Wednesday, May 17, 2017

Basha i thotë PO paketës McAllister !

Njoftim i Koalicionit Opozitar
1. Me 15 maj 2017 në orën 14.45, Kryetari i Partisë Demokratike dhe 6 kryetarët e partive parlamentare opozitare pritën në një takim Ndihmës Zëvendësekretarin e Shtetit z. Hoyt Yee të shoqëruar nga Ambasadori i SHBA në Tiranë Z. Donald Lu, në selinë e Partisë Demokratike.
2. Gjatë takimit Z. Hoyt Yee pranoi problemet shumë të rënda të drogës, korrupsionit dhe krimit si dhe shqetësimet e ngritura nga opozita në lidhje me kërcënimet e rrezikshme që paraqesin këto probleme për zgjedhjet e lira në Shqipëri. Z. Hoyt Yee përgëzoi opozitën për faktin se me qëndrimet e saj, këto probleme të rënda u sollën në vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar. Z. Hoyt Yee më tej theksoi se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me autoritetet dhe me opozitën aktuale për të trajtuar këto probleme të rënda.
3. Z. Hoyt Yee i paraqiti drejtuesve të opozitës një propozim të integruar për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Ky propozim i integruar përfshinte (me shkrim) propozimin McAllister dhe planin e tij 15 pikësh, minus zgjedhjen e Presidentit të Republikës që tashmë ka ndodhur, plus propozimin e detajuar me 7 pika të paraqitur nga Kryeministri Rama gjatë takimit të tij me kreun e opozitës Basha më 3 maj 2017.
4. Z. Hoyt Yee insistoi në pranimin e kësaj pakete nga të dyja palët dhe theksoi se përgjegjësia do të ishte tërësisht mbi palën që do të refuzonte këtë paketë.
5. Z. Hoyt Yee kërkoi që të përgjigjemi për këtë propozim të integruar brenda 24 orëve të ardhshme.
6. Dje në mesditë, 4 orë para afatit, kryetari i opozitës Basha njoftoi Ambasadorin Lu për vendimin e të gjitha partive të opozitës për të mbështetur propozimin e integruar të paraqitur nga z. Yee dje gjatë takimit tonë dhe për të siguruar që ajo të jetë plotësisht e zbatueshme, duke përfshirë mundësinë për identifikimin biometrik të votuesve dhe numërimin elektronik.
7. Në përgjigjen e Ambasadorit Lu u deklarua se udhëzimet nga z. Yee ishin vetëm për të pranuar një po ose jo, jo kushte shtesë. Ai shtoi qartë se përfshirja e kushteve shtesë do të konsiderohet si një jo.
8. Kreu i opozitës Basha deklaroi në përgjigje se qëndrimi i opozitës është i qartë në mbështetje të paketës. Pra një po. Ajo që opozita do të kërkojë gjatë dialogut për zbatueshmërinë janë garancitë për zbatimin e plotë të paketës. Kjo në pikëpamjen e opozitës nuk përjashton shqyrtimin në mirëbesim të mundësive për identifikimin biometrik të zgjedhësve dhe numërimin elektronik të votave.
9. Në përgjigjen e mëtejshme nga Ambasadori Lu, ai kërkoi që të konfirmojmë gatishmërinë tonë për të votuar komisionet e vetingut pas marrëveshjes.
10. Pas sqarimit të përbashkët se kjo është parashikuar në pikën 15 të planit McAllister, Z. Basha u përgjigj se "po"-ja opozitare ndaj propozimit të integruar, përfshin zbatimin e pikës 15 të paketës McAllister për votën në Parlament për komisionet e vettingut.
11. Pas këtij komunikimi Ambasadori Lu njoftoi z. Basha se do të procedonte me kontaktimin e Kryeministrit.
12. Në mbremjen e djeshme, ora 19:00, 3 orë pas afatit të rënë dakord, kryetari i opozitës u prezantua me një dokument, në të cilin qartësisht Kryeministri Rama rrëzon propozimin e integruar McAllister Plus, të prezantuar nga z. Hoyt Yee.
13. Opozita e konsideron refuzimin e propozimit të integruar McAllister Plus të paraqitur nga Z. Hoyt Yee, një dëshmi tjetër që tregon qartë se qëllimi i vetëm i Ramës është të diktojë rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme, pa pjesëmarrjen e opozitës.
14. Duke pranuar propozimin e integruar McAllister Plus të paraqitur nga Z. Hoyt Yee, i cili nuk përfshin shumë nga kërkesat tona thelbësore, opozita ka dëshmuar vullnetin dhe mirëbesimin për të punuar drejt një zgjidhje politike që do t'u garantojë shqiptarëve kushtet minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme me pjesëmarrjen e opozitës.
15. Opozita vendosi ti thotë po propozimit të integruar McAllister Plus, në mirëbesim për angazhimin e z. Hoyt Yee në emër të Departamentit të Shtetit si dhe të shumë 
propozimit të integruar, tani është koha që Z. Rama të thotë po, dhe të hapë rrugën për të garantuar së bashku përmes dialogut që ky propozim të jetë plotësisht i zbatueshëm.
16. Opozita falenderon Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përpjekjet e vazhdueshme për të ndihmuar Shqipërinë në këtë situatë kritike dhe shpreh shpresat dhe bindjen tonë se partnerët tanë strategjikë do të mundësojnë pranimin edhe nga z.Rama të propozimit të integruar McAllister Plus për zgjidhjen e krizës politike, e cila është pranuar nga opozita.


Friday, May 12, 2017

Alesia të quan ty dashuri !

Alesia Kodra, një këngëtare e re e cila synon të hy tregun e muzikës shqiptare, sa do e vështirë të jetë zëri i saj melodioz premton shumë.

Ajo tashmë ka publikuar këngën e saj të parë me titullin “Dashuri ty po të quaj”.

Kënga është kompozuar nga studio ES Records, Samuel Kodra në bashkëpunim me Star Production.


Alesia thotë për Chorori Media, që angazhimi i saj me muzikën do të fillojë të merret me seriozitet dhe premton se do të ketë sa më shumë bashkëpunime.  

kliko ketu per te pare klipin

Wednesday, April 12, 2017

Denisa Laska vjen dyfish !

Kishte kohë pa e parë në klipe muzikore, por tashmë ajo nuk vjen me një por me dy klipe muzikorë të kompozuar nga Alsked Rrënja. Kënga e parë e lancuar në treg, titullohet “Dashuri pa emër” ndërsa kënga tjetër është baladë e titulluar “Më fal” e cila vjen në bashkëpunim me këngëtarin Murat Nazifi. Të dyja këngët janë me ritme të ndryshme dhe tepër të bukura për për t’u dëgjuar, por dhe videoklipet janë realizuar në mënyrë perfekta si nga Max Production dhe Swart. 

Chorori News/ Olsi Sherifi 




Saturday, April 8, 2017

8 Prilli Dita Ndërkombëtare e Romëve


 Nga Rivelino Çuno Kryetari i PEISH-it - . Dita Ndërkombëtare e Romëve është një ditë feste e kulturës rome dhe përdoret për të rritur ndërgjegjësimin për problemet me të cilat përballet ky komunitet. Dita u shpall zyrtarisht në vitin 1990 në Seorock të Polonisë, vendi ku u zhvillua Kongresi i katërt Botëror i Unionit Ndërkombëtar të Romëve në kujtim të takimit të parë ndërkombëtar të përfaqësuesve romë mbajtur në Chelsfild, afër Londrës mes datave 7 dhe 12 prill 1971. Kongresi në fjalë miratoi himnin e romëve, për çka u zgjodh kënga Gelem Gelem (në gjuhën rome: ecja ecja) ndërsa u mor vendimi edhe për themelimin e flamurit me ngjyrë të kaltër dhe të gjelbër që përfaqëson qiellin dhe tokën. Në mes të flamurit është një rrotë, çakra e kuqe, e cila paraqet migrimin e romëve. ditë feste e kulturës rome dhe përdoret për të rritur ndërgjegjësimin për problemet me të cilat përballet ky komunitet.

. Gjendja e komunitetit rom në Shqipëri mbetet e vështirë paçka se vitet e fundit janë angazhuar mjaft fonde dhe ndërhyrje përgjithësisht të mbështetura nga donatorë të huaj. Studime dhe raportime në media dëshmojnë për një situatë të vështirë të komunitetit rom në fusha të tilla jetike si punësimi, strehimi, arsimi dhe shëndeti. Këto analiza tregojnë gjithashtu se kapaciteti kordinues dhe zbatues i institucioneve qëndrore dhe vendore është i pamjaftueshëm për tu përballur me shtrirjen dhe thellësinë e problematikave me të cilat ballafaqohet komuniteti rom.

Dekada Rome ndihmoi në zhvendosjen e çështjes rome nga periferia e largët në qëndër të ligjërimit të institucioneve publike në vende të ndryshme. Sidoqoftë, suksesi i zbatimit të prioriteteve të dekadës së përfshirjes së romëve varet mësëpaku nga retorika dhe ligjërimi dhe mësëshumti nga emancipimi, vullneti dhe kapaciteti i shoqërive dhe institucioneve për t’iu përmbajtur këtij angazhimi.


Po kështu në komunitetin rom ekziston opinioni që maxhoranca e shoqërisë nuk është e interesuar për të integruar këtë komunitet pasi ajo ushqen paraqykime të cilat pengojnë gadishmërinë e saj për të bërë një hap përpara në pranimin e komunitetit rom jo thjesht përmes politikave dhe programeve të qeverisë por edhe përmes komunikimit njerëzor, ndërveprimit social dhe bashkëpunimit të hapur në çdo fushë. Ky studim u zhvillua për të kuptuar më shumë rreth zbatimit të planit të veprimit të dekadës rome dhe situatës në të cilën gjendet komuniteti rom në Shqipëri vetëm 3 vjet larg përfundimit formal të këtij angazhimi ndërqeveritar.

 Ky studim, duke ndërthurur metodat cilësore dhe ato sasiore depërton thellë si dhe shtrihet në gjerësi për të kuptuar më mirë gjëndjen e komunitetit rom në prespektivën ekonomike, arsimore, shëndetësore dhe të strehimit, shkallën e kënaqësisë së tyre përkundrejt shërbimeve publike si dhe nivelin e aksesit në marrjen e këtyre shërbimeve.

Chorori Media

Tuesday, March 28, 2017

Rikthehet GuGu !

GuGu, këngëtarja sensuale vjen me një klip të ri muzikor të titulluar “Back Again” ku shfaqet me një stil Rap music . Duket një stil i cili i përshtatet këngëtares, por kjo mbetet të gjykohet nga publiku . Gugu këtë videoklip e ka realizuar nga Star Production, teksti nga Fatjon Memini dhe me muzikën nga i riu i talentuar Samuel Kodra . Risi e re nga Gugu, është se ka hapur kanalin e saj personal Gugu official,  ku çdo muzikë e saj do të publikohet në këtë kanal muzikor .   


kliko këtu për të parë klipin

Monday, March 13, 2017

Almejda, Rihanna shqiptare !

Almejda, vajza e re nga Tirana e cila ka realizuar klipin e saj të parë me titullin “Bad Girl” .

Almejda, vjen nga një familje muzikantësh dhe dëshira e saj është që të përfshihet në sa më shume evente muzikore pasi ajo e ndjen veten gati për të performuar në çdo skenë .

Ajo është e lindur për muzik, madje shprehet se ka filluar të ndjejë ritmin që kur ka filluar të belbëzojë, ndërsa  rrymat që preferon më shumë janë Hip hop dhe RNB.

 Këngetarja e re pyetur nga Chorori Media se kush këngëtare e frynëzon më tepërmi, ajo shprehet se Rihanna është këngëtarja e saj e preferuar por dhe këngëtarë të tjerë si  Beyoncé apo Adele .

Planet e saj për të ardhmen janë që të krijojë muzik të kohës dhe me kualitet, Almejda manaxhohet nga Xoxo & Marco ku këta të fundit kanë asistuar në realizimin e klipit të ri “Bad Girl” .

Almejda, ka konkuruar në këngën magjike 2017, dhe dëshira e saj është që të marri pjese në sa më shumë evente dhe të ketë sa më shumë bashkëpunime me artistë shiqptar .  

Wednesday, March 8, 2017

Lajm i keq për të gjitha femrat qejflie !

Një vitë më parë, në club-et e natës, dita e 8 Marsit është shndërruar në ditë striptizmi ku femrat shqiptare kalojnë kufijtë për të parë meshkuj të zhveshur pa komplekse . Urojmë të mos kthehet në traditë erotike kjo ditë, dhe të mos përsëritet më .

Chorori Media ka kontaktuar disa Club-e në Tiranë dhe nga informacionet që kemi, nuk do të ketë asnjë aktivitet erotik. Një nga personat në komunikim telefonik tha : “jo nuk ka striptizëm për 8 Mars në club-in tonë, nuk bëjmë kështu gafash” .

Të gjithë femrat e qejfit të cilat duan ta kthejnë këtë ditë në lojra pornografike,  do të jenë mërzitur pasi këtë 8 Mars nuk ka striptistë afrikanë dhe kubanez .

  

5 Nëntori - Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Rome

  Në vitin 2008, në Zagreb u mbajt një simpozium ndërkombëtar për standardizimin e gjuhës rome, ku u vendos që data 5 nëntor të njihej si di...