Monday, August 25, 2014

I WANT TO GO HOME

Gjatë rrugës për në Poloni, pas shumë orësh udhëtim ne bëjmë ndalesën e radhës në një pikë karburanti , afër Dubrovnikut . Ishte mëngjes dhe secili prej nesh hap çantat për të  nxjerrë ndonjë bluze me mëngë të gjata dhe furçen e dhëmbëve dhe nxitonim për në tualet dhe prisnim rradhë të gjatë , siç ishte rradha e qumështit në kohën e xhaxhit Enver.  Të gjithë ishim tmerrsisht të lodhur nga gjithë ai udhëtim , kur ne kishim bërë vetëm gjysmën e rrugës na kishte mbetur edhe afërsisht edhe 20 orë rrugë , por ne dinim se si ti kalonim ato orë . Në pritje për të shkuar në tualet , jo shumë larg prej nesh shohim një tip me disa çanta dhe me një tabelë prej kartoni të cilën e mbante lart që shkruheshe “ I want to go  home “ . Ai po shikonte që ne ishim të rrinj e palosi tabelën dhe e hodhi tutje , me siguri u ndjeh  I turpëruar dhe po fillonte të afrohej më shumë grupit tonë , hyri Brenda në dyqanin që ishte tek karburanti por nuk bleu gjë , të gjithë po bëheshim kurrioz për të ditur se ç’farë kërkonte ?
Dy drejtuesit tanë nisën të bisedonin me të , dhe unë që po e shikoja nga larg ai filloi të hidhej përpjetë njësoj sikur të kishte kapur ndonjë skendinë , por në fakt në një farë mënyre ashtu ishte sepse një nga drejtuesit me thotë që ai do vi me ne, dhe unë bashkë me të tjerët pa e kundërshtuar filluam të prezantoheshim , ai quhej Adam është 19 vjeç nga Polonia . Në momentin që ai u ulë në sendilje ai filloi të bente kryqin dhe ishte e qartë që ishte I besimit të krishterë . Ai kishte një veshje tepër të thjeshtë , në dorë mbante një bidon coca-cola me ngjyrë të verdhë që me siguri duhet të ketë qënë essencë me uje . Ai dukje paksa I trembur por edhe I buzëqeshur në të njëjtën kohë . Nga kurioziteti që kishim filluam ta pyesnim se si përfundoi në Kroaci në një pikë karburanti, ai nisi të tregonte historinë e tij .

“Para 2 muajsh , unë sëbashku me shokët e mi u nisëm për në Francë sepse kishim fituar një biletë për të parë festivalin , pa e menduar gjatë mora me vete rreth 300 euro , mendoja se ishin të mjaftueshme por për mua ka qënë një eksperiencë shumë e keqe si për mua dhe për shokët e mi . Në përfundim të festivalit rojet e festivalit na grabitën , na morën ato pak para që kishim me vete . në atë moment nuk denim ç’të bënim sepse as frëngjisht nuk dinim , tentuam të komunikonim në anglisht por ato që pyetëm u përgjigjën “Je ne parle pas Anglais” . Ne po mendonim se sit ë largoheshim nga Franca kur s’kishim asnjë kacidhe me vete . Ne filluam të kërkonim punë , ç’farë dolloj pune , dhe ne fakt gjetëm punë si pjatalarës në një restorant , atje punuam rreth 3 javë dhe mblodhëm ca para dhe me pas na lindi idea për të vizituar Spanjën , por parat se të nisesha telefonova prindërit duke I thënë se gjeta një punë të mirë që I përshtatet degës që unë studioja , por fatkeqësitë nuk kishin fund . Duke ecur nëpër rrugët e Madridit disa policë na ndalin dhe filluan të na bërtisnin pa e kuptuar pse , dhe ne duke I thënë që jemi turistë nga Polonia , kur në mënyrë të papritur filluan të ushtronin dhunë ndaj nesh dhe na kërkuan që të largoheshim prej këtej , ne u friksuam shumë dhe u larguam . Une e quaj veten time me fatsepse gjeta punë përsëri si pjatalarës ndëersa shokët e mi u përshëndetën me mua dhe u larguan nga Spanja ne drejtim për ne shtëpi , që nga ajo ditë unë humba kontakte me ç’do person që njihja . U bë gati një muaj e gjysëm që jam larguar nga shtëpia bëra bagazhet gati dhe morra rrugëtimin për në Poloni , por parat që kasha mbledhur nuk ishin të mjaftueshme dhe përfundova ne Kroaci me shpresën që dikush do të vijë të më marri . “

Adami na ndihmoi shumë me përkthim gjatë ndalesave që bënim dhe ishte gjithom I habitur nga shakatë që bënim , për të dukej interesante se si silleshim dhe argëtoheshim në autobus . Gjatë rrugës Adami po më shpjegonte se si është jeta në Poloni dhe po më tregonte për disa vende të bukra që ai njihte në Krakow , filluam të bënim plane se ç’farë do të bënim sonte , ishte pak si vonë por unë doja të dilja . Mbëritëm në hotelin ku ne dotë akomodoheshim , ishim duke pritur jashtë për të marrë çelësin e dhomës , ndërsa Adami merr në telefon dikë dhe sapo e mbyll telefonin fillon të sillet çuditshëm ç’do gjë që bënte e kryente me nxitim . Të gjithë po e shihnin me habi dhe unë po e pyesja , ç’farë po bën ? Unë thjeshtë po nxitoj me përgjigjet ai . Po I thoja që të më presi sapo të bëj një dush , do zbres poshtë që të shohim qytetin , ok më thotë , por mbas 1 ore zbres poshtë dhe nuk e gjej më ,gjithësesi kudo që të ndodhet  uroj që të jetë mirë nuk I uroj fat sepse ai është një lucky boy .    


Monday, July 14, 2014

Tashmë shfaqet klipi i këngës të shumë pritur !



 Glaugus Furtuna djali i kompozitorit të mirënjohur  Alban Furtuna  në bashkëpunim me këngëtarin  Mc Mario shfaqin për të gjithë që dashurojnë muzikën, hitin veror të qujatur “Summer Love” .

 Klipi është realizuar nga shtëpia diskografike MuzikAl duke qënëse Alban Furtuna ka vite që bashkëpunon me këtë kompani . 

Glaugus një djalë 18 vjecar vlerësohet si një talent i muzikës shqiptare  duke pasur  mbështetje nga i ati i tij i cili ka nxjerr në tregun muzikor, këngë të cilat sot kanë mbetur hite dhe gjithashtu ka ndihmuar këngëtarë që sot kanë arritur  suksesin .
Pas suksesit me këngën “mos më gjuj” këngë e cila ka arritur rreth 1 milion klikime në Youtube , Mario bën bashkpunimin e tij të parë me Glaugusin duke e cilësuar si një Justin Timberlake shqiptar .  

Glaugus Furtuna ft Mario - Summer Love


 

Saturday, June 28, 2014

Kualifikohet Brazili me vështirësi

Brazili kualifikohet më tej për në çerekfinale dhe është në pritje për të mësuar se kush do të jetë kundërshtari i radhës , takim ky i cili do te zhvillohet ne oren 22:00 midis Kolumbisë dhe Uruguaj  . 
Skuadra e Skolarit ka kaluar e para në avantazh me golin e mbrojtësit teëChelsit  David Luiz, në minutën e 18' të
pjesës së parë . Nuk do të zgjaste shumë avantazhi i skuadrës së Selecaos ku në minutën e 32' do të vinte goli i barazimit nga sulmuesi A.Sanchez nga gabimi i sulmuesit Hulk . Në vazhdimin e pjesës së dytë Brazili ka qënë i heshtur gjate gjithe 45 minutave ndërsa Kili vazhdonte të sulmonte por rezultati qëndron në barazim me shifrat 1-1 . Ndeshja vazhdoi edhe në minutat shtesë kur vlen per tu permendur rasti i sulmuesit te Kaljerit Mauricio Pinilia i cili goditi traversën por dhe shtesat nuk gjëten zgjidhje se cili ekip do te kualifikohet më tej . Pika e bardhë e penalltisë do të shpallte fitues në këtë ndeshje të gjatë dhe të lodhshme skuadren e Brazilit ku rezultati do të përfundonte 3-2 në favor te Brazilit . Për skuadrën e Selecaos kanë shënuar David Luiz, Marcelo dhe Nejmar ndërsa për skuadren e Kilit do të shënonte Aranguiz dhe Diaz .    

Tuesday, December 24, 2013

Festë dhe dhurata për fëmijët në nevojë







Me rastin e festave te fundvitit , Qendra Rromani Baxt Albania organizoi nje mini koncert kulturo-artistik ku gjatë programit janë recituar vjersha, këngë dhe kercime moderne dhe tradicionale rome nga fëmijët e kësaj qendre. 

Tradicionalisht fëmijët e kopeshtit parashkoll, të RBA dhe nxënësit e shkollave Bajram Curri dhe Ramazan Jarani , që ndjekin mësimet suplementare në këtë qender , festuan  sëbashku dhe u janë shpërndarë dhurata me rastin e  festave të fundvitit. .

Po e veçanta e kësaj feste ishte se midis fëmijëve të zonës Allias – Kinostudio , kanë qënë prezent dhe fëmijët e Qendres Sociale të Emergjencave në repartin ushtarak në Tufine, të cilët prej dy muajsh janë pranë kësaj qendre, ku marrin edukim parashkollor, kujdesje psikologjike, lojra argetuese dhe kreative .


Kjo Organizatë është mbeshtetur për 12 muaj nga Terre Des Hommes ,RBA  falenderoi  Roma Education Fund, ARSIS dhe  NSCN për edukimin e femijëve rrom në përgjithësi si dhe veçanërisht për përkujdesjen e stabilizimin psikosocial të femijeve të 37 familjeve të shpërngulur forcerisht nga banesate tyre në Selite . 



















Tuesday, October 15, 2013

Fle në Varrin e të vëllait , të afërmit lajmerojnë policinë


Rreth 1 jave më parë në periferi të Tiranës , një 55 – vjeçar pas humbjes së 2 njerëzve më të dashur në jetën e tij, të gruas dhe djalit tij një tjetër dhimbje e madhe shtohet në familje , ndëron jetë i vëllai në moshën 63 vjeçare nga një sëmundje e pashërueshme  . Të afërmit e tij thanë se ai ka qënë shumë i lidhur me vëllain e tij, mbas ceremonisë mortore të gjithë kthehen në shtëpi, A.R. në mbrëmje zhduket nga shtëpia dhe të afërmit e tij shqetësohen për të pasi kishin kaluar orë të tëra dhe ai nuk gjendej në asnjë vend , më pas të afërmit e tij  lajmeruan policine dhe të nesërmen ai gjendet i shtrirë pranë varrit së  vellait .   



Monday, September 30, 2013

Aurela Reagon keq ndaj thashethemeve: Vjehrra më pranoi, mos na çani B*thën

Aurela Gaçe menjëherë pas dasmës është shqetësuar nga thashethemet që bëhen për moshën e saj më të madhe në raport me bashkëshortin. Në një reagim në rrjetin social “Facebook” Aurela shprehet indinjuar nga pyetjet dhe nga ngacmimet që i bëjnë vjehrrës së saj njerëzit. A do tapranonte vjehrra Aurelën, meqenëse ajo është disa vite më e madhe se Skerdi? Kjo ishte pyetja më e shpeshtë që njerëzit i kanë bërë mamasë së Skedrit. Ajo i ka thënë të gjitha ‘thashethemexhieve’ se vjehrra e ka pranuar pa problem. 
“Më në fund më pranoi vjehrra për nuse... Hahaha. Ky mesazh është për ato mendjeshkurtrat, ciniket, llafazanet që më ngacmojnë vjehrrën, mua, edhe nuk lënë parukeri pa shkuar e pa u marrë me llafe. Kanë merak njerëzit se unë na qenkërkam pak si më e madhe se Skerdi dhe pyesin njerëzit e mi të afërm, a është Aurela më e madhe? Sa më e madhe se Skerdi? A e pranon dot vjehrra këtë fakt? Uaaaaa hahaahhahaha çfarë varfërie që i mbyt këto njerëz në shpirt. Hajde se përgjigjen ja u jap unë, më saktë se kaq nuk ka. Unë jam 2 vjet më e madhe se Skerdi, po merak do të më ngelet gjithë jetën, pse nuk është nja 10 vjet më i vogël. Ta merrja e ta rrisja vetë hahahaha. Madje prandaj edhe u martuam, se më në fund mami i Skerdit më në fund më pranoi si nuse hahahahaha. Oh po tani do t’ia u them si nga Vlora juve që jeni shqetësuar për vitet e mija e të Skerdit. Hajt mos na e çani menderen me këto idiotësira e me këto budallallëqe të shekullit të kaluar. Merruni me jetën tuaj e mundohuni të gjeni ndonjë gjë me vlerë në jetën tuaj, se vetëm ashtu do të mund ta shijoni. Ndryshe do thinjeni duke menduar a më pranon vjehrra mua apo jo. O pikaaaa pikaaaa. Sa varfëri shpirtërore e mendore. Meqë jeni të shqetësuar për moshën time, ja u tregoj se e kam vithen më të ngritur se ju që pini kafe e cigare gjithë ditën e shqetësoheni për jetën e të tjerëve. Sa njerëz të vegjël. Kam kohë që i dëgjoj këto idiotësira, dhe kam qeshur, e i kam lënë të shkojnë. Por kur teprohet, me duhet t'ua u përplas në fytyrë që mbase mendohen e shohin veten në pasqyre. Për te mirën e tyre e kam, që të bëjnë ndonjë gjë më të mirë me jetën e tyre”, - përfundon komenti që kishte bërë Aurela ditën të shtunë.
Menjëherë pas këtij mesazhi reagimet kanë qenë të shumta dhe në disa raste negative. Kjo gjë e ka shqetësuar Aurelën, e cila ka shpërndarë një status tjetër ku jep shpjegimet për reagimin e saj të ashpër për njerëzit që flasin keq për të. 
 “Bobo-bobo, një fjale thashë unë, dhe u bë nami.. O njerëz, unë jam njeri me gjak e me vena...Vendoseni një here veten në vendin tim e ta shikojmë si do te ndiheni kur dikush ju cënon, ju prish nervat me budallallëqe, ju dhe atyre e ju rrethojnë...hajde vendoseni një here veten në këtë pozicion...sado të mundohesh të qeshësh e të mbyllesh veshët, ata njerëzit e ligj ta bëjnë përpara syve.... shumë nga ju thatë se unë jam Vip e s'duhet të flas ashtu...unë nuk jam VIP e as RRIP. Jam një vajze e besoi tek talenti që Zoti i fali, dhe punova shumë shumë shumë që të arrij deri tek ju. Ka nga ata e më duan, e ka nga ata që s'duan as te më shohin fytyrën....normal....nuk ka asgjë absolute në këtë bote. Të mos më pëlqesh, është shija jote e mëse normale, edhe nuk kam shijet e mija. Por të më ngacmosh e të me fyesh, po hiç fare nuk duroj e nuk lejoj. Kjo është faqja e vetme nga komunikoj, dhe ashtu siç ju tregoj lumturitë e mija, ashtu ju tregoj edhe kur me ngacmojnë....ju prisni që unë të jem ajo vajza e bindur, që ndryshe mendon e ndryshe vepron? Prisni perfeksion? Unë as nuk jam perfekte e as nuk pretendoj të arrij perfeksionin. Fansat e mi të vërtetë e kuptojnë mënyrën e shakasë time, të batutës time,të momentit kur nxehem, kur qesh....o njerëz, jam njeri ashtu si edhe ju.....se kuptoj pse ju shetësoi kaq shume fakti pse u ktheva përgjigje dashakeqësve, të papunëve, këtu, në këtë faqe.....ku duhet ta bej sipas jush? Ju që më doni, ja u kthefsha vetëm me dashuri...për ju qe se pranoni dot mënyrën time të të shprehurit, më falni, se nuk ndryshoj dot. Më saktë, as nuk dua të ndryshoj....kështu më beri nena e babai, e i falënderoj që më bënë kokën.....fansat e vërtetë të duan në çdo moment, edhe kur ti nuk nxjerr një këngë jo shumë të bukur, jo në nivelin që ata presin....sepse askush s'mund të krijojë gjithmonë kënge të bukura....fansat e vërtetë të pranojnë siç je, se prandaj të duan, për atë që je. Ata që duan ndryshime të karakterit, presin kot...”, - përfundon mesazhi i Aurelës.

Tuesday, September 24, 2013

Tiranë, i riu përdhunon anglezen në banjon e lokalit

TIRANË - Përdhunon një angleze në banjon e një lokali, arrestohet një i ri. Ngjarja ka ndodhur ditën djeshme në një lokal në Unazën e re. Në pranga është vënë Muhamet Mullaj, 25 vjeç me origjinë nga Përmeti por me banim në Tiranë.

Burime nga policia e kryeqytetit kanë bërë të ditur se, i arrestuar është edhe i dashuri i vajzës nga Anglia, Mariglen Xhepo, pasi ka goditur me sende të forta 25-vjeçarin Mullaj, në momentin kur ka marrë vesh ngjarjen e ndodhur në banjon e lokalit. Nga të dhënat e marra mësohet se, Mullaj ka ruajtur të renë nga Anglia dhe në momentin kur kanë qenë vetëm ka kryer edhe marrëdhënien seksuale me dhunë.
Aktualisht 25-vjeçari Muhamet Mullaj ndodhet në reanimacion për shkak të plagëve të marra pas dhunës së ushtruar ndaj tij nga i dashuri i vajzës. Ndaj tij është ngritur akuza e “marrëdhënieve seksuale me të rritura”.

Në pranga është vënë edhe i dashuri i anglezes, Maringlen Xhepo nën akuzën e “plagosjes së rëndë”.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

5 Nëntori - Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Rome

  Në vitin 2008, në Zagreb u mbajt një simpozium ndërkombëtar për standardizimin e gjuhës rome, ku u vendos që data 5 nëntor të njihej si di...