Wednesday, July 22, 2020

Serban Ghenea - inxhinieri i muzikës më i mirë në botë !

Në ditët e sotme, flitet për muzikë të përsosur por janë shumë pak inxhinierë të kësaj fushë të cilët punojnë në studio për orë të tëra madje dhe prodhimin nuk e nxjerrin 100 % “sound” perfekt.
Sipas opinionit të disa inxhinierëve në Shqipëri, muzika në vend nuk është cilësore krahasuar me këngët perëndimore. Edhe pse tek dëgjuesi mund të duket se muzika duket shumë mirë por në fakt, ka shumë probleme gjatë dëgjimit. 



Dua të ndalem pak tek një inxhinier muzike me origjine nga Rumania, i cili që nga viti 1976 është transferuar në USA, Montreal së bashku me familjen e tij. Ai ka punuar më këngëtarë të famshëm të muzikës Pop si Adele, Taylor Sëift, Bruno Mars, Britney Spears, Michael Jackson, etj.
Ai është Amerikano-Rumuni Serban Ghenea lindur në 13 Tetor, 1969 dhe njihet si audio-inxhinier.  
Kjo dëshmon se ky person i cili nuk është shumë i njohur për opinionin publik, edhe pse është vlerësuar me çmimin “Grammy Awards” duke parë dhe Cv-në e tij mund ta themi që ai është në “on Top” për sa i përket muzikës.


Kompozitori Alfred Sula dhe asistenti i tij Adi Rama të cilët janë autor të shumë hiteve të këngëve shqiptare, kanë vite që monitorojnë inxhinierin e muzikës Serban Ghenea. Shpresojmë që në Shqipëri të kemi një inxhinier i cili di mirë të pastrojë mikrobet që ndodhen në këngët shqiptare.    

Lista me disa nga këngëtarët me cilët ka punuar inxhinjeri i muzikës Serban Ghena :

Katy Perry: California Gurls,Teenage Dream
Kesha: Tik Tok, Blah Blah Blah, Your Love Is My Drug
Ariana Grande: Be alright, My everything, Focus, Dangerous women  
Jason Derulo: In My Head, Ridin' Solo
Britney Spears: Outrageous, 3,Womanizer, Circus, Me Against the Music, I'm a Slave for You,Boys, 
Miley Cyrus: Party in the U.S.A.,The Time Of Our Lives
Flo Rida: Right Round
Glenn Lewis: Don't You Forget It
Lifehouse: Halfway Gone, Here Today Gone Tomorrow, Falling In, By Your Side
Katy Perry: I Kissed a Girl, Hot n Cold, Waking Up in Vegas
Pink: So What, Sober, Who Knew, Cuz I Can, Please Don't Leave Me", U + Ur Hand
Avril Lavigne: Girlfriend
Black Eyed Peas : My Humps, Bebot, They Don't Want Music featuring James Brown, Disco Club
Justin Timberlake : Pose (featuring Snoop Dogg), Damn Girl (featuring will.i.am), Boutique In 
Robbie Williams : Rudebox, Lovelight
Robert Randolph & The Family Band : Colorblind
Usher : My Way, Here I Stand, Simple Things, Bad Girl, Simple Things, That's What It's Made For, 
Michael Jackson : One More Chance, Hold My Hand

Keyboard News/O.Sh



Monday, June 29, 2020

Kush ka më shumë subscribe nga këngëtarët shqiptarë ?


Ditët e fundit po shohim miliona klikime brenda 24 orëve, kjo ndodh për shkak të  qindra-mijëra abonentëve në  kanalet personale të  këngëtarëve shqiptarë. Kënga e fundit e Noizy-it në bashkpunim me rreper si Gzuz & Dutchavelli ka arritur pothuajse 4 milionë  klikime për vetëm 4 ditë .

Nga postimet e këngëtarëve shqiptarë  po shihet si një  garë  midis miqve dhe rivalëve se kush ka më  shumë  klikime, ku nga këta të  fundit fitohen të  ardhura. 1 milion klikime përkthehen në  rreth 1000 $, në  varësi se nga cili shtet klikohet video në  youtube.

Gjatë  kësaj kohe të  karantinuar për rreth 2 muaj, edhe pse nuk ka patur koncerte, këngëtarët kanë gjetur zgjidhje duke postuar këngët e tyre në  youtube dhe nga klikimet kanë  fituar mijra $.


Më  poshtë  do të  gjeni listën e 20 këngëtarëve nga Shqipëria të  cilët kanë  më  shumë  subscribe në kanalet e tyre personale. 

  1. Noizy – 1.1 Milion
  2. Enca – 933 K
  3. Elvana Gjata 505 K
  4. Flori Mumajesi 397 K
  5. Mandi Mustafa – 326 K  
  6. Alban Skenderaj 298 K
  7. Sergio – 290 K
  8. Xhensila Myrtezaj – 199 K
  9. Arilena Ara – 146 K
  10. Stresi – 143 K
  11. Varrosi 131 K
  12. Eri Qerimi – 127 K
  13. Ronela Hajati – 112 K
  14. Don Phenom 93.3 K
  15. B2N 91.4 K
  16. Young Zerka – 91.3 K
  17. Finem 76 K
  18. West Side Family – 63.4 K     
  19. Stine – 58.6 K
  20. Samanta – 52 . 2 K
Weekly Nevipe/O.Sherifi


  

Tuesday, January 14, 2020

Ilir Xhambazi : Muzika është në zemrën time !

Më lejoni t’ju prezantoj me një artist shqiptar, i cili njihet kudo në shqipëri për muzikën e tij që luan dhe për mjeshtrinë që ka ndaj instrumentit të klarinetës.
Ai quhet Ilir xhambazi, 48 vjec i datëlindjes 27 Mars 1971, ai është i martuar dhe ka 4 fëmijë (2 djem dhe 2 vajza), ka lindur në Tiranë dhe vazhdon të jetojë në Kryeqytet. Stërgjyshi i tij, Ali Aliu jetonte në Turqi, në qytetin e Stambollit, ai ishte një nga klarinetistët më të mirë në Turqi. Prindërit i thonin shpesh që i ngjante stërgjyshit, për shkak të pasionit dhe dashurisë që nxjerr nëpërmjet tingujve nga instrumenti i klarinetës.


“Gjatë kohës së luftrave, familja ime merrej me tregtimin e kuajve, dhe në kohën kur kemi mbërritur në Shqiperi, familja nuk ka lëvizur më jashtë territorit të shqipërisë, dhe për momentin u stabilizuan në Korcë. Më vonë nga vitet 50’, të parët e mi, erdhën në Tiranë dhe që në ato vite ndërtuan shtëpi dhe deri më sot ne qëndruam në Tirane, Kinostudio.”

“Unë kur kam qënë 10 vjec, në një fushë, ku kishte plot kallama, unë i merrja dhe me to i bëja pipza, dhe më dëgjonte gjyshi, ai ishte muzikant edhe pse e nderpreu. Pasi u bindën që unë kisha talent dhe po studioja fort, prindërit e mi vendosën që të më blinin një klarinet në qytetin e pogradecit me një cmim të asaj kohe 3 mijë lekë. Në moshën 12 vjec, jam regjistruar në shtëpinë e Pionjerit në Tiranë, aty kam studiuar 3 vjet, pas 3 vitesh kam konkuruar midis shumë klarinetistave, dhe unë u shpalla nga komisioni si më i miri. Më pas u hap një tjetër konkurs në Greqi dhe aty vajti një person tjetër në vendin tim, dhe ajo situatë më bëri të ndihesha keq.”

Iliri në moshën 12 vjecare kishte krijuar grupin e tij dhe nisën të studionin këngë tradicionale shqiptare, ku më shumë studionin këngë të vjetra. Në moshën 15 vjecare, vjen dasma e parë për të, qe e ftojnë për të luajtur muzikë. Më pas filloi shkollën e rezervave, por iu desh që ta nderpriste shkollen për shkak të angazhimeve të shumta që kishte me dasmat në atë periudhë, dhe në atë kohë nisën ta quanin “Liri vogël”.

“Në moshën 17-18 vjec, fillova të njihesha në të gjithë Shqipërinë si klarinetist, dhe kisha goxha angazhime lidhur me dasmat që zhvilloheshin në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Në këtë moshë unë jam martuar, dhe gruan e kam marr me dashuri dhe jo me shkuesi sic ndodhte në atë kohë, por edhe që ndodh dhe sot. Viti 90-91, Në moshën 19 më erdhi letra për ushtar, dhe në atë kohë unë isha bërë për herë të parë baba, ku erdhi në jetë djali im Armandi.

“Liri vogël” nuk e ka ndërprerë muzikën, dhe pas përfundimit të ushtrisë, e kontakton një profesor nga Franca Marcel Corthiade i cili krijoi grupin muzikor Romano Dives(Dita Rome). Pasi ishte krijuar i gjithë grupi, ata regjistruan albumin e tyre të parë në vitin 1994, dhe në atë kohë këngët Rome filluan të dëgjoheshin kudo. Duke qënë se ishin grupi i parë Rom muzikor në Shqipëri, ne Evropë shfaqën interes për t’i dëgjuar dhe filluan ftesat për të zhvilluar koncerte. Koncerti i parë ishte në Francë në vitin 1996, në Paris, në një sallë Opera.  Në këtë qytet, kanë qënë 8 herë si grup duke realizuar turne në salla të ndryshme për rreth Parisit. Gjatë kësaj kohe, si grup kanë udhëtuar duke realizuar koncerte në shumë shtete, si Ceki, Itali, Hungari, Gjermani, Greqi, Turqi dhe Maqedoni.
Nga viti 2000, ndërroi jetë një pjestar i grupit (Jonuz Duka), dhe më pas një tragjedi tjetër ndodhi ku këngëtarja Marjeta Jashari ose ndryshe sic I thërrisnin “Ciriklia” pësoi aksident me makinë dhe tek grupi ndikuan shumë këto humbje.

“Pas disa vitesh, sëbashku me këngëtarin Astrit Qerimi, kemi bashkpunuar me grupe të ndryshëm shqiptare dhe me artistë të njohur sic janë Eli Fara, Aurel Thëllimi, etj.  Duke realizuar videklipe dhe duke marr pjesë në festivale dhe koncerte madhore që zhvilloheshin në Shqipëri. Unë personalisht, nuk i jam ndarë dasmave, duke qënë se gjatë përiudhës Qershor – Dhjetor është sezoni ku ka më shumë evente dhe padyshim kam patur shumë ftesa.”
Ëndrra e Ilirit është  që  të ringjallet përsëri  grupi muzikor folklorik – tradicional Rom, me djem dhe vajza të talentuar të cilët e duan muzikën dhe punojnë fort për të arritur sukses. Qëllimi kryesor është që të krijohet grupi dhe të kenë po të njëjtin sukses sic kanë patur me grupin “Romano Dives” duke patur sa më shumë koncerte mbarë Evropën.
“Unë kam punuar në shumë studio muzikore, në rastet më të shumta kam luajtur muzikë Tradicionale Shqiptare por nuk mbetet pas dhe ajo Rrome. E kuptoj trendin e ri që ka filluar duke miksuar këngët e vjetra shqiptare duke i adaptuar në muzikë house, por kjo nuk është në shijet e mia, pasi unë preferoj këngën ashtu sic është origjinale.Unë personalisht, kam krijuar rreth 30 këngë, ku vetëm një pjesë e tyre janë të regjistruar në studio muzikore, ndërsa pjesën tjetër i luaj me grupin në dasma.”
“Përsa i përket idhullit tim, unë e kam thënë dhe herë të tjera, për mua klarinetisti Hekuran Xhambazi është më i miri për aq kohë sa unë kam dëgjuar muzikë në Shqipëri por dhe në Ballkan. Për të patur dikë në nivelin e Hekuranit, të paktën duhen rreth 500 vite, unë nuk besoj se mund të kemi dike tjetër si Hekuran Xhambazi. Mënyra se si ai luan muzikë me klarinetë është tepër e vecantë dhe stili i tij në tinguj është unik, ndaj e them që do të duhej gjysëm mijëvjecari që të kemi dikë tjetër po aq i zoti si Hekuran Xhambazi.”
“Kënga që parapëlqej më shumë ta luaj në cdo event është kënga e “Balosh Balit” dhe Cifteteli, ndërsa nga këngët Rome më pëlqen më shumë kënga “Naxhia” dhe himni “Gelem Gelem”. “
“Unë kam një mesazh për të gjithë të rinjtë të cilët janë vertetë të talentuar dhe kanë besim në vetvete që mund të arrijnë nivele të larta në fushën e muzikës. Kritika që unë kam ndaj tyre është që të mos shohin vetëm pjesën e muzikës ballkanase por t’i kushtojnë rëndësi muzikës tradicionale shqiptare që mos të humbasë dhe e njëjta gjë dhe për muzikën tradicionale Rome, por të rinjtë duhet të hedhin sytë nga muzika tradicionale shqiptare, ajo është vlerë tepër e rëndësishme për ne.”  

Monday, December 9, 2019

Projekti “NO-MADS- Think green” vjen në Shqipëri !



Në datat 7-14 Tetor 2019, Projekti “NO-MADS- Think green” ka mikpritur në Shqipëri, pjesëmarrës nga 7 vende të ndryshme të Evropës( Belgjikë, Greqi, Poloni, Letoni, Sebi, Kosovë, Shqipëri) të cilët ishin punonjës, te rinj aktivist dhe përfaqësues  organizatash.

Koncepti “No-Mad” i referohet njerëzve që lëvizin nga njëri vend në tjetrin, atyre njerëzve me shpirt të lirë jo-konformist, udhëtarëve që duan të njohin, prekin dhe të ndikojnë kultura dhe mjedise të tjera jashtë botës së tyre. “Think green” i referohet mendimit dhe qëndrimit mbrojtës ndaj mjedisit.


“NO-MADS- Think green” është organizuar nga  JOETZ VZW dhe PVN( Projekte Vullnetare Ndërkombëtare) si dhe mbështetur nga Erasmus plus ku ka si qëllim kryesor shkëmbimin e njohurive, eksperiencave mes pjesmarrësve dhe shpërndarjen e praktikave pozitive të organizatave që u vizituan, duke reduktuar perdorimin e mbetjeve vetjake, duke shkembyer ide, njohuri dhe eksperienca. Nëpërmjet këtyre aktiviteteve, ata kontribuojnë drejt një shoqërie me më pak ndotje mjedisore.

Gjatë projektit u zhvilluan workshope rreth ndotjes së ajrit, ujit, përdorimit të plastikës, gjurmët ekologjike dhe menaxhimit të mbetjeve si edhe u kryen vizita studimore në institucione private, publike në tri qytete të shqipërisë; Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Gjatë këtyre vizitave pjesëmarresit u njohën nga afër me organizatat lokale që kanë dhënë dhe japin një kontribut pozitiv në mbrojtjen e mjedisit nëpërmjet iniciativave dhe aktiviteteve të tyre. Nëpermjet prezantimeve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit morrën informacion mbi gjendjen mjedisore të qyteteve që vizituan dhe ndikimin që ka lënë puna e organizatave në komunitet.

Keyboard News











Monday, October 28, 2019

Bogota do të ketë në krye një vajzë të komunitetit LGBT (shqip - romisht)


Kryeqyteti i Kolumbisë, do të drejtohet për hërë të parë nga një femër, e cila është pjesë e komunitetit të LGBT-së. Politikania homoseksuale është një ish gazetare. Ajo u shfaq entuziaste para qytetarëve, ndërsa puthte dhe përqafonte partneren e saj, ndërsa tha se do të ndryshonte historinë.

Sherudiz Kolumbiaki, ka ovel direktimi to jekhto fora katar jekh dzuvel, kaj isi kotor to komuniteti LGBT. Politikania homokseksualka isine zhornalistka. Oj isine loshali anglal to dizutne, em dellas angali em chumidellas pe rakla, em phendas kaj ka vaverinel i historia.

Thursday, October 24, 2019

PALMER VAZDEL PO SESI ALBANIA-KE HEM MACEDOANIA-KE OPRE-SUNDALESKI

Ti Komisia Avrall to Senati Amerikano, sekretari e themesko to Ballkani tele-khamesko Methju Palmer phenda xoli kaj na reslilo katar liderja e Ekhutne Evropiake to jekh akordi to phirajpe vakeripeske to dzenipe e Albaniake hem Macedonia Opre-sundaleski. Katar Sesi Amerikjako, Raj Palmer phenda kaj akija decizia bichavel sinjali to vavera udara, se EKHE phanda pe udara, telarel o phakivipe e Ekhutne Evropiako em kerel jekh nanajipe phiripesko kaj Rusia, Kina em faktorja vavera isi to than kaj te pheren les. Palmer-eske, kauzi e Albaniako em Macedonia Opre-sundaleski shaj te kerel problemja em ti prespektiva e vakeripesko mashkar Prishtina hem Beograd.

KEYBOARD NEWS
JOURNALISTI/O.SHERIFI 

Saturday, August 24, 2019

Historia mes treshes Lopez – Wanda Nara – Icardi


Maxi Lopez ishte martuar me modelen argjentinase Wanda Nara nga viti 2008 deri në 2013. cifti ka tre djem, Valentino Gastón (lindur më 25 janar 2009), Kostandinos (lindur më 19 dhjetor 2010) dhe Benedicto (lindur më 20 shkurt 2012). Wanda Nara dhe Lopez u ndanë pasi krijoi lidhje me ish-shokun e skuadrës së Maxi Lopez në Sampdoria, Mauro Icardi, tani qe luan me skuadren e  Inter-it. Ajo dhe Lopez filluan procedurat e divorcit në Dhjetor 2013. Më pas Nara dhe Icardi u martuan më 27 maj 2014. Gjatë ndeshjes së Serisë A në Prill 2014 midis Sampdoria dhe Interit, Lopez dukshëm refuzoi të shtrëngonte dorën Icardi-t, duke e çuar shtypin për të dubluar lojën Wanda Derby.





5 Nëntori - Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Rome

  Në vitin 2008, në Zagreb u mbajt një simpozium ndërkombëtar për standardizimin e gjuhës rome, ku u vendos që data 5 nëntor të njihej si di...