Tuesday, May 22, 2018

Diçka po vjen nga Naldi dhe Jetmira Avdili !


Jetmira avdili, vajza nga kosova e cila ka zgjedhur që të ndihmoj njerzit e varfër dhe ata me aftësi të veçanta. Kosovarja është tepër aktive me ndihma humane, por në Insta story ka publikuar një emër dhe një datë ku thuhet se do të marr pjesë në një videolip muzikor. Naldi, Reperi I cila së fundi ka realizuar bashkpunime me këngëtar më në zë në tregun muzikor siç janë Mandi, Marsel Ademi etj. Ai do të vij me një këngë të re së shpejti në bashkëpunim me Jetmira Avdili. Keyboard News ju uron suksese !







    

Wednesday, February 28, 2018

Qetësia e shpirtit


Shumë prej nesh ndihen në ankth ose janë të stresuar për shkak të gjendjes aktuale e cila vjen si pasojë e problemeve të vetëkrijuara ose situatës kaotike në vend. Ne të gjithë kërkojmë të punojmë në qetësi dhe mos të ndihemi të presionuar nga të tjerët, por kjo nuk ndodh pasi shpirti nuk është i qetë, jo i yti por i tjetrit. Shpirti yt, ndodhet në mes të trazirave të cilat vijnë nga pakënaqësitë e njerëzve dhe pangopesitë e tyre për të të trajtuar si një objekt elektrik për të të shfrytëzuar deri në bërthamë të shpirtit tënd.

Në një gjendje të dehur ku monotonia të vret përbrenda dhe shpirti yt ku ndodhet? As ti vetë nuk e di pasi, ai ka humbur dhe është i mpirë nga të gjitha këto situata dhe nuk ndihet i qetë dhe është në kërkim të situatave paqësore që është e vështire t’i gjesh.

A keni menduar se si ta qetësoni shpirtin tuaj ? Edhe mund ta keni menduar por jo gjatë, pasi s’keni kohë për shpirtin tuaj, sepse mendoni se nuk ekziston, por ai është një organ I padukshëm  në trupin tuaj që vetem  ju vetë mund  ta ndjeni aq shumë dhimbjen, dashurinë, trishtimin apo ndonjë ndjesi tjetër e cila vjen nga situata që ju rrethon.

Erdhi koha që të mendosh per shpirtin tend, qetësoje trurin për 10 minuta, mendo për situatat më të bukura që mund të ndodhin në jetën tuaj. Fshini lotet nga faqet tuaja dhe gjeni kohë për veten tuaj. Duajeni veten tuaj si kurrë ndonjeherë, dhe aq shumë sa e doni ju veten tuaj nuk e do njeri tjetër. Shpirti është i juaji, mos e lëndoni por mbusheni me ndjesi pozitive.

Gjithologu OSH


Tuesday, January 2, 2018

Dhurata e Muharrem Ahmetit vjen me “Princess Palace 2”

Pas daljes në emisionin e Arjan Çani-t, “Zonë e Lirë”, nuk kishte si të mungonte Muharrem Ahmeti pa një këngë për Vitin e Ri. Kënga titullohet “Princess Palace 2”, e këngë e cila vjen pas suksesit të këngës së parë po me të njëjtin titull. Surpriza në këtë këngë është se këndohet në bashkpunim me këngëtaren nga Kosova Fatlume Popovci. Muzika është punuar nga Shpëtim Franca dhe videoklipi nga Studio Urban.  

Olsi Sherifi/Chorori Media 


Friday, December 29, 2017

Kokain në Dimër

I riu Naldi sjell për fansat dhe për publikun këngën e re të titulluar “Kokain” ! Muzikë e sjellë nga ai vetë dhe Emrah Xhixho dhe teksti nga Zusi dhe video nga Aderjan Meniku. 

Chorori Media






https://www.youtube.com/watch?v=NFZC71xCP58&feature=youtu.be  

Friday, November 17, 2017

Ja çfarë I ka ndodhur kompozitorit të ri Samuel Kodra !

Ndodh që midis miqve apo kolegëve mund të ketë xhelozi, por jo deri sa të arrij në dëmtimin e imazhit apo të krijojë konflikte familjare. Kompozitori i ri Samuel Kodra, i cili ka 2 vite që po mundohet të krijojë një karrierë duke kompozuar muzikë e zhenereve të ndryshëm atij i hapin një  fake account.

Me ndihmën e miqve të tij ka arritur që të bllokohet  llogaria e hapur në emër të Samuelit dhe të një kolegeje të tij. Raporti që kanë midis njëri-tjetrit personat në foto janë vetëm pune, por nuk është gjetur ende autori i hapjes së llogarisë pasi përmbante dhe foto të Samuelit dhe Matildës.

Nuk është e vështirë të bësh karrierë në muzikë nëse punon fort, por duhet bërë kujdes nga ujqërit që të prishin reputacionin.

Sunday, October 29, 2017

Shuhet në moshën 31 vjeçare Adela e Big Brother !

Policia ka dhënë informacion zyrtar për vdekjen e moderatores Adelajda Xhamani. Në një njoftim të shkurtër për mediat, policia thotë se 31 vjeçarja vuante nga epilepsia.

Më datë 29 Tetor, në orët e para të mengjesit, në rrugën e Thesarit, është gjetur e pa jetë në banesën e saj, e cila jetonte vetëm. Nuk ka patur asnjë shenjë dhune, Adela vuante nga epilepsia, por pritet nga vendimi i mjekut ligjor, thuhej në njoftim.

Adela ndërroi jetë e një ataku kardiak. Lajmi për vdekjen e saj në mënyrë kaq të papritur në moshë fare të re ka tronditur mbarë opinionin publik.

Adelajda u bë e njohur në spektaklin Big Brother e vitit 2009, ku mbërriti deri në finale. Adela tërhoqi vemendjen jo vetëm për thjeshtësinë e saj që e karakterizonte, por dhe për bukurinë e saj ku disa e krahasonin me aktoren Hollivudiane Angeline Jolie. Adela e big Brother kishte përfunduar studimet për Gjuhë-Letërsi dhe pasi u bë pjesë e televizionit, ndoqi ëndrrën e saj për t’u bërë gazetare. Adela punonte për shtypin rozë, dhe ishte kryeredaktorja e një reviste, dhe ajo ftohej shpesh në studiot televizive.


Chorori Media/ O. Sherifi  

Hera e fundit ne emison televiziv - Video

Friday, October 13, 2017

Shtyhet afati i regjistrimeve ne ciklin e dyte master


Ne mbledhjen e Dekanit te dates 09.10.2017 mbeshtetur edhe ne nr. 18 dt. 16.10.2017 per disa shtesa dhe ndryshime ne udhezimin nr . 15 date 19.05.2017 “per procedurat e aplikimit dhe te regjistrimit dhe programet e ciklit te pare te studimeve” , ne programet e studimeve me karakter professional, si  dhe ne programet e integruara te studimeve te ciklit te dyte, ne institucionet e arsimit te larte, ni vitin akademik 2017-2018 u vendos qe te shtyhet afati I regjitrimeve ne ciklin e dyte master per vitin akademik 2017-2018.

a.      Aplikimet shtyhen deri me date 20.10.2017
b.      Shpallja e fituesve 24.10.2017
c.       Ankimet 24-26.10.2017

d.      Regjistrimi i fituesve 27.10.2017 – 30.10.2017 
a     
       Chorori News/O.Sh         


5 Nëntori - Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Rome

  Në vitin 2008, në Zagreb u mbajt një simpozium ndërkombëtar për standardizimin e gjuhës rome, ku u vendos që data 5 nëntor të njihej si di...