Monday, December 26, 2016

Merr flakë lagja 10 !

Shfaqet klipi i shumëpritur nga këngëtari i njohur Eri Qerimi dhe I riu Naldi . Klipi është realizuar në zonën Allias-Kinostudio ose e njohur ndryshe “Lagja 10”, në këtë klip kanë marr pjesë të rinjtë e kësaj zone të cilët përkrahin këngëtarët e tyre të zëmrës . Ky është bashkëpunimi i dytë që realizohet midis dy këngëtarëve dhe në të ardhmen priten surpriza të reja prej tyre. Për “Olsi News”, Naldi shprehet se këngëtari i tij i preferuar është reperi nga Kosova Mozzik-i .

Thursday, November 17, 2016

Akti Heroik i Mirelës kundër Ministres Nikolla

Pak orë më parë, Aktivistja e lëvizjes “Për Universitetin” Mirela Ruko ngjyrosi me bojë kokën e Ministres së Arsimit Lindita Nikolla në një takim të saj me të rinjtë e Samitit studentor FRESSH që po ndodhte tek Piramida, Tiranë . 

Në videon e postuar në faqen e Lëvizjes “Për Universitetin” shfaqet aktivistja e cila i afrohet ministers së Arsimit dhe ia përlan kokën me bojë të kuqe. Për momentin ajo po komentohet shumë në rrjete sociale dhe faqja “Jeta Osh Qef” ka hapur një sondazh se si i duket veprimi i Mirelës si akt heroic apo akt vandal.   

Lëvizja “Për Universitetin” shprehen se ishte një akt ndaj përgjegjësisë së shmangur të ministers Nikolla ndaj reformës së dështuar në arsimin e lartë, sistemit kaotik të maturës shtetërore dhe favorizimit të dukshëm të universiteteve private.
  

Sunday, October 30, 2016

Zajmina shfaqet provokative në klipin e Bleros

Këngëtari Blero shfaq këngën e tij të rradhës, një këngë melankolike por me një special guest si Zajmina . Blero nuk shfaqet fare në videoklip, por vetëm Zajmina e cila performon si figurante në videoklip . Ky është bashkëpunimi i Bleros me Zajminën e cila kjo e fundit nuk këndon por bëhet protagonste me levizjet e saj sensuale . Teksti është punuar nga Chipsi dhe Kreshnik Avdiu, ndërsa ripërpunimi nga Prygo.




Monday, October 10, 2016

Robert Aliaj zhvesh në skenë Fjolla Morinën



Gjatë performancës të Xumit dhe Fjollës në spektaklin “Dance ëith me” së bashku me trupat e baletit ata ishin veshur si murgeshë, por edhe me këtë veshje Fjolla dukej shumë seksi .
 Robert Aliaj nuk ka rezistuar pa komentuar veshjen e Fjollës, duke lënë në hije Xumin, madje po përmendte krenarinë e Kosovës që e mban Fjolla Brenda saj . 
Fjolla provokoi Robertin, dhe ai u nis drejt saj për ta zhveshur por në fakt ajo kishte një tjetër veshje poshtë saj . 
Mesa dukej, Roberti u zhgënjye sepse nuk e priste të kishte veshje poshtë saj . Roberti dha për këtë çift 10 pikë .                 

Saturday, August 27, 2016

GUGU SË SHPEJTI ME NJË KËNGË TË RE “BOOBS OR BOOTY”

Gugu(Merita Haxhia)  do të shfaqet sërish në ekranet shqiptare, fansat e saj do të kenë mundesinë të  shijojnë muzikën e kësaj këngëtare tepër sensuale,  tashmë me një këngë të titulluar “boobs or Booty” . Duket që nga titulli, videoklipi do të ketë skena të nxehta dhe erotike . Bashkepunimi është me një kompozitor të ri e të talentuar Festim Gici dhe videoklipi është realizuar nga Star Video .

Teksti  flet rreth fabulës së konkurencës, si një gjithpërfshirje fizike dhe emocionale e femres ku kombinohet  idealja për vlerat dhe bukurinë e saj të jashtme . Një mesazh që vjen për të theksuar se ekzistojnë në shoëbiz, është se femrat që duken si paradoks dhe loja e fjalëve që shkon drejt një mashkulli për t’u bërë sa më e qartë diferenca mes femrave . Ato gjithmon zgjedhin  mënyrën duke i vënë në dukje meshkujve intigritetin dhe sfidën e mospëruljes . Këto kanë qënë fjalët e vajzës seksi Gugu ndërsa pritet të shfaqet këto ditë videoklipi .

OLSI NEWS/O. Sherifi 

Tuesday, June 28, 2016

Sergio Ramos këndon tallava ?! (VIDEO)

Kapiteni I kombëtares Spanjolle, Sergio Ramos shpalos talentin e tij në muzik .  Kujt ia priste mëndja se ai mund të këndojë, kjo këngë është publikuar në fillim të kompeticionit Europian France 2016 . Dueti është me këngëtaren e mirënjohur nga Spanja  Niña Pastori, ritmi muzikor shfaqet tepër I njohur për ne pasi duket se ajo është e alternuar me muzik tallava . Për kombëtaren Spanjolle kjo këngë është kujtimi më I bukur për këtë Europian, ku kjo e fundit është eleminuar nga Italianët e trajnerit Antonio Conte .
KLIKO KETU PER TE PARE VIDEON

Saturday, February 6, 2016

Bin Laden është gjallë ?

Eduart Snowden, ish-punonjësi i Agjensisë Kombëtare të Sigurisë në Amerikë thotë se Osama Bin Laden është ende gjallë. Në një intervistë të dhënë së fundmi për Moscow Tribune, Snoëden është shprehur se ish-kreu i Al Qaedas jeton në Bahamas dhe paguhet nga CIA.

“Kam dokumente që demostrojnë që Bin Laden është akoma në librin e pagave të CIA-s. Ai paguhet nga CIA në shumën mujore 100 mijë dollarë në muaj, që vijnë të transfertuara nëpërmjet disa shoqërive dhe organizatave të brendshme, direkt e në llogarinë e tij bankare në Nassau. Unë nuk jam i qartë ku ndodhet tani, por në vitin 2013, jetonte i qetë në vilën e tij bashkë me 5 gratë e tij dhe fëmijët e shumtë”, tha Snowden.

Në vijim të intervistës së tij ai thotë se vrasja e Bin Laden ka qenë e orkestruar nga CIA dhe shërbimi sekret pakistanez.

“Osama Bin Laden ka qenë një nga punonjësit më eficentë të CIA-s për një kohë të gjatë. Kanë organizuar vdekjen e tij të rreme, në bashkëpunimin me shëbimin sekret të Pakistanit. Nga momenti që të gjithë besojnë se ka vdekur, askush nuk kërkon për të, ndaj është më e thjeshtë për tu zhdukur. Pa mjekër dhe xhaketë militare, askush nuk e njeh”, thotë Snowden.

Pas publikimit në media të dokumenteve që kishin të bënin me programet e përgjimit në masë, Snowden u arratis nga Amerika. Prej pak vitesh ai është strehuar në Rusi. Kremlini nuk pranoi ta dorëzonte ish-agjentin te amerikanët.    

5 Nëntori - Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Rome

  Në vitin 2008, në Zagreb u mbajt një simpozium ndërkombëtar për standardizimin e gjuhës rome, ku u vendos që data 5 nëntor të njihej si di...