Thursday, December 24, 2015

Një shqiponjë në skenën e "O Ses Türkiye" (Video)

Eugena Aliu, një vajzë Shqiptare e cila ka lindur në Tiranë me disa vite karrierë si këngëtare profesioniste me këngë popullore dhe orientale . Këngët e saj të fundit janë :  “Një herë dashuojmë” “Të dua ty” dhe bashkpunimi me këngëtaren e mirënjohur Adelina Tahiri “Ani ani” . 

Në datën 22.12.2015, Eugena Aliu ka marrë pjesë në audicionet e “The voice of Turkey” ku mijëra turq kanë ndjekur performancën e saj . Juria e magjepsur dhe e surprizuar njëkohësisht nga ngjyrimi që i jepte këngës me të cilën ajo konkuroi, i kërkoi që të këndonte një këngë shqip . Më pas, nga juria iu bashkua Eugenës për një duet të shkurtër me këngëtaren e mirënjohur  turke Ebru Gündeş .  Ajo tashmë ka bërë për vete shumë fansa nga Shqipëria dhe Turqia pas performancës së shkëlqyer në skenën e O Ses Türkiye (The Voice Of Turkey) .  Pas suksesit të korrur nga Elhaida Dani në “the voice of Italy” urrojmë dhe Eugena Aliu të ketë po të njëjtin sukses . 
 

Sunday, June 28, 2015

Risi e re në media, zhvishen spikeret e lajmeve (video)

Tashmë ka dalë një forme e re e të prezntuarit në televizion, flitej se nuk ka mënyrë tjetër për të tërhequr audiencën por ne fakt ekzistion dhe po ndodh . Televizioni Zjarr, një media e re në shqipëri ka sjell risi duke zhveshur prezantuesit jo nga emocionet por nga mënyra e të veshurit tepër skandaloze . Prezantuesit e lajmeve mbajnë veshur vetëm xhaketë, poshtë saj ska as bluze as reçipeta.

E mira ishte që emri i televizionit të titullohej Brazzer News , sidoqoftë televizionet shqiptare kanë goxha punë pasi një media e re po i sfidon duke u zhveshur .   

Monday, June 22, 2015

Sulmohen romët në autobuz

On June 21, a father and his two seventeen year olds - boys were attacked while traveling in the bus, returning from church. The situation is happening in Sofia city. The description of the attackers/based on peoples who were travelled in the same bus/ were: 4-5 young boys hooded, armed with pens and bats.
The attack is sudden and is not caused by anything. Attackers hits boys and their father at back with the words "Gypsies, dirty."

I just want to add that such an attack was the second official in a week only for Sofia, and my personal information is that the numbers are much more/, who knows really what is the real number of victims of such hate crimes. In the last month - two conflicts are played out on an ethnic basis: Village in Blagoevgrad and in "Orlandovtsi" neighborhood in Sofia city.
The attack on these boys and their father did happen in "Druzhba" neighborhood, Sofia city.

Më 21 qershor  një baba me  fëmijët e tij 17 vjeçar, sapo kishin dalë nga kisha , u sulmuan ndërsa udhëtonin me autobus .  Situata ka ndodhur në qytetin e Sofjes. Sipas informacioneve nga qytetarët bullgarë që ndodhesin në vendngjarje, ishin 4-5 djem të rinj të maskuar, të armatosur me dhe shkopinj.Sulmi ishte i papritur dhe nuk u shkaktua nga ndonjë gjë. Sulmuesit goditën djemtë  dhe të atin e tyre në përsëri me fjalët "ciganë, zhulsa ."

Një aktiviste rome,Stella Angelova thotë se :
“një sulm i tillë ishte i dytë në një javë vetëm në Sofje  dhe me informacionet që kam është se numrat janë shumë më tepër, kush e di në të vërtetë se sa është numri i vërtetë i viktimave të krimeve të tilla të urrejtjes. Në muajin e fundit - dy konfliktet janë luajtur mbi baza etnike si Fshatin në Blagoevgrad dhe në lagjen "Orlandovtsi" në qytetin e Sofjes. Sulmi ndaj këtyre djemve ndodhi në lagjen e  Druzhba" Sofia city.

Ko 21 June jekh dad pire chavencar 17 breshenge, kozom niklistilesas kati khangiri, khudelen kana phirensas autobuzesar . Situacia undili ki Sofia(Bulgaria). Kato informacia ka ledham kato manusha andre ko autobus, isine 4-5 terne maskasar, bashavdencar em kashtencar . na dzinol soske khude e dades em leske chaven . o rakle khude e dades em leske chaven em koshalelen billacho “cigania, bi thovde.
Jekh aktivistka romni, Stella Angelova vakerel :

“Isi o dujto attak to akava kurko  kaj undillo numaj ki Sofia, em o informacioni kaj siman se isi po but em na dzaniol kozom isi o gin e viktimengo . Koa kava masek undile duj(2) konfliktia kato racizmo ko gav Blagoevgrad em ki mahadha "Orlandovtsi" ki diz Sofia . o than kaj khude e romen isi ki Druzhba" Sofia city “ .
       


Sunday, June 21, 2015

Festivali i mishit të qenit në Kinë

 Festivali i mishit të qenit në Kinë
Në Yulin, një qytet në Kinën jugore (Guangxi Zhuang, Rajoni Autonom), një traditë lokale është që të konsumojnë mishin e  qenit, të gatuar me djath, kjo traditë bëhet për të festuar solsticin veror. Për shumë vite, ky festival ka zemëruar shumë shoqata për mirëqenien e kafshëve.

 Dog meat festival in China
In Yulin, a city in southern China (Guangxi Zhuang Autonomous Region), a local tradition is to consume dog meat, cooked with lychees, to celebrate the summer solstice. For many years, this festival has angered many animal welfare associations.

Saturday, January 31, 2015

Shpërthen Shkëndije Mujaj !

Ajo erdhi por kësaj rradhe vjen me nje këngë të realizuar tek studio i këngëtarit Blero . Kënga titullohet “E di që  don me kon si unë ” dhe është publikuar në kanalin e saj në youtube. Shkëndija kishte lajmëruar më përpara që do të vinte me një videoklip muzikor për të shuar të gjithë zërat dhe për ti bërë ball të gjitha thashethemeve që fliten për të . 

Sunday, January 4, 2015

Imitohet Edi Rama në një emision në Serbi

Në një emsion të televizionit B92 është imituar Kryeministri  Edi Rama, kjo ka ndodhur gjatë ditëve festive me gazetarin  Kesiç .  Gjatë intervistës aktori i njohur në Serbi Sergej Trifunoviq i cili ka imituar Edi Ramën, për rreth 7 minuta ka folur në gjuhën shqipe dhe bisedën e nisë duke thënë se Kosova është e pavarur . Në publik shfaqet një tjeter aktor ku imiton (Olsin)vëllain e kryeministrit duke përmendur dhe dronin e famshëm .

kliko këtu për të parë videon

Friday, December 12, 2014

Dhurata e Kryeministrit me rastin e festave të fundvitit

Sa ftohtë që kisha, në fytyrën time përplaset i ftohti i cili ndeshet me ty pa të njoftuar fare nuk kisha veshur as xhup por vetëm një pulovër të hollë ku i ftohti depërton lehtë. Te këmbët po ndjeja një avull, i cili avash-avash po m’i ngurtëson këmbët por për t’i ngrohur i përplasja në tokë herë pas here. Duart nuk po i ndjeja më, s’kisha as dorashka.  Me kismet do t'i bëj një dhuratë vetes sime me rastin e Vitit të Ri kur të marr rrogën ... eh harrova unë jam i vetëpunësuar nuk kam rrogë.
Po nxitoja të kapja autobusin, për të shkuar në shtëpi për  t’u shplodhur se ishte një ditë e gjatë dhe e lodhshme duke shëtitur rrugët e Tiranës .  Mbërrij në stacionin që do të zbres, vazhdoj të nxitoj se isha i ngrirë dhe e vetmja  gjë që po mendoja ishte të shkoja në shtëpi.  Çudi të gjithë banorët nëpër lokale dhe madje bilardot ishin mbushur plot me burra dhe madje kishte aq shumë saqë prisnin radhë për të luajtur bilardo në mes të ftohtit. E çuditshmja tjetër ishte se lokali dhe bilardo ishin të ndriçuar ndërsa pjesa tjetër e zonës ishte e mbytur në errësirë . Çfarë po ndodhte vallë?
Si i hutuar po vrapoja në mes të errësirës as ndriçuesit nëpër rrugë nuk punonin, më në fund arrita me vështirësi pranë portës sime por ishte mbyllur . E shtyj portën me forcë dhe e hap por nuk gjej asnjë në shtëpi.
Më vonë mësoj që familja ime ka vajtur diku tjetër në një shtëpi me ndriçim dhe me ngrohje, mësoj gjithashtu që energjia elektrike u ndërpre sepse ne nuk paguajmë. Jo se nuk duam të paguajmë por nuk kemi me çfarë ta paguajmë atë energji elektrike, si mund të paguajë një familje që mbijeton me ndihmë ekonomike 25 mijë lekë të vjetra në muaj?!. Jemi në muajin dhjetor ku festat e fundvitit po afrojnë dita ditës dhe të gjithë përgatisin dhurata njëri-tjetrit dhe pritet që ta festojnë në praninë e shishes së verës dhe mishit të gjelit të detit . Ndërsa unë do e pres Vitin e Ri duke mbledhur hekurishte për  ta festuar në mënyrë modeste ose do të fle gjumë, do të pres derisa të shoh fishekzjarrët që ndriçojnë shtëpinë time të errët dhe do të shtrihem sërish dhe të ngrihem në mëngjes  sepse do të ketë shumë kanaçe dhe shishe plastike. Faleminderit Z. Edi Rama për dhuratën e Vitit të Ri, ne të bëmë kryeministër ndërsa ju na e shpërblyet me errësirën .    

5 Nëntori - Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Rome

  Në vitin 2008, në Zagreb u mbajt një simpozium ndërkombëtar për standardizimin e gjuhës rome, ku u vendos që data 5 nëntor të njihej si di...