Tashmë pas disa ditësh pritje u shfaq filmi me metrazh të shkurtër “Our Roma Heroine.” Grupi Our Roma Hero, të cilët janë shpallur fitues në Boot Camp Vlorë organizuar nga UNDP dhe UNFPA kanë mirëpritur të rinj dhe të reja në shfaqjen e premierës. Startimi i filmi nisi nën moderimin e drejtueses së organizatës "Rromano Kham" znj. Brisilda Taco, ku më pas ftoi përpara publikut znj. Rodika Goci, përfaqësuese e UNDP-së.
Në vijim të agjendës, regjisori dhe
skenaristi i filmit Olsi Sherifi tha fjalet e tij përshëndetëse për të gjithë
ekipin që punoi për të arritur deri në finalizim e filmit, në skenë ishin
gjithashtu dhe aktorët protagonist nga Kosova, që erdhën posaçërisht për
premierën e filmit. Një nga aktorët Fatmir Menekshe në fjalët e tij përshëndetëse
e nisi në gjuhën Rome duke uruar punën e arrirë.
Në mbyllje të fjalëve përshëndetëse, filmmaker-i
z. Emiliano Aliu zbuloi pak për prapaskenat e filmit dhe punën gjatë xhirimeve
në Prizren, Kosovë. Filmi paraqet sfidat që has
vajza rome gjatë rritjes dhe shkollimit, si dhe pengesat që duhet të kapërcejë
në jetën e saj.
Pas përfundimit të filmit i cili ishte
në dy gjuhë në romisht dhe shqip, në sallë nisëm komente dhe diskutime rreth
filmit. Koreografi z. Kujtim Likzelia shprehu emocionet e tij që përjetoi gjatë
shikimit të filmit dhe përvojën e tij si koreograf dhe vallëtar në asamblin
kombëtar i këngëve dhe valleve. Më tej, Sebastjan Hamzai u prek emocionalisht
nga filmi saqë u prek dhe u përlot nga historia kaq koherente që ende mbetet
plagë për shumë vajza të reja. Ai është student i historisë dhe aktivist i cili
ka punuar me komunitetet në situatë të vështirë. Mbase, filmi ka qenë pasqyre e
rasteve që Sebastjani është përpjekur të ndërgjegjësojë dhe të ngre lart
figurën e gruas rome.
Xhenson Çela, autori i dy novelave
grafike që trajtojnë çështjet e të drejtave të njeriut dhe rezistencës, vuri në
pah një detaj jo pak të rëndësishëm, atë që edhe djemtë shpesh herë nga viktima
të praktikave patriarkale.
Briselda Reme, konsulente në Ministrinë
e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe pjesë e Qendres Për të Drejtat e Gruas
Rome, u shpreh e emocionuar sikur t'i kishte kaluar e shkuara përpara syve
përmes këtij filmi. Sipas saj, shumë vajza bie pre e presionin për tu martuar,
qoftë në moshë të hershme, apo pa dëshirën e tyre, duke i penguar që të ndjekin
arsimin dhe ëndrrat e tyre.
Premiera e filmit u transmetua përpara
60 shikuesve në ambjentet e Kongresit Rinor Kombëtar. Filmi me metrazh të
shkurtër, pritet që të konkurojë në disa festivale filmash si Kosovë, Zvicër,
Hollandë, etj.
No comments:
Post a Comment