen deri me date 20.10.2017
b.
Shpallja e fituesve 24.10.2017
c.
Ankimet 24-26.10.2017
d.
Regjistrimi i fituesve 27.10.2017 – 30.10.2017
a
Chorori News/O.Sh
Subscribe to:
Posts (Atom)
5 Nëntori - Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Rome
Në vitin 2008, në Zagreb u mbajt një simpozium ndërkombëtar për standardizimin e gjuhës rome, ku u vendos që data 5 nëntor të njihej si di...
-
Në vitin 2008, në Zagreb u mbajt një simpozium ndërkombëtar për standardizimin e gjuhës rome, ku u vendos që data 5 nëntor të njihej si di...
-
Në mesin e Luftës së Ftohtë, në vitin 1971, udhëheqës Romë u mblodhën në Londër për të shpallur vetëvendosjen dhe unitetin ndërkombëtarë m...
-
Ndodh që midis miqve apo kolegëve mund të ketë xhelozi, por jo deri sa të arrij në dëmtimin e imazhit apo të krijojë konflikte familjare. ...






