Tuesday, January 14, 2020

Ilir Xhambazi : Muzika është në zemrën time !

Më lejoni t’ju prezantoj me një artist shqiptar, i cili njihet kudo në shqipëri për muzikën e tij që luan dhe për mjeshtrinë që ka ndaj instrumentit të klarinetës.
Ai quhet Ilir xhambazi, 48 vjec i datëlindjes 27 Mars 1971, ai është i martuar dhe ka 4 fëmijë (2 djem dhe 2 vajza), ka lindur në Tiranë dhe vazhdon të jetojë në Kryeqytet. Stërgjyshi i tij, Ali Aliu jetonte në Turqi, në qytetin e Stambollit, ai ishte një nga klarinetistët më të mirë në Turqi. Prindërit i thonin shpesh që i ngjante stërgjyshit, për shkak të pasionit dhe dashurisë që nxjerr nëpërmjet tingujve nga instrumenti i klarinetës.


“Gjatë kohës së luftrave, familja ime merrej me tregtimin e kuajve, dhe në kohën kur kemi mbërritur në Shqiperi, familja nuk ka lëvizur më jashtë territorit të shqipërisë, dhe për momentin u stabilizuan në Korcë. Më vonë nga vitet 50’, të parët e mi, erdhën në Tiranë dhe që në ato vite ndërtuan shtëpi dhe deri më sot ne qëndruam në Tirane, Kinostudio.”

“Unë kur kam qënë 10 vjec, në një fushë, ku kishte plot kallama, unë i merrja dhe me to i bëja pipza, dhe më dëgjonte gjyshi, ai ishte muzikant edhe pse e nderpreu. Pasi u bindën që unë kisha talent dhe po studioja fort, prindërit e mi vendosën që të më blinin një klarinet në qytetin e pogradecit me një cmim të asaj kohe 3 mijë lekë. Në moshën 12 vjec, jam regjistruar në shtëpinë e Pionjerit në Tiranë, aty kam studiuar 3 vjet, pas 3 vitesh kam konkuruar midis shumë klarinetistave, dhe unë u shpalla nga komisioni si më i miri. Më pas u hap një tjetër konkurs në Greqi dhe aty vajti një person tjetër në vendin tim, dhe ajo situatë më bëri të ndihesha keq.”

Iliri në moshën 12 vjecare kishte krijuar grupin e tij dhe nisën të studionin këngë tradicionale shqiptare, ku më shumë studionin këngë të vjetra. Në moshën 15 vjecare, vjen dasma e parë për të, qe e ftojnë për të luajtur muzikë. Më pas filloi shkollën e rezervave, por iu desh që ta nderpriste shkollen për shkak të angazhimeve të shumta që kishte me dasmat në atë periudhë, dhe në atë kohë nisën ta quanin “Liri vogël”.

“Në moshën 17-18 vjec, fillova të njihesha në të gjithë Shqipërinë si klarinetist, dhe kisha goxha angazhime lidhur me dasmat që zhvilloheshin në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Në këtë moshë unë jam martuar, dhe gruan e kam marr me dashuri dhe jo me shkuesi sic ndodhte në atë kohë, por edhe që ndodh dhe sot. Viti 90-91, Në moshën 19 më erdhi letra për ushtar, dhe në atë kohë unë isha bërë për herë të parë baba, ku erdhi në jetë djali im Armandi.

“Liri vogël” nuk e ka ndërprerë muzikën, dhe pas përfundimit të ushtrisë, e kontakton një profesor nga Franca Marcel Corthiade i cili krijoi grupin muzikor Romano Dives(Dita Rome). Pasi ishte krijuar i gjithë grupi, ata regjistruan albumin e tyre të parë në vitin 1994, dhe në atë kohë këngët Rome filluan të dëgjoheshin kudo. Duke qënë se ishin grupi i parë Rom muzikor në Shqipëri, ne Evropë shfaqën interes për t’i dëgjuar dhe filluan ftesat për të zhvilluar koncerte. Koncerti i parë ishte në Francë në vitin 1996, në Paris, në një sallë Opera.  Në këtë qytet, kanë qënë 8 herë si grup duke realizuar turne në salla të ndryshme për rreth Parisit. Gjatë kësaj kohe, si grup kanë udhëtuar duke realizuar koncerte në shumë shtete, si Ceki, Itali, Hungari, Gjermani, Greqi, Turqi dhe Maqedoni.
Nga viti 2000, ndërroi jetë një pjestar i grupit (Jonuz Duka), dhe më pas një tragjedi tjetër ndodhi ku këngëtarja Marjeta Jashari ose ndryshe sic I thërrisnin “Ciriklia” pësoi aksident me makinë dhe tek grupi ndikuan shumë këto humbje.

“Pas disa vitesh, sëbashku me këngëtarin Astrit Qerimi, kemi bashkpunuar me grupe të ndryshëm shqiptare dhe me artistë të njohur sic janë Eli Fara, Aurel Thëllimi, etj.  Duke realizuar videklipe dhe duke marr pjesë në festivale dhe koncerte madhore që zhvilloheshin në Shqipëri. Unë personalisht, nuk i jam ndarë dasmave, duke qënë se gjatë përiudhës Qershor – Dhjetor është sezoni ku ka më shumë evente dhe padyshim kam patur shumë ftesa.”
Ëndrra e Ilirit është  që  të ringjallet përsëri  grupi muzikor folklorik – tradicional Rom, me djem dhe vajza të talentuar të cilët e duan muzikën dhe punojnë fort për të arritur sukses. Qëllimi kryesor është që të krijohet grupi dhe të kenë po të njëjtin sukses sic kanë patur me grupin “Romano Dives” duke patur sa më shumë koncerte mbarë Evropën.
“Unë kam punuar në shumë studio muzikore, në rastet më të shumta kam luajtur muzikë Tradicionale Shqiptare por nuk mbetet pas dhe ajo Rrome. E kuptoj trendin e ri që ka filluar duke miksuar këngët e vjetra shqiptare duke i adaptuar në muzikë house, por kjo nuk është në shijet e mia, pasi unë preferoj këngën ashtu sic është origjinale.Unë personalisht, kam krijuar rreth 30 këngë, ku vetëm një pjesë e tyre janë të regjistruar në studio muzikore, ndërsa pjesën tjetër i luaj me grupin në dasma.”
“Përsa i përket idhullit tim, unë e kam thënë dhe herë të tjera, për mua klarinetisti Hekuran Xhambazi është më i miri për aq kohë sa unë kam dëgjuar muzikë në Shqipëri por dhe në Ballkan. Për të patur dikë në nivelin e Hekuranit, të paktën duhen rreth 500 vite, unë nuk besoj se mund të kemi dike tjetër si Hekuran Xhambazi. Mënyra se si ai luan muzikë me klarinetë është tepër e vecantë dhe stili i tij në tinguj është unik, ndaj e them që do të duhej gjysëm mijëvjecari që të kemi dikë tjetër po aq i zoti si Hekuran Xhambazi.”
“Kënga që parapëlqej më shumë ta luaj në cdo event është kënga e “Balosh Balit” dhe Cifteteli, ndërsa nga këngët Rome më pëlqen më shumë kënga “Naxhia” dhe himni “Gelem Gelem”. “
“Unë kam një mesazh për të gjithë të rinjtë të cilët janë vertetë të talentuar dhe kanë besim në vetvete që mund të arrijnë nivele të larta në fushën e muzikës. Kritika që unë kam ndaj tyre është që të mos shohin vetëm pjesën e muzikës ballkanase por t’i kushtojnë rëndësi muzikës tradicionale shqiptare që mos të humbasë dhe e njëjta gjë dhe për muzikën tradicionale Rome, por të rinjtë duhet të hedhin sytë nga muzika tradicionale shqiptare, ajo është vlerë tepër e rëndësishme për ne.”  

Monday, December 9, 2019

Projekti “NO-MADS- Think green” vjen në Shqipëri !



Në datat 7-14 Tetor 2019, Projekti “NO-MADS- Think green” ka mikpritur në Shqipëri, pjesëmarrës nga 7 vende të ndryshme të Evropës( Belgjikë, Greqi, Poloni, Letoni, Sebi, Kosovë, Shqipëri) të cilët ishin punonjës, te rinj aktivist dhe përfaqësues  organizatash.

Koncepti “No-Mad” i referohet njerëzve që lëvizin nga njëri vend në tjetrin, atyre njerëzve me shpirt të lirë jo-konformist, udhëtarëve që duan të njohin, prekin dhe të ndikojnë kultura dhe mjedise të tjera jashtë botës së tyre. “Think green” i referohet mendimit dhe qëndrimit mbrojtës ndaj mjedisit.


“NO-MADS- Think green” është organizuar nga  JOETZ VZW dhe PVN( Projekte Vullnetare Ndërkombëtare) si dhe mbështetur nga Erasmus plus ku ka si qëllim kryesor shkëmbimin e njohurive, eksperiencave mes pjesmarrësve dhe shpërndarjen e praktikave pozitive të organizatave që u vizituan, duke reduktuar perdorimin e mbetjeve vetjake, duke shkembyer ide, njohuri dhe eksperienca. Nëpërmjet këtyre aktiviteteve, ata kontribuojnë drejt një shoqërie me më pak ndotje mjedisore.

Gjatë projektit u zhvilluan workshope rreth ndotjes së ajrit, ujit, përdorimit të plastikës, gjurmët ekologjike dhe menaxhimit të mbetjeve si edhe u kryen vizita studimore në institucione private, publike në tri qytete të shqipërisë; Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Gjatë këtyre vizitave pjesëmarresit u njohën nga afër me organizatat lokale që kanë dhënë dhe japin një kontribut pozitiv në mbrojtjen e mjedisit nëpërmjet iniciativave dhe aktiviteteve të tyre. Nëpermjet prezantimeve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit morrën informacion mbi gjendjen mjedisore të qyteteve që vizituan dhe ndikimin që ka lënë puna e organizatave në komunitet.

Keyboard News











Monday, October 28, 2019

Bogota do të ketë në krye një vajzë të komunitetit LGBT (shqip - romisht)


Kryeqyteti i Kolumbisë, do të drejtohet për hërë të parë nga një femër, e cila është pjesë e komunitetit të LGBT-së. Politikania homoseksuale është një ish gazetare. Ajo u shfaq entuziaste para qytetarëve, ndërsa puthte dhe përqafonte partneren e saj, ndërsa tha se do të ndryshonte historinë.

Sherudiz Kolumbiaki, ka ovel direktimi to jekhto fora katar jekh dzuvel, kaj isi kotor to komuniteti LGBT. Politikania homokseksualka isine zhornalistka. Oj isine loshali anglal to dizutne, em dellas angali em chumidellas pe rakla, em phendas kaj ka vaverinel i historia.

Thursday, October 24, 2019

PALMER VAZDEL PO SESI ALBANIA-KE HEM MACEDOANIA-KE OPRE-SUNDALESKI

Ti Komisia Avrall to Senati Amerikano, sekretari e themesko to Ballkani tele-khamesko Methju Palmer phenda xoli kaj na reslilo katar liderja e Ekhutne Evropiake to jekh akordi to phirajpe vakeripeske to dzenipe e Albaniake hem Macedonia Opre-sundaleski. Katar Sesi Amerikjako, Raj Palmer phenda kaj akija decizia bichavel sinjali to vavera udara, se EKHE phanda pe udara, telarel o phakivipe e Ekhutne Evropiako em kerel jekh nanajipe phiripesko kaj Rusia, Kina em faktorja vavera isi to than kaj te pheren les. Palmer-eske, kauzi e Albaniako em Macedonia Opre-sundaleski shaj te kerel problemja em ti prespektiva e vakeripesko mashkar Prishtina hem Beograd.

KEYBOARD NEWS
JOURNALISTI/O.SHERIFI 

Saturday, August 24, 2019

Historia mes treshes Lopez – Wanda Nara – Icardi


Maxi Lopez ishte martuar me modelen argjentinase Wanda Nara nga viti 2008 deri në 2013. cifti ka tre djem, Valentino Gastón (lindur më 25 janar 2009), Kostandinos (lindur më 19 dhjetor 2010) dhe Benedicto (lindur më 20 shkurt 2012). Wanda Nara dhe Lopez u ndanë pasi krijoi lidhje me ish-shokun e skuadrës së Maxi Lopez në Sampdoria, Mauro Icardi, tani qe luan me skuadren e  Inter-it. Ajo dhe Lopez filluan procedurat e divorcit në Dhjetor 2013. Më pas Nara dhe Icardi u martuan më 27 maj 2014. Gjatë ndeshjes së Serisë A në Prill 2014 midis Sampdoria dhe Interit, Lopez dukshëm refuzoi të shtrëngonte dorën Icardi-t, duke e çuar shtypin për të dubluar lojën Wanda Derby.





Wednesday, August 14, 2019

Erdhi Uji !


Erdhi Uji !!!

Ujë Selitë !

-        Wee, erdhi uji, shpejt – shpejt merri bidonat dhe katër qindlekshin dhe shko mbush ujë!

Në vitin 2019 ende vuajmë për ujin e pijshëm. Qytetarët e kanë gjetur zgjidhjen për ujin e pijshëm, ata freskohen duke konsumuar ujë i cili vjen nga Mali i dajtit apo uji Selita. Në çdo lagje të Tiranës, dëgjon hitin e verës apo të dimrit “Erdhi Uji” ! kjo thirrje të shoqëron në orare të caktuara, në orët e para të mëngjesit (rreth orës 09:00), në drekë nga ora 15:00 dhe në darke në orën 21:00. Sipas qytetarëve thuhet se autoboti me ngjyrë të kuqe është uji më i mirë, edhe pse këtyre autobotëve nuk është se kanë kryer analiza nëse uji është i pijshëm apo jo. Por nevoja e qytetarëve për ujë më kosto të ulët është disi joshëse në këto temperatura tepër të nxehta, uji si nevojë jetike është shumë i domosdoshëm, pasi ai nga çesma e shtëpisë nuk pihet.

Para disa ditësh, në lagjen time, në orët e vona në darkë, shumë qytetarë me bidona nëpër duar ishin duke pritur që autoboti me ujë të vinte në destinacion. Por ishte diçka tepër e rrallë të shihje të gjithë banorët e lagjes me bidona nëpër duar duke pritur me padurim të vinte zotëria me ujin e “bekuar”. Por në atë zonë që isha dhe unë bashkë me disa komshinj, pritëm për rreth 1 ore, ndërkohë autoboti u shkarkua në një lagje më sipër. Mua më është dukur si në mesjetë ku vuan për buke dhe për ujë.  Pranë meje ishte dhe një vajzë e huaj e cila studion antropologji ku mbeti e habitur që në vitin 2019 në Shqipëri ende vuajmë për ujë, gjë që është tepër jetik.

Ne qytetarët shqiptarë jemi në mëshirën e Zotit, ai kujdeset për ne si në Dimër dhe në Verë.  BE-në mund ta shohim me dylbi, të paktën investitorët e huaj të sjellin më shumë makina autobotë se ujë kemi vetë. 

OS

Monday, May 27, 2019

Fjalimi i parë nga deputeti Ervis Meço


Sot në parlamentin shqiptar ka mbajtur fjalim deputeti më i ri z. Ervis Meço. Ky i fundit bënte pjesë në Partinë për Europianizimin dhe Integrimin e Shqiperisë dhe nga djegja e mandateve nga Opozita, ai tashmë bën pjesë në Parlamentin Shqiptar. Deputeti Meço është shprehur që si përfaqesues i shtresave te margjinalizuara ai kërkon me këmbëngulje, të hartohen në të gjitha komisionet e ligjeve ku të rishikohen të gjitha çështjet që kanë në fokus komunitetet Rome dhe Egjiptjane në fushat kryesore si: Arsim, strehim, punësim, shëndetësi etj. Madje i bën thirrje Institucioneve të larta dhe organizatave ndërkombetare që që këto dy komunitete të margjinalizuara të kenë kuota përfaqësimi në parlament, shembull i ndjekur ky në Kosovë, Maqedoni, etj.

Më poshtë keni të gjithë fjalimin e plotë të z. Ervis Meço :

I nderuar kryetar, të nderuar deputete, të dashur qytetar...
Sot ndjehem tepër i lumtur sepse mbas një kalvari historik tə gjatë vuajtjesh në plotë 107 vite të parlamentarizmit shqiptar më në fund në këtë tempull demokracie i përbërë nga 140 karrige, djegia e mandateve të Opozitës bëri që une të gjejë mundësinë e një karrigeje dinjiteti, ku dhe ulem sot me një përgjegjësi dhe krenari të madhe, vetëm e vetëm për të ngritur zërin e një kauze reale, fisnike-katërciprisht e drejtë e cila mbart mbi supe shuplakën e ashpër historike të diskriminimit racor ndaj komunitetit më paqedashës që kanë njohur trojet shqiptare, padyshim ajo ka qenë dhe ngelet popullata egjiptiane.
Zëri i tyre i munguar për shekuj, në këtë foltore lirie, sot do të hyjë në historinë e kombit shqiptar si shprehja dhe demonstrimi më i madh i lirisë dhe të drejtës së lobimit për ekzistencën e tyre të mohuar.
Të nderuar kolegë deputet më lejoni t'iu rikujtoj se:
Mahmada Gandi, Nelson Mandela dhe Martin Luterking, këta tre korifej të të drejtave të njeriut duke luftuar me ndershmërinë e kristalte, bujari absolute, paqe dhe dashuri të një dimensioni apostolik e ndihmuan globin të kurrohet nga patologjia me e madhe që ka njohur dhe prodhuar ndonjëherë njerëzimi...Sindroma e Racizmit.
Ata erdhën si nje agim i gëzueshëm për t'i dhënë fund natës së gjatë të rrobërisë së tyre.
I frymëzuar katërciprisht nga ky trinom demokracie...
Natyrshëm me lind pyetja...?
Po në realitetin shqiptar në 107 vite parlamentarizen...
Përse nuk i është dhênë e drejta komunitetit egjiptian dhe atij rom të jenë pjesë integrale e të drejtave të tyre në të gjithë zhvillimin e vendit, përse tereni dhe elita shqiptare është tepër e kapsuluar në lidhje me ta?
Kjo pyetje ende ska një pergjigje.!?
107 vite më vonë, jeta e një egjiptiani dhe e një romi është dëshpërimisht e gjymtuar nga prangat e segregacionit dhe vargojtë e diskriminimit.
Ende sot, këto dy shtresa të margjinalizuara diskriminohen dy here: 1. për shkak të ngjyrës dhe 2. për shkak të varferisë së tejskajshme.
Mungesa e një përfaqësie parlamentare i bënë ata të enden në ishullin e përjashtimit, ku vetmia bëhet imune në mes të një oqeani të prosperitetit Pseudo-Demokratik.
Ende sot heshtja e një egjiptiani dhe e një romi është duke lënguar në qoshe të shoqërisë shqiptare duke e gjetur veten si gjethet e rëna të një rrapi antik në tokën e mëkateve të mëdha.
Reforma integruese ndaj shtresave në nevojë më ka bërë sot të marrë të gjithë përgjegjësinë për ta pranuar këtë mandat si një e drejtë e mohuar deokracie për ta nxjerrë në pah dramën e diskriminimit të tyre.
Kolegë deputet...BE-ja pret të çeli negociadat në sajë të realizimit të 5 detyrave të shtepisë që duhet të përmbushi ky parlament;
Një nga këto kritere është edhe integrimi i komunitetit egjiptian dhe atij rom të Shqiperisë.
Si përfaqesues i shtresave te margjinalizuara kërkoj me këmbëngulje, gadishmërinë e një vullneti gjithpërfshirës për një rivlerësim total ndaj projekt-vendimimeve që do të hartohen në të gjitha komisionet e ligjeve ku të rishikojmë sëbashku me rigorozitet të plotë të gjitha çështjet që kanë në fokus këto 2 komunitete në fushat kryesore si:
Arsim, strehim, punësim, shëndetësi etj.
Në emër të komunitetit egjiptian dhe atij rom te Shqipërisë i bëj thirrje aleatit më të madh të kombit shqiptar, të dêrguarës së departanentit të shtetit amerikan, zv.Ambasadores znj.Lejla, të dërguarit të BE-së, Ambasadorit z.Soreka, OSBE-odirit, të gjitha trupave diplomatike që ndodhen në Shqipëri, Presidentit të Republikës z.Meta, qeverisë shqiptare e kryesuar nga z.Rama, Kryetarit të Kuvendit, z.Ruçi, liderit të Opozites z.Basha që këto dy komunitete të margjinalizuara të kenë kuota përfaqësimi në parlament, shembull i ndjekur ky...në Kosovë, Maqedoni, etj.
Zëri i tyre në parlament është padyshim, përmbushja e vetme dhe reale e integrimit të tyre.

Keyboard News : OSh


5 Nëntori - Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Rome

  Në vitin 2008, në Zagreb u mbajt një simpozium ndërkombëtar për standardizimin e gjuhës rome, ku u vendos që data 5 nëntor të njihej si di...