Në garën e Toskanës në Itali , skuadra e çiklizmit Kolumbiane për femra nuk është pranuar të garojë për shkak të veshjes skandaloze që kishte ky ekip. Vajzat amerikano-jugore jane shfaqur me një veshje e cila në pamje të parë duket sikur ata jane pothuajse të zhveshur , pasi materiali i uniformës që kishin ishte për tu habitur sepse ngjyra e pjesën intime ishte ngjyrë lëkure e cila ka bërë shumë përshtupje për Unionin Ndërkombëtar të Çiklizmit . Brian Cookson Presidenti i Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit shkruan në twitter : "Uniforma me të cilën ata janë paraqitur nuk mund të garonin duke shfaqur një rrip lëkure në pjesën intime të trupit që dukeshin pothuajse të zhveshura me atë lloj uniforme, kjo është e paparanueshme nga ç'do standart i mirësjelljes . " Sipas mediave sportive Italiane nuk i bëri shumë përshtypje kjo lloj uniforme duke e titulluar këtë skandal "Ekipi lakuriq" .
Monday, September 15, 2014
Monday, August 25, 2014
I WANT TO GO HOME
Gjatë rrugës për në Poloni, pas shumë orësh udhëtim ne bëjmë
ndalesën e radhës në një pikë karburanti , afër Dubrovnikut . Ishte mëngjes dhe
secili prej nesh hap çantat për të
nxjerrë ndonjë bluze me mëngë të gjata dhe furçen e dhëmbëve dhe
nxitonim për në tualet dhe prisnim rradhë të gjatë , siç ishte rradha e qumështit në kohën
e xhaxhit Enver. Të gjithë ishim
tmerrsisht të lodhur nga gjithë ai udhëtim , kur ne kishim bërë vetëm gjysmën e
rrugës na kishte mbetur edhe afërsisht edhe 20 orë rrugë , por ne dinim se si
ti kalonim ato orë . Në pritje për të shkuar në tualet , jo shumë larg prej
nesh shohim një tip me disa çanta dhe me një tabelë prej kartoni të cilën e
mbante lart që shkruheshe “ I want to go home “ . Ai po shikonte që ne ishim
të rrinj e palosi tabelën dhe e hodhi tutje , me siguri u ndjeh I turpëruar dhe po fillonte të afrohej më
shumë grupit tonë , hyri Brenda në dyqanin që ishte tek karburanti por nuk bleu
gjë , të gjithë po bëheshim kurrioz për të ditur se ç’farë kërkonte ?
Dy drejtuesit tanë nisën të bisedonin me të , dhe unë që po e shikoja nga
larg ai filloi të hidhej përpjetë njësoj sikur të kishte kapur ndonjë skendinë
, por në fakt në një farë mënyre ashtu ishte sepse një nga drejtuesit me thotë
që ai do vi me ne, dhe unë bashkë me të tjerët pa e kundërshtuar filluam të
prezantoheshim , ai quhej Adam është 19 vjeç nga Polonia . Në momentin që ai u
ulë në sendilje ai filloi të bente kryqin dhe ishte e qartë që ishte I besimit
të krishterë . Ai kishte një veshje tepër të thjeshtë , në dorë mbante një
bidon coca-cola me ngjyrë të verdhë që me siguri duhet të ketë qënë essencë me
uje . Ai dukje paksa I trembur por edhe I buzëqeshur në të njëjtën kohë . Nga
kurioziteti që kishim filluam ta pyesnim se si përfundoi në Kroaci në një pikë
karburanti, ai nisi të tregonte historinë e tij .
“Para 2 muajsh , unë sëbashku me shokët e mi u nisëm për në Francë sepse kishim fituar një biletë për të parë festivalin , pa e menduar gjatë mora me vete rreth 300 euro , mendoja se ishin të mjaftueshme por për mua ka qënë një eksperiencë shumë e keqe si për mua dhe për shokët e mi . Në përfundim të festivalit rojet e festivalit na grabitën , na morën ato pak para që kishim me vete . në atë moment nuk denim ç’të bënim sepse as frëngjisht nuk dinim , tentuam të komunikonim në anglisht por ato që pyetëm u përgjigjën “Je ne parle pas Anglais” . Ne po mendonim se sit ë largoheshim nga Franca kur s’kishim asnjë kacidhe me vete . Ne filluam të kërkonim punë , ç’farë dolloj pune , dhe ne fakt gjetëm punë si pjatalarës në një restorant , atje punuam rreth 3 javë dhe mblodhëm ca para dhe me pas na lindi idea për të vizituar Spanjën , por parat se të nisesha telefonova prindërit duke I thënë se gjeta një punë të mirë që I përshtatet degës që unë studioja , por fatkeqësitë nuk kishin fund . Duke ecur nëpër rrugët e Madridit disa policë na ndalin dhe filluan të na bërtisnin pa e kuptuar pse , dhe ne duke I thënë që jemi turistë nga Polonia , kur në mënyrë të papritur filluan të ushtronin dhunë ndaj nesh dhe na kërkuan që të largoheshim prej këtej , ne u friksuam shumë dhe u larguam . Une e quaj veten time me fatsepse gjeta punë përsëri si pjatalarës ndëersa shokët e mi u përshëndetën me mua dhe u larguan nga Spanja ne drejtim për ne shtëpi , që nga ajo ditë unë humba kontakte me ç’do person që njihja . U bë gati një muaj e gjysëm që jam larguar nga shtëpia bëra bagazhet gati dhe morra rrugëtimin për në Poloni , por parat që kasha mbledhur nuk ishin të mjaftueshme dhe përfundova ne Kroaci me shpresën që dikush do të vijë të më marri . “
“Para 2 muajsh , unë sëbashku me shokët e mi u nisëm për në Francë sepse kishim fituar një biletë për të parë festivalin , pa e menduar gjatë mora me vete rreth 300 euro , mendoja se ishin të mjaftueshme por për mua ka qënë një eksperiencë shumë e keqe si për mua dhe për shokët e mi . Në përfundim të festivalit rojet e festivalit na grabitën , na morën ato pak para që kishim me vete . në atë moment nuk denim ç’të bënim sepse as frëngjisht nuk dinim , tentuam të komunikonim në anglisht por ato që pyetëm u përgjigjën “Je ne parle pas Anglais” . Ne po mendonim se sit ë largoheshim nga Franca kur s’kishim asnjë kacidhe me vete . Ne filluam të kërkonim punë , ç’farë dolloj pune , dhe ne fakt gjetëm punë si pjatalarës në një restorant , atje punuam rreth 3 javë dhe mblodhëm ca para dhe me pas na lindi idea për të vizituar Spanjën , por parat se të nisesha telefonova prindërit duke I thënë se gjeta një punë të mirë që I përshtatet degës që unë studioja , por fatkeqësitë nuk kishin fund . Duke ecur nëpër rrugët e Madridit disa policë na ndalin dhe filluan të na bërtisnin pa e kuptuar pse , dhe ne duke I thënë që jemi turistë nga Polonia , kur në mënyrë të papritur filluan të ushtronin dhunë ndaj nesh dhe na kërkuan që të largoheshim prej këtej , ne u friksuam shumë dhe u larguam . Une e quaj veten time me fatsepse gjeta punë përsëri si pjatalarës ndëersa shokët e mi u përshëndetën me mua dhe u larguan nga Spanja ne drejtim për ne shtëpi , që nga ajo ditë unë humba kontakte me ç’do person që njihja . U bë gati një muaj e gjysëm që jam larguar nga shtëpia bëra bagazhet gati dhe morra rrugëtimin për në Poloni , por parat që kasha mbledhur nuk ishin të mjaftueshme dhe përfundova ne Kroaci me shpresën që dikush do të vijë të më marri . “
Adami na ndihmoi shumë me përkthim gjatë ndalesave që bënim dhe ishte gjithom I habitur nga shakatë që bënim , për të dukej interesante se si silleshim dhe argëtoheshim në autobus . Gjatë rrugës Adami po më shpjegonte se si është jeta në Poloni dhe po më tregonte për disa vende të bukra që ai njihte në Krakow , filluam të bënim plane se ç’farë do të bënim sonte , ishte pak si vonë por unë doja të dilja . Mbëritëm në hotelin ku ne dotë akomodoheshim , ishim duke pritur jashtë për të marrë çelësin e dhomës , ndërsa Adami merr në telefon dikë dhe sapo e mbyll telefonin fillon të sillet çuditshëm ç’do gjë që bënte e kryente me nxitim . Të gjithë po e shihnin me habi dhe unë po e pyesja , ç’farë po bën ? Unë thjeshtë po nxitoj me përgjigjet ai . Po I thoja që të më presi sapo të bëj një dush , do zbres poshtë që të shohim qytetin , ok më thotë , por mbas 1 ore zbres poshtë dhe nuk e gjej më ,gjithësesi kudo që të ndodhet uroj që të jetë mirë nuk I uroj fat sepse ai është një lucky boy .
Monday, July 14, 2014
Tashmë shfaqet klipi i këngës të shumë pritur !
Glaugus
Furtuna djali i kompozitorit të mirënjohur
Alban Furtuna në bashkëpunim me këngëtarin Mc Mario shfaqin për të gjithë që dashurojnë
muzikën, hitin veror të qujatur “Summer Love” .
Klipi është
realizuar nga shtëpia diskografike MuzikAl duke qënëse Alban Furtuna ka vite që
bashkëpunon me këtë kompani .
Glaugus një djalë 18 vjecar vlerësohet si një talent i muzikës shqiptare duke pasur mbështetje nga i ati i tij i cili ka nxjerr në
tregun muzikor, këngë të cilat sot kanë mbetur hite dhe gjithashtu ka ndihmuar
këngëtarë që sot kanë arritur suksesin .
Pas
suksesit me këngën “mos më gjuj” këngë e cila ka arritur rreth 1 milion klikime
në Youtube , Mario bën bashkpunimin e tij të parë me
Glaugusin duke e cilësuar si një Justin Timberlake shqiptar .
Glaugus Furtuna ft Mario - Summer Love
Saturday, June 28, 2014
Kualifikohet Brazili me vështirësi
Brazili
kualifikohet më tej për në çerekfinale dhe është në pritje për të mësuar se
kush do të jetë kundërshtari i radhës , takim ky i cili do te zhvillohet ne
oren 22:00 midis Kolumbisë dhe Uruguaj . Skuadra e Skolarit ka kaluar e para në avantazh me golin e mbrojtësit teëChelsit David Luiz, në minutën e 18' të
Tuesday, December 24, 2013
Festë dhe dhurata për fëmijët në nevojë
Me
rastin e festave te fundvitit , Qendra Rromani Baxt Albania
organizoi nje mini koncert kulturo-artistik ku gjatë programit janë recituar
vjersha, këngë dhe kercime moderne dhe tradicionale rome nga fëmijët e kësaj qendre.
Po e veçanta e kësaj feste ishte se midis fëmijëve të zonës
Allias – Kinostudio , kanë qënë prezent dhe fëmijët e Qendres Sociale të
Emergjencave në repartin ushtarak në Tufine, të cilët prej dy muajsh janë pranë
kësaj qendre, ku marrin edukim parashkollor, kujdesje psikologjike, lojra
argetuese dhe kreative .
Kjo
Organizatë është mbeshtetur për 12 muaj nga Terre Des Hommes ,RBA falenderoi Roma Education Fund, ARSIS dhe NSCN për edukimin e
femijëve rrom në përgjithësi si dhe veçanërisht për përkujdesjen e stabilizimin
psikosocial të femijeve të 37 familjeve të shpërngulur forcerisht nga banesate
tyre në Selite .
Tuesday, October 15, 2013
Fle në Varrin e të vëllait , të afërmit lajmerojnë policinë
Rreth
1 jave më parë në periferi të Tiranës , një 55 – vjeçar pas humbjes së 2 njerëzve
më të dashur në jetën e tij, të gruas dhe djalit tij një tjetër dhimbje e madhe
shtohet në familje , ndëron jetë i vëllai në moshën 63 vjeçare nga një sëmundje
e pashërueshme . Të afërmit e tij thanë
se ai ka qënë shumë i lidhur me vëllain e tij, mbas ceremonisë mortore të gjithë
kthehen në shtëpi, A.R. në mbrëmje zhduket nga shtëpia dhe të afërmit e tij
shqetësohen për të pasi kishin kaluar orë të tëra dhe ai nuk gjendej në asnjë
vend , më pas të afërmit e tij lajmeruan
policine dhe të nesërmen ai gjendet i shtrirë pranë varrit së vellait .
Monday, September 30, 2013
Aurela Reagon keq ndaj thashethemeve: Vjehrra më pranoi, mos na çani B*thën
Aurela Gaçe menjëherë pas dasmës është shqetësuar nga thashethemet që bëhen për moshën e saj më të madhe në raport me bashkëshortin. Në një reagim në rrjetin social “Facebook” Aurela shprehet indinjuar nga pyetjet dhe nga ngacmimet që i bëjnë vjehrrës së saj njerëzit. A do tapranonte vjehrra Aurelën, meqenëse ajo është disa vite më e madhe se Skerdi? Kjo ishte pyetja më e shpeshtë që njerëzit i kanë bërë mamasë së Skedrit. Ajo i ka thënë të gjitha ‘thashethemexhieve’ se vjehrra e ka pranuar pa problem.
“Më në fund më pranoi vjehrra për nuse... Hahaha. Ky mesazh është për ato mendjeshkurtrat, ciniket, llafazanet që më ngacmojnë vjehrrën, mua, edhe nuk lënë parukeri pa shkuar e pa u marrë me llafe. Kanë merak njerëzit se unë na qenkërkam pak si më e madhe se Skerdi dhe pyesin njerëzit e mi të afërm, a është Aurela më e madhe? Sa më e madhe se Skerdi? A e pranon dot vjehrra këtë fakt? Uaaaaa hahaahhahaha çfarë varfërie që i mbyt këto njerëz në shpirt. Hajde se përgjigjen ja u jap unë, më saktë se kaq nuk ka. Unë jam 2 vjet më e madhe se Skerdi, po merak do të më ngelet gjithë jetën, pse nuk është nja 10 vjet më i vogël. Ta merrja e ta rrisja vetë hahahaha. Madje prandaj edhe u martuam, se më në fund mami i Skerdit më në fund më pranoi si nuse hahahahaha. Oh po tani do t’ia u them si nga Vlora juve që jeni shqetësuar për vitet e mija e të Skerdit. Hajt mos na e çani menderen me këto idiotësira e me këto budallallëqe të shekullit të kaluar. Merruni me jetën tuaj e mundohuni të gjeni ndonjë gjë me vlerë në jetën tuaj, se vetëm ashtu do të mund ta shijoni. Ndryshe do thinjeni duke menduar a më pranon vjehrra mua apo jo. O pikaaaa pikaaaa. Sa varfëri shpirtërore e mendore. Meqë jeni të shqetësuar për moshën time, ja u tregoj se e kam vithen më të ngritur se ju që pini kafe e cigare gjithë ditën e shqetësoheni për jetën e të tjerëve. Sa njerëz të vegjël. Kam kohë që i dëgjoj këto idiotësira, dhe kam qeshur, e i kam lënë të shkojnë. Por kur teprohet, me duhet t'ua u përplas në fytyrë që mbase mendohen e shohin veten në pasqyre. Për te mirën e tyre e kam, që të bëjnë ndonjë gjë më të mirë me jetën e tyre”, - përfundon komenti që kishte bërë Aurela ditën të shtunë.
Menjëherë pas këtij mesazhi reagimet kanë qenë të shumta dhe në disa raste negative. Kjo gjë e ka shqetësuar Aurelën, e cila ka shpërndarë një status tjetër ku jep shpjegimet për reagimin e saj të ashpër për njerëzit që flasin keq për të.
“Bobo-bobo, një fjale thashë unë, dhe u bë nami.. O njerëz, unë jam njeri me gjak e me vena...Vendoseni një here veten në vendin tim e ta shikojmë si do te ndiheni kur dikush ju cënon, ju prish nervat me budallallëqe, ju dhe atyre e ju rrethojnë...hajde vendoseni një here veten në këtë pozicion...sado të mundohesh të qeshësh e të mbyllesh veshët, ata njerëzit e ligj ta bëjnë përpara syve.... shumë nga ju thatë se unë jam Vip e s'duhet të flas ashtu...unë nuk jam VIP e as RRIP. Jam një vajze e besoi tek talenti që Zoti i fali, dhe punova shumë shumë shumë që të arrij deri tek ju. Ka nga ata e më duan, e ka nga ata që s'duan as te më shohin fytyrën....normal....nuk ka asgjë absolute në këtë bote. Të mos më pëlqesh, është shija jote e mëse normale, edhe nuk kam shijet e mija. Por të më ngacmosh e të me fyesh, po hiç fare nuk duroj e nuk lejoj. Kjo është faqja e vetme nga komunikoj, dhe ashtu siç ju tregoj lumturitë e mija, ashtu ju tregoj edhe kur me ngacmojnë....ju prisni që unë të jem ajo vajza e bindur, që ndryshe mendon e ndryshe vepron? Prisni perfeksion? Unë as nuk jam perfekte e as nuk pretendoj të arrij perfeksionin. Fansat e mi të vërtetë e kuptojnë mënyrën e shakasë time, të batutës time,të momentit kur nxehem, kur qesh....o njerëz, jam njeri ashtu si edhe ju.....se kuptoj pse ju shetësoi kaq shume fakti pse u ktheva përgjigje dashakeqësve, të papunëve, këtu, në këtë faqe.....ku duhet ta bej sipas jush? Ju që më doni, ja u kthefsha vetëm me dashuri...për ju qe se pranoni dot mënyrën time të të shprehurit, më falni, se nuk ndryshoj dot. Më saktë, as nuk dua të ndryshoj....kështu më beri nena e babai, e i falënderoj që më bënë kokën.....fansat e vërtetë të duan në çdo moment, edhe kur ti nuk nxjerr një këngë jo shumë të bukur, jo në nivelin që ata presin....sepse askush s'mund të krijojë gjithmonë kënge të bukura....fansat e vërtetë të pranojnë siç je, se prandaj të duan, për atë që je. Ata që duan ndryshime të karakterit, presin kot...”, - përfundon mesazhi i Aurelës.
Subscribe to:
Posts (Atom)
5 Nëntori - Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Rome
Në vitin 2008, në Zagreb u mbajt një simpozium ndërkombëtar për standardizimin e gjuhës rome, ku u vendos që data 5 nëntor të njihej si di...
-
Në vitin 2008, në Zagreb u mbajt një simpozium ndërkombëtar për standardizimin e gjuhës rome, ku u vendos që data 5 nëntor të njihej si di...
-
Në mesin e Luftës së Ftohtë, në vitin 1971, udhëheqës Romë u mblodhën në Londër për të shpallur vetëvendosjen dhe unitetin ndërkombëtarë m...
-
Ndodh që midis miqve apo kolegëve mund të ketë xhelozi, por jo deri sa të arrij në dëmtimin e imazhit apo të krijojë konflikte familjare. ...



