Situata që u krijua në
stadiumin e Beogradit ka prekur shumë qytetarë nga dhuna që shkaktuan huliganët
ose më sakte “hienat” që hynë me forcë në stadium, dhe qindra forca policie që
ishin të pranishëm për sigurimin e ndeshjes nuk mundën t’i parandalonin . Shumë përdorues
që kanë akses në internet kanë reaguar nëpërmjet facebooku-t duke firmosur peticion
ose duke komentuar në Website-t të rëndësishme si UEFA, BBC apo CNN për ti sqaruar se dhuna erdhi nga
vetë Serbët , disa të tjerë e kanë menduar ndryshe, Seldi Qalliu sëbashku me
kolegët e tij ne studion e Alban Furtunës krijuan një këngë patriotike në momentin
kur ndeshja sapo ishte pezulluar dhe djemtë menduan të mbrojnë ngjyrat Kuq e Zi
nëpërmjet aritit të muzikës .
Thursday, October 16, 2014
CNN: Ja kush do ta fitojë takimin
Analisti kryesor i
CNN-it ka deklaruar për medait se Shqipëria do të fitojë takimin ndaj Serbisë në
tavolinë, me rezultatin 0-3 .
Në bazë të njohurive të mëdha që ka për futbollin dhe rregullat e Uefas, analisti I CNN-it ka deklaruar për mediat, se Shqipëria do të jetë skuadra që do ta fitojë takimin në tavoline, me rezultatin 0-3 .

Sipas tij, të gjithë
e kanë parë se çfarë ndodhi në takimin e mbrëmshëm dhe se çfarë kanë bërë
huliganët serbë .
Friday, October 3, 2014
Shqipëria në Pro Evolution Soccer 2015
Loja e famshme e Pro Evolution Soccer vjen me një lajm interesant. Në lojën PES 2015, që do të publikohet së shpejti do të jetë edhe kombëtarja shqiptare e futbollit.
Kuqezinjtë janë licensuar në këtë lojë dhe të gjithë shqiptarët do të kenë mundësinë për të ndier emocione të rralla duke luajtur me kombëtaren e tyre.
Ndryshe nga herët e tjera, ku ata që e luajnë këtë lojë mundoheshin të zgjidhnin skuadrat në të cilat aktivizohen shqiptarët, këtë herë do të kenë shansin të zgjedhin kombëtaren. Lajmi nuk është ende i konfirmuar zyrtarisht, por me shumë mundësi është i vërtetë.
Monday, September 29, 2014
Rrethohet banesa familjes Rushiti, jeta e tyre në rrezik pas plagosjes së Fatjon Kurtit
Sulmohet sërish familja në banesën trekatëshe në afërsi të Pallatit me Shigjeta në Tiranë. Disa ditë pas plagosjes së Fatjon Kurtit, ku atentati u filmua nga kamerat e sigurisë, disa persona kanë shkuar pranë banesës dhe kanë kërcënuar familjarët, për t’u larguar nga godina. Sipas policisë dhe denoncimit të familjes që zotëron vilën, gjatë natës duke u gdhirë e diela, persona ende të paidentifikuar kanë rrethuar familjen Rushiti dhe e kanë kërcënuar me jetë zonjën 50-vjeçare duke i kërkuar braktisjen e vilës. Në denoncimin e saj në polici gruaja ka treguar se kanë qenë disa persona që kanë përsëritur fjalën vrasje disa herë dhe si reagim ajo ka marrë një armë zjarri dhe ka qëlluar drejt tyre, duke i detyruar të largohen. 50-vjeçarja pretendon se policia ka refuzuar t’u ofrojë mbrojtje, madje ditën e djeshme efektivët e policisë i kanë marrë gruas edhe armën e gjahut që mbanin me leje. Për këtë ajo thotë se i është drejtuar edhe trupës diplomatike në Shqipëri. Mësohet se Organizata “Zemra e Nënës”, nuk po funksionon, për shkak edhe të atentatit të disa ditëve më parë. Para disa ditëve, 28-vjeçari Fatjon Kurti u qëllua me armë zjarri në oborrin e kësaj vile dhe vetëm fati e shpëtoi nga vdekja. Ndërsa në prill të këtij viti në oborrin e saj u hodhën kallëpe tritoli. Wednesday, September 17, 2014
Asije Ali rrëfen historinë e saj
Asije Ali rrëfen historinë e saj se si ka përjetuar dhunën në familje. Drama e një vajze të re, dhe një nëne të fortë që nga viktimë u bë e mbijetuar. 25 vjecarja tregon përpara kamerës problemet që kanë nisur gjatë jetës bashkëshortore. Asia ka një djalë i quajtur Leo, ai është vetëm 5 vjeç për të cilin ajo kujdeset shumë . Edhe pse ka patur paragjykime , Kjo vajzë guximtare vazhdon jetën e saj normale me djalin e saj , edhe pse ka humbur jetën bashkëshorti i saj . Ai është vetëflijuar përpara se të merrte dënimin nga gjykata për krimin e kryer . Kliko këtu për të parë videon Shiko videon
Monday, September 15, 2014
Çiklistët femra nga Kolumbia skandalizohen në Toskana
Në garën e Toskanës në Itali , skuadra e çiklizmit Kolumbiane për femra nuk është pranuar të garojë për shkak të veshjes skandaloze që kishte ky ekip. Vajzat amerikano-jugore jane shfaqur me një veshje e cila në pamje të parë duket sikur ata jane pothuajse të zhveshur , pasi materiali i uniformës që kishin ishte për tu habitur sepse ngjyra e pjesën intime ishte ngjyrë lëkure e cila ka bërë shumë përshtupje për Unionin Ndërkombëtar të Çiklizmit . Brian Cookson Presidenti i Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit shkruan në twitter : "Uniforma me të cilën ata janë paraqitur nuk mund të garonin duke shfaqur një rrip lëkure në pjesën intime të trupit që dukeshin pothuajse të zhveshura me atë lloj uniforme, kjo është e paparanueshme nga ç'do standart i mirësjelljes . " Sipas mediave sportive Italiane nuk i bëri shumë përshtypje kjo lloj uniforme duke e titulluar këtë skandal "Ekipi lakuriq" .
Monday, August 25, 2014
I WANT TO GO HOME
Gjatë rrugës për në Poloni, pas shumë orësh udhëtim ne bëjmë
ndalesën e radhës në një pikë karburanti , afër Dubrovnikut . Ishte mëngjes dhe
secili prej nesh hap çantat për të
nxjerrë ndonjë bluze me mëngë të gjata dhe furçen e dhëmbëve dhe
nxitonim për në tualet dhe prisnim rradhë të gjatë , siç ishte rradha e qumështit në kohën
e xhaxhit Enver. Të gjithë ishim
tmerrsisht të lodhur nga gjithë ai udhëtim , kur ne kishim bërë vetëm gjysmën e
rrugës na kishte mbetur edhe afërsisht edhe 20 orë rrugë , por ne dinim se si
ti kalonim ato orë . Në pritje për të shkuar në tualet , jo shumë larg prej
nesh shohim një tip me disa çanta dhe me një tabelë prej kartoni të cilën e
mbante lart që shkruheshe “ I want to go home “ . Ai po shikonte që ne ishim
të rrinj e palosi tabelën dhe e hodhi tutje , me siguri u ndjeh I turpëruar dhe po fillonte të afrohej më
shumë grupit tonë , hyri Brenda në dyqanin që ishte tek karburanti por nuk bleu
gjë , të gjithë po bëheshim kurrioz për të ditur se ç’farë kërkonte ?
Dy drejtuesit tanë nisën të bisedonin me të , dhe unë që po e shikoja nga
larg ai filloi të hidhej përpjetë njësoj sikur të kishte kapur ndonjë skendinë
, por në fakt në një farë mënyre ashtu ishte sepse një nga drejtuesit me thotë
që ai do vi me ne, dhe unë bashkë me të tjerët pa e kundërshtuar filluam të
prezantoheshim , ai quhej Adam është 19 vjeç nga Polonia . Në momentin që ai u
ulë në sendilje ai filloi të bente kryqin dhe ishte e qartë që ishte I besimit
të krishterë . Ai kishte një veshje tepër të thjeshtë , në dorë mbante një
bidon coca-cola me ngjyrë të verdhë që me siguri duhet të ketë qënë essencë me
uje . Ai dukje paksa I trembur por edhe I buzëqeshur në të njëjtën kohë . Nga
kurioziteti që kishim filluam ta pyesnim se si përfundoi në Kroaci në një pikë
karburanti, ai nisi të tregonte historinë e tij .
“Para 2 muajsh , unë sëbashku me shokët e mi u nisëm për në Francë sepse kishim fituar një biletë për të parë festivalin , pa e menduar gjatë mora me vete rreth 300 euro , mendoja se ishin të mjaftueshme por për mua ka qënë një eksperiencë shumë e keqe si për mua dhe për shokët e mi . Në përfundim të festivalit rojet e festivalit na grabitën , na morën ato pak para që kishim me vete . në atë moment nuk denim ç’të bënim sepse as frëngjisht nuk dinim , tentuam të komunikonim në anglisht por ato që pyetëm u përgjigjën “Je ne parle pas Anglais” . Ne po mendonim se sit ë largoheshim nga Franca kur s’kishim asnjë kacidhe me vete . Ne filluam të kërkonim punë , ç’farë dolloj pune , dhe ne fakt gjetëm punë si pjatalarës në një restorant , atje punuam rreth 3 javë dhe mblodhëm ca para dhe me pas na lindi idea për të vizituar Spanjën , por parat se të nisesha telefonova prindërit duke I thënë se gjeta një punë të mirë që I përshtatet degës që unë studioja , por fatkeqësitë nuk kishin fund . Duke ecur nëpër rrugët e Madridit disa policë na ndalin dhe filluan të na bërtisnin pa e kuptuar pse , dhe ne duke I thënë që jemi turistë nga Polonia , kur në mënyrë të papritur filluan të ushtronin dhunë ndaj nesh dhe na kërkuan që të largoheshim prej këtej , ne u friksuam shumë dhe u larguam . Une e quaj veten time me fatsepse gjeta punë përsëri si pjatalarës ndëersa shokët e mi u përshëndetën me mua dhe u larguan nga Spanja ne drejtim për ne shtëpi , që nga ajo ditë unë humba kontakte me ç’do person që njihja . U bë gati një muaj e gjysëm që jam larguar nga shtëpia bëra bagazhet gati dhe morra rrugëtimin për në Poloni , por parat që kasha mbledhur nuk ishin të mjaftueshme dhe përfundova ne Kroaci me shpresën që dikush do të vijë të më marri . “

Adami na ndihmoi shumë me përkthim gjatë ndalesave që bënim dhe ishte gjithom I habitur nga shakatë që bënim , për të dukej interesante se si silleshim dhe argëtoheshim në autobus . Gjatë rrugës Adami po më shpjegonte se si është jeta në Poloni dhe po më tregonte për disa vende të bukra që ai njihte në Krakow , filluam të bënim plane se ç’farë do të bënim sonte , ishte pak si vonë por unë doja të dilja . Mbëritëm në hotelin ku ne dotë akomodoheshim , ishim duke pritur jashtë për të marrë çelësin e dhomës , ndërsa Adami merr në telefon dikë dhe sapo e mbyll telefonin fillon të sillet çuditshëm ç’do gjë që bënte e kryente me nxitim . Të gjithë po e shihnin me habi dhe unë po e pyesja , ç’farë po bën ? Unë thjeshtë po nxitoj me përgjigjet ai . Po I thoja që të më presi sapo të bëj një dush , do zbres poshtë që të shohim qytetin , ok më thotë , por mbas 1 ore zbres poshtë dhe nuk e gjej më ,gjithësesi kudo që të ndodhet uroj që të jetë mirë nuk I uroj fat sepse ai është një lucky boy .
Subscribe to:
Posts (Atom)
5 Nëntori - Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Rome
Në vitin 2008, në Zagreb u mbajt një simpozium ndërkombëtar për standardizimin e gjuhës rome, ku u vendos që data 5 nëntor të njihej si di...
-
Në vitin 2008, në Zagreb u mbajt një simpozium ndërkombëtar për standardizimin e gjuhës rome, ku u vendos që data 5 nëntor të njihej si di...
-
Në mesin e Luftës së Ftohtë, në vitin 1971, udhëheqës Romë u mblodhën në Londër për të shpallur vetëvendosjen dhe unitetin ndërkombëtarë m...
-
Ndodh që midis miqve apo kolegëve mund të ketë xhelozi, por jo deri sa të arrij në dëmtimin e imazhit apo të krijojë konflikte familjare. ...