Friday, November 10, 2023

Premiera e filmit “Our Roma Heroine” në ambjentet e Kongresit Rinor Kombëtar

Tashmë pas disa ditësh pritje u shfaq filmi me metrazh të shkurtër “Our Roma Heroine.” Grupi Our Roma Hero, të cilët janë shpallur fitues në Boot Camp Vlorë organizuar nga UNDP dhe UNFPA kanë mirëpritur të rinj dhe të reja në shfaqjen e premierës. Startimi i filmi nisi nën moderimin e drejtueses së organizatës "Rromano Kham" znj. Brisilda Taco, ku më pas ftoi përpara publikut znj. Rodika Goci, përfaqësuese e UNDP-së.

Në vijim të agjendës, regjisori dhe skenaristi i filmit Olsi Sherifi tha fjalet e tij përshëndetëse për të gjithë ekipin që punoi për të arritur deri në finalizim e filmit, në skenë ishin gjithashtu dhe aktorët protagonist nga Kosova, që erdhën posaçërisht për premierën e filmit. Një nga aktorët Fatmir Menekshe në fjalët e tij përshëndetëse e nisi në gjuhën Rome duke uruar punën e arrirë.

Në mbyllje të fjalëve përshëndetëse, filmmaker-i z. Emiliano Aliu zbuloi pak për prapaskenat e filmit dhe punën gjatë xhirimeve në Prizren, Kosovë. Filmi paraqet sfidat që has vajza rome gjatë rritjes dhe shkollimit, si dhe pengesat që duhet të kapërcejë në jetën e saj. 

Pas përfundimit të filmit i cili ishte në dy gjuhë në romisht dhe shqip, në sallë nisëm komente dhe diskutime rreth filmit. Koreografi z. Kujtim Likzelia shprehu emocionet e tij që përjetoi gjatë shikimit të filmit dhe përvojën e tij si koreograf dhe vallëtar në asamblin kombëtar i këngëve dhe valleve. Më tej, Sebastjan Hamzai u prek emocionalisht nga filmi saqë u prek dhe u përlot nga historia kaq koherente që ende mbetet plagë për shumë vajza të reja. Ai është student i historisë dhe aktivist i cili ka punuar me komunitetet në situatë të vështirë. Mbase, filmi ka qenë pasqyre e rasteve që Sebastjani është përpjekur të ndërgjegjësojë dhe të ngre lart figurën e gruas rome.

Xhenson Çela, autori i dy novelave grafike që trajtojnë çështjet e të drejtave të njeriut dhe rezistencës, vuri në pah një detaj jo pak të rëndësishëm, atë që edhe djemtë shpesh herë nga viktima të praktikave patriarkale.

Briselda Reme, konsulente në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe pjesë e Qendres Për të Drejtat e Gruas Rome, u shpreh e emocionuar sikur t'i kishte kaluar e shkuara përpara syve përmes këtij filmi. Sipas saj, shumë vajza bie pre e presionin për tu martuar, qoftë në moshë të hershme, apo pa dëshirën e tyre, duke i penguar që të ndjekin arsimin dhe ëndrrat e tyre.

Premiera e filmit u transmetua përpara 60 shikuesve në ambjentet e Kongresit Rinor Kombëtar. Filmi me metrazh të shkurtër, pritet që të konkurojë në disa festivale filmash si Kosovë, Zvicër, Hollandë, etj.

 


Foto Galeri : 























Premiera e filmit “Our Roma Heroine” në ambjentet e Kongresit Rinor Kombëtar

Tashmë pas disa ditësh pritje u shfaq filmi me metrazh të shkurtër “Our Roma Heroine.” Grupi Our Roma Hero, të cilët janë shpallur fitues në...